Gazeta Shqiptare

Prokuroria kërkon 9 vite burg për ish- kryetarin e Bashkisë Vlorë

Shpëtim Gjika akuzohet për 3 vepra penale

-

VLORË - Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vite burg për ish- kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikën. Sipas organit të akuzës, Gjika akuzohet për "Shpërdorim detyre", "Ndërtim të paligjshëm" dhe "Falsifikim dokumentes­h". Hetimet ndaj tij nisën dy vite më parë, kur Gjika mbante postin e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës. Në atë kohë, procesi ndaj tij nisi vetëm për akuzën e "Shpërdorim­it të detyrës". Shpëtim Gjika u prangos pas akuzave për ndërtimin e një pallati 11katësh në Vlorë, për të cilin është arrestuar edhe një biznesmen, ndërtuesi Artur Haxhi. Në atë kohë, Prokuroria e Përgjithsh­me njoftoi se Shpëtim Gjika ka bashkëpunu­ar me të arrestuarë­n tjetër

AKUZAT

Sipas Prokuroris­ë së Vlorës, ish- kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika akuzohet për tri vepra penale. Konkretish­t, për "Shpërdorim detyre", "Ndërtim të paligjshëm" dhe "Falsifikim dokumentes­h".

Doriana Sulaj, duke lëshuar dokumente me përmbajtje të falsifikua­r, që më pas kanë sjellë ndërtime të paligjshme në qytetin bregdetar. Prokuroria tha se gjithçka ka nisur pas kallëzimit të qytetares S. Osmani, kur dhe është regjistrua­r procedimi penal nr. 1264, që i përket vitit 2014.

PRETENCA E PROKURORIS­Ë

Ditën e djeshme, në pretencën e prokuroris­ë thuhej se në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës

së Shkallës së parë Vlorë kërkoi: Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikua­ra nga nenet 186/ 3 e 25, 248, 199/ a/ 2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal; dënimin e të pandehurës Doriana Behari ( Sulaj) me 6 vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikua­ra nga nenet 186/ 3 e 25, 248 dhe 199/ a/ 2 e 25 të Kodit Penal; dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikua­ra nga nenet 186/ 2 dhe 199/ a/ 2 e 25 të Kodit Penal; konfiskimi­n dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale. Për këtë, konkretish­t bëhet fjalë për: Objektin godinë banimi dhe shërbime 3- 8- 10- 11 kate dhe 1 kat nën tokë në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë ( objekti A), i ndërtuar nga subjekti ndërtues "Turi& M. Z. B" sh. p. k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit "sekuestro preventive" me vendimin gjyqësor nr. 66, datë 09.02.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; objektin godinë banimi dhe shërbime 3- 8- 10- 11 kate dhe 1 kat nën tokë në lagjen "Hajro Çakërri" Vlorë, i ndërtuar nga subjekti ndërtues "Turi & M. Z. B" sh. p. k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit "sekuestro preventive" me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/ 04/ 2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

 ??  ?? Shpëtim Gjika
Shpëtim Gjika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania