Gazeta Shqiptare

Durrës, djali vret me çifte nënën dhe babain

29- vjeçari erdhi nga Italia 24 orë para ngjarjes. Policia: Ishte në gjendje të dehur, vuan nga depresioni Leo Nika i qëlloi në derë të shtëpisë, u kap 100 m më larg me armë në dorë

- Klodiana Haxhiaj

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur banorët e Durrësit. Leo Nika, baba i një vajze të mitur ka vrarë me çifte nënën dhe babain e tij. Ngjarja e rëndë ku humbën jetën mizorisht Junie e Ali Nika, përkatësis­ht 66 dhe 70 vjeç ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Xhafzotaj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ka qenë ora 07: 55 kur janë sinjalizua­r për vrasjen e dyfishtë në banesën e kësaj familjeje me origjinë nga Dibra. Sipas bluve, dyshohet që krimi të ketë marrë shkas pas një debati mes dy viktimave dhe djalit të tyre, i cili ka qenë në gjendje të dehur. Menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka bërë të mundur identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit të krimit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes deklaruan se i riu Leo Nika, emigrant në Itali prej katër vitesh, vuante nga probleme mendore ( në banesë i janë gjetur medikament­e antidepres­ive). Mësohet se 29vjeçari ishte kthyer nga Ita- lia në vendlindje 24 orë para ngjarjes. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, autori i vrasjes së dyfishtë nuk ka dhënë sqarime. Sipas bluve, ai ndodhet në gjendje shoku.

VRASJA E DYFISHTË

Telefonata e bërë nga një banor i zonës së Xhafzotaj për një krim të dyfishtë në familje ka alarmuar blutë e qytetit bregdetar, të cilët u nisën për në vendngjarj­e. Sapo policët janë futur në rrugicën ku ndodhi vrasja e bashkëshor­tëve Nika ( rreth 100 m larg banesës së tyre) kanë parë një të ri që mbante një çifte në dorë. "Personi që pamë në rrugë ishte i armatosur dhe agresiv. E urdhëruam që të hidhte armën në tokë e të dorëzohej, por ai nuk e lëshonte çiften. Më pas mundën të neutralizo­nim të riun, i cili u bë edhe më shumë agre- siv, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. E pyetëm se ku e kishte shtëpinë dhe ai na e tregoi. E pyetëm gjithashtu për emrin e tij, të nënës e të bababit. Nuk e mbante mend emrin e nënës, ndonëse ngulmuam disa herë. E pyetëm çfarë ke bërë, por tha se nuk dinte asgjë. Gjatë kontrollit të armës, të cilën e sekuestrua­m, konstatuam se kishte një plumb në gojë", thanë burimet nga policia e Durrësit. Po të njëjtat burime sqaruan se kur shkuan në banesën e familjes Nika janë tronditur, pasi në oborr ( afër derës së shtëpisë) gjetën të mbuluar në gjak trupat e pajetë të dy të moshuarve Junie e Ali Nika. Sipas hetuesve të çështjes, nuk dihet se cilin nga viktimat ka qëlluar të parin Leo Nika. Këta të fundit sqaruan se "dy të vrarët ishin disa metra larg njëri- tjetrit. Mesa duket, kur 29- vjeçari ka qëlluar me çifte të parin, tjetri ose tjetra ka tentuar që të largohet dhe të mbrohet, por fatkeqësis­ht nuk ka mundur të shpëtojë". Gjithashtu, policia pohoi se çifti Nika kishte pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem, ndërkohë që katër prej tyre jetojnë jashtë vendit. Ndërsa, Leo Nika shkonte herë pas here në Itali dhe kthehej tek banesa e prindërve ku jetonte bashkëshor­tja dhe vajza e tij e mitur. Ndërkaq, banorë të fshatit Xhafzotaj u shprehën se Junie e Ali Nika ish- Sapo policët janë futur në rrugicën ku ndodhi vrasja e bashkëshor­tëve Nika ( rreth 100 m larg banesës së tyre) kanë parë një të ri që mbante një çifte në dorë. "Personi që pamë në rrugë ishte i armatosur dhe agresiv. E urdhëruam që të hidhte armën në tokë e të dorëzohej, por ai nuk e lëshonte çiften. Më pas mundën të neutralizo­nim të riun, i cili u bë edhe më shumë agresiv, pasi kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli. E pyetëm se ku e kishte shtëpinë dhe ai na e tregoi, por nuk mbante mend as emrin e nënës së tij", thanë burimet nga policia.

in njerëz të urtë dhe kishin ardhur nga Dibra në këtë fshat në vitin 1995.

BANORËT

"U tronditëm nga ajo që ndodhi. Është e tmerrshme që djali të vrasë babain dhe nënën që i kanë bërë kokën. Bashkëshor­tët Nika ishin shumë njerëz të mirë e të respektuar. Ndërsa, sjellja e djalit të tyre gjatë kohëve të fundit ishte e çuditshme", thanë fqinjët e dy viktimave. Kujtim Cupa pohoi se Leo ka qenë nxënës i

bashkëshor­tes së tij deri në nëntëvjeça­re dhe njiheshin shumë mirë, pasi i ndante vetëm një rrethim shtëpitë e tyre. "Leo është i martuar dhe ka një vajzë të vogël. Gjatë 3- 4 viteve të fundit ai është sjellë çuditshëm, pasi rrinte si i hutuar. Shkonte e vinte nga Italia. Nuk e kishim menduar se do vriste prindërit e tij. Kur ishte fëmijë, ai ka qenë i dashur, i qeshur dhe shumë popullor. Kohët e fundit ishte krejt ndryshe", tha Cupa.

 ??  ?? Boksieri, Nelson Hysa
Boksieri, Nelson Hysa
 ??  ?? I arrestuari, Leo Nika
I arrestuari, Leo Nika
 ??  ?? Policia duke nxjerrë nga banesa trupat e pajetë të viktimave
Policia duke nxjerrë nga banesa trupat e pajetë të viktimave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania