Gazeta Shqiptare

Atentati në Shkodër, fisi Bajri: S'kemi gisht në plagosjen e Ilmir Hajdarit

Katër të shoqëruari­t: Jemi sqaruar me Hajdarin dhe e kemi mbyllur konfliktin me të "Ishim në një festë në Velipojë kur ka ndodhur ngjarja"

-

Një ditë pas plagosjes në atentat të 42vjeçarit Ilmir Hajdari, i njohur ndryshe si "Mir Vetulla", policia e Shkodrës ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje 10 persona, mes të cilëve dhe pjesëtarë të fisit Bajri. Kjo për faktin se Hajdari ka qenë i akuzuar për ekzekutimi­n e Indrit Bajrit në vitin 2001. Një nga pistat e hetimit për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal pranë sheshit "Isa Boletini", ku 42vjeçari u qëllua me 8 plumba pistolete është edhe e shkuara e tij. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se personat e shoqëruar nga fisi Bajri kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me plagosjen e Ilmir Hajdarit. "Kemi qenë në një festë në Velipojë dhe nuk dimë asgjë se çfarë ka ndodhur", janë shprehur ata. Gjithashtu, blutë e Shkodrës kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje edhe dëshmitarë në vendngjarj­e, të cilët kanë pohuar se i plagosuri po qëndronte në tavolinat e vendosura jashtë lokalit. "Në momentin kur në tavolinat e tjera nuk kishte njeri, një person i maskuar është afruar në këmbë dhe ka qëlluar në drejtim të tij plot 8 herë. Pas plagosjes, autori largua me shpejtësi me një makinë, të cilës nuk arritëm që t'i identifiko­jnë targën", thanë dëshmitarë­t okularë.

Pavarësish­t dëshmive të dhëna, policia dhe prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar intensivis­ht në disa pista për zbardhjen dhe dokumentim­in e atentatit të ndodhur në qendër të këtij qyteti. Dyshohet se atentati mund të ketë marrë shkas nga ngjarje të mëparshme kriminale, ku pohohet të jetë përfshirë Ilimir Hajdari, por edhe nga ndonjë konflikt i kohëve të fundit, pasi 42- vjeçari njihet në Shkodër ( sipas policisë) si person problemati­k.

Pas plagosjes së Ilmir Hajdarit, policia e Shkodrës ka shkuar fillimisht në banesat e pjesëtarëv­e të fisit Bajri lagjen "Dobraç", duke qenë se një prej pistave të hetimit është dhe e shkuara e Hajdarit. Mësohet se 4 personat që ka kërkuar policia nuk kanë qenë në shtëpi, pasi ishin nisur drejt Velipojës për një festë. Ata janë kthyer nga Velipoja, pasi kanë mësuar se në banesën e tyre ndodhej policia, ndërsa janë shoqëruar në komisariat­in e Shkodrës për t'u marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e 42- vjeçarit. 4 të shoqëruari­t kanë deklaruar se nuk janë ata autorët e ngjarjes ku mbeti i plagosur rëndë Ilmir Hajdari. "Ne ishim në një festë në Velipojë dhe nuk kishim asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në lagjen ' Perash'. Kur na njoftuan se po na kërkonte policia në shtëpi, u kthyem menjëherë. Ne jemi sqaruar vite më parë me Ilmir Hajdarin dhe kemi mbyllur konfliktin me të", thanë 4 pjesëtarët e fisit Bajri.

VRASJA NË VITIN 2001

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari është akuzuar për vrasjen e Indrit Bajrit në bashkëpuni­m me Xhabir Shegën dhe Kujtim Barbullush­in. Hajdari është arrestuar një vit pas vrasjes së Bajrit, por është liruar duke përfituar nga një amnisti e presidenti­t të atëhershëm, Alfred Moisiu. Ai është larguar drejt Italisë, por është shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi dosja është rihapur. Në vitin 2009, pasi është ekstraduar nga Italia, gjykatat shqiptare fillimisht e kanë dënuar me 16 vite burg. Pas 3- 4 vitesh është liruar për shkak të mungesës së provave. Në sallën e gjyqit, Ilmir Hajdari ka deklaruar se nuk është ai autori i vrasjes të Indrit Bajrit. Pas daljes nga burgu, sipas burimeve, Ilmir Hajdari ka mbyllur konfliktin me fisin Bajri.

 ??  ?? I plagosuri, Ilmir Hajdari
I plagosuri, Ilmir Hajdari
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania