Gazeta Shqiptare

Rigjallëro­het ndërtimi, jepen 101 leje banimi për ndërtesa të reja

Në janar- mars 2017 janë miratuar 91.864 m2 sipërfaqe në 3 muaj Aplikimi online, ja procedura dhe dokumentet

-

Zbatuesit që s'mund ta realizojnë projektin për ndërtimin e një objekti brenda afateve të parashikua­ra në lejen e ndërtimit, duhet të marrin leje për shtyrjen e lejes së ndërtimit. Afati për miratimin e kërkesës është 30 ditë dhe duhen dorëzuar një sërë dokumentes­h. Vendimmarr­ja lidhur me aplikimet për leje për shtyrje afati të lejes së ndërtimit miratohet nga autoriteti përgjegjës i zhvillimit të territorit i njësisë së qeverisjes vendore. Me shërbimin me një ndalesë dhe procedura të thjeshtuar­a, transparen­te dhe të shpejta, reduktohen barrierat administra­tive dhe përmirësoh­en praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.

DOKUMENTET

Kërkesa për shtyrjen e afatit, e cila parashtron arsyet për të cilat nuk ka qenë i mundur përfundimi i punimeve brenda afatit; Kalendari i ri i punimeve; Vërtetimi i pagesës së gjobës për shkeljen e afatit.

LEJET SIPAS QARQEVE

Qarqet me numrin më të lartë të ndërtimeve të reja

në tremujorin e parë ishin Tirana dhe Vlora. Për tremujorin e parë të këtij viti, vlera e përafërt e ndërtimeve për të cilat është miratuar leje është afro 10 miliardë lekë, nga 2.7 miliardë lekë që kishte qenë në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Numri i lejeve të ndërtimit të dhënë në të gjithë vendin është 101 në tremujorin e parë të vitit, me një rënie vjetore 4.7%, por në kryeqytet numri ka shënuar një rritje vjetore 138%. Sipas të dhënave nga INSTAT- i, në janar- mars në Tiranë janë dhënë gjithsej 43 leje ndërtimi, nga 18 leje vitin e kaluar. Gjithashtu, lejet për të ndërtuar në kryeqytet ishin edhe më të larta se në tremujorin e fundit të 2016- ës, ku u dhanë 41 të tilla. Nga janari i 2016- ës deri në fund të marsit 2017 u dhanë 149 leje në kryeqytet. Numri i lejeve të dhëna sinjalizon se sektori i ndërtimit do të vijojë rritjen edhe këtë vit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania