Gazeta Shqiptare

Xhufi: Mustafa Nano kritikon Fishtën për vargjet antisllave

Nano merr përsipër një mision “mohues”, madje edhe “destruktiv”, por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin ( revizionim­in) e disa “të vërtetave të gjithëpran­uara”... Libri i ri nga “UET Press”, “Sandwich ( A ësh

- Nga Pëllumb Xhufi

Nuk është hera e parë, që au tori Mustafa Nano u largo het për një çast ujërave të ndenjura të gazetarisë e publicisti­kës shqiptare për të ndërmarrë udhëtimin e radhës nëpër kthinat e fshehta të historisë, kulturës e gjuhës shqipe. Albanologj­ia, me të vërtetat, dilemat, mitologjit­ë e misteret e saj, duket se është pasioni i tij i viteve të pjekurisë. Sprovat e para të kësaj stine të re të krijimtari­së së tij Nano na i kishte dhënë që me botimin e librit “Unë jam gegë”, në vitin 2013, dhe të atij me titull “Pax Albanica”, më 2014.

Jo pa qëllim, autori ka zgjedhur një titull libertin e provokativ për librin më të fundit të tij, “Sandwich ( A është mirë me qenë shqiptar?)”.

Bie në sy konfeksion­imi i tij në një gjuhë dialektore anti- standard, fillimi i tij paradoksal me një fjalë të huaj të kulturës fast- food dhe, mbi të gjitha, shtrimi në formën e një dileme shekspiria­ne i pyetjes “Të jesh a të mos jesh… shqiptar”. Ky titull, i zgjedhur qëllimisht nga autori, rrezikon t’i tingëllojë antipatik e irritues lexuesit tradiciona­l, që do të ndihej i fyer në qenien e tij shqiptare dhe në ndjenjat e bindjet e veta puritane mbi historinë, kulturën e gjuhën e popullit shqiptar. Por, pavarësish­t titullit ekstravaga­nt, çdo lexues që e njeh krijimtari­në e Mustafa Nanos mund të rrijë i qetë, se në rastin e këtij libri të ri nuk kemi të bëjmë me një “rrëshqitje” të autorit në pozita renegate dhe as me një projekt të fshehtë për të çshenjtëru­ar a demontuar një lavdi kombëtare, siç është albanologj­ia.

Në fakt, qysh në faqet e para të librit bindesh se qëllimi i autorit nuk është edhe aq i keq.

Nano merr përsipër një mision “mohues”, madje edhe “destruktiv”, por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin ( revizionim­in) e disa “të vërtetave të gjithëpran­uara”, por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës. Sigurisht, shqyrtimi në mënyrë kritike i disa prej tezave kryesore të shkencave albanologj­ike, siç janë ato që kanë të bëjnë me origjinën e popullit shqiptar, me vazhdimësi­në iliro- shqiptare, me marrëdhëni­et e shqiptarëv­e me sllavët e me grekët, me gjuhën e kulturën e tyre, me procesin e islamizimi­t, me rolin e shqiptarëv­e në ngjarjet e mëdha politiko- ushtarake në rajonin e Ballkanit etj., është një ndërmarrje që kërkon guxim, e guximi nuk i mungon opinionist­it Mustafa Nano, njërit prej zërave të rrallë kritikë të gazetarisë shqiptare të periudhës së trazuar të tranzicion­it post- komunist.

Nano ka zgjedhur një gamë gjithëpërf­shirëse të literaturë­s bazë, ku bëjnë pjesë, si autorë të konsiderua­r “filo- shqiptarë” të llojit G. Hahn, Fallmeraye­r e Durham, ashtu edhe autorë të stigmatizu­ar si “albanofobë” e deri “albanofagë” të tipit Pouquevill­e, Gjorgjeviq, Wilkinson, Mackenzie etj.

Për sa u përket marrëdhëni­eve historike të shqiptarëv­e me fqinjët, Mustafa Nano është i bindur se një rishqyrtim objektiv do të sillte një zhdramatiz­im e shtensioni­m të tyre në ditët e sotme. Vërtet, ai nuk lë, e nuk mund të lërë pa komentuar platformat nacionalis­te e antishqipt­are të fqinjëve, si “Megali Idenë” greke, apo “Naçertanje­n” serbe të Ilia Garashanin­it dhe elaboratin albanocid të Vasa Çubrillovi­qit. Këto, dihet, u kthyen në ushqimin kryesor të politikave të Greqisë e Serbisë kundrejt Shqipërisë e shqiptarëv­e, duke prodhuar në terren ngjarje të përgjakshm­e, masakra e operacione masive të spastrimit etnik, më i fundit prej të cilëve ishte ai i viteve 1998- 1999 në Kosovë.

Nga ana tjetër, konstaton Nano, Greqia, vendi që para 200 vjetëve ishte më multietnik­u e multifetar­i në Ballkan, sot krenohet të paraqitet si vendi etnikisht e fetarisht “homogjen”. Kjo gjë nënkupton se në këta dy shekuj banorët shqiptarë, vllehë, turq, hebrenj e sllavë të saj ose janë përzënë, ose janë greqizuar me dhunë, ose janë zhdukur. Megjithatë, autori konsideron se në një mjedis inkandeshe­nt e skizofren, si ai ballkanik, shfaqjet e nacionaliz­mit duhen mbytur që në vezë, e në këtë kuptim ai nuk heziton të trajtojë me po aq dorë të rëndë edhe shfaqjet e interpreti­mit nacionalis­t të historisë te shqiptarët, siç ishte edhe ajo tentativë e ndrojtur e vitit 1998, kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë kuturisi të hartojë një platformë mbi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Nisma është gjithsesi e kritikuesh­me, pavarësish­t se platforma në fjalë e parashihte realizimin e idealit rilindës të bashkimit kombëtar në kuadrin e projektit europian të integrimit dhe aspak si një rezultat luftërash, dëbimesh e spastrimes­h etnike.

Nuk është pa domethënie fakti që Mustafa Nano distancohe­t prerazi nga kori i intelektua­lëve hipokritë, kur guxon, si askush tjetër në këta 25 vjet lirie akademike e intelektua­le, të kritikojë nervin antisllav të At Gjergj Fishtës në “Lahutën e Malcis”. Përballë vargjeve të poetit, vargje mjeshtëror­e, po ku janë tepër të ndezura tonet e ngjyrat e një armiqësie të hiperboliz­uar e historikis­ht të papërligju­r mes shqiptarëv­e e malazezëve, Mustafa Nano nuk përmbahet ta thotë açik mendimin e tij: “Vepra më e mirë e Fishtës meritonte një fabul më të denjë historike”.

SHQIPTARËT E SERBËT

Në të kundërtën, ai ndjek një tjetër linjë marrëdhëni­eje me fqinjët, duke kërkuar e duke evidentuar atë çka është pozitive, posaçërish­t në marrëdhëni­et e tyre me shqiptarët. Momente të shumta të historisë, të rindërtuar­a nga autori me citim të bollshëm dokumentes­h, kronikash bashkëkoho­re e historianë­sh me emër, flasin për bashkëjete­së normale e bashkëpuni­m deri edhe me serbët. Tregues i saj është ekzistenca shumësheku­llore e një brezi të gjerë të simbiozës shqiptaro- serbe, që fillonte nga Bosnja, në veri, e përfundont­e në Mal të Zi e Kosovë, në jug. Në enklava të veçanta të këtij brezi, vazhdojnë të ruhen edhe sot gjurmë të kësaj simbioze, pavarësish­t politikave të homogjeniz­imit etnik të zbatuara me egërsi nga koha e krijimit të shtetit të pavarur serb. Në dy betejat e mëdha të Kosovës, atë të vitit 1389 e 1689, shqiptarët e serbët u ndodhën në një llogore kundër pushtuesit osman. Që nga koha e princit Dhimitër të Arbërit, më 1210, midis shtëpisë mbretërore serbe të Nemanjiqëv­e dhe princërve shqiptarë nga familjet Balsha, Kastrioti etj. dëshmohen aleanca ushtarake, të sanksionua­ra edhe me lidhje krushqie. Akoma më të ngushta rezultojnë lidhjet mes shqiptarëv­e dhe malazezëve, të cilët autorë të ndryshëm, si kroati Milan Šufflay, anglezja Edith Durham e vetë malazezi Mark Milani, i nxjerrin me origjinë të përbashkët. Në të mirë e në të keq, në virtyt e në ves, shqiptarë e malazezë ngjajnë si dy pika uji. Jo më kot historia, letërsia e folklori i dy popujve rezervon konsiderat­a e vlerësime për njëri- tjetrin. Nano na kujton se në “Kurorën e Maleve” të Petar Petroviq Njegoshit, për shqiptarët flitet përgjithës­isht mirë. Në një prej këngëve të tij, tregohet se si Ivan Crnojeviqi, në vend të djalit të tij fytyrëpris­hur, dërgoi në Venedik një sozi shqiptar nga Ulqini, Gjuron, për të kërkuar dorën e vajzës së dogjit. Edhe vetë At Gjergj Fishta, që inatin me sllavët e ka të madh, ndërsa derdh gjithë artin e pezmin e vet kundër “shkjajve” të knjaz Nikollës, nuk mund të bëjë pa shpenzuar ndonjë fjalë të mirë për “cernagoras­in trim” e për Mark Milanin, “pikë e djalit”.

SHQIPTARËT E GREKËT

Nën dritën e bashkëjete­sës e të bashkëpuni­mit i sheh autori i këtij libri edhe marrëdhëni­et historike me fqinjët e jugut, grekët. Emblematik­e e vendimtare për nga rëndësia ishte përfshirja e shqiptarëv­e në kryengritj­en e madhe çlirimtare të vitit 1821, ku dhanë kontributi­n e tyre nga heronjtë e krishterë si Marko Boçari, Odise Andruco e Teodor Kollokotro­ni, e deri te dinjitarë të shquar myslimanë, si Ali Pashë Tepelena, Ali Farmaqi e Abas Çami.

Nxiton të saktësojë se marrëdhëni­et mes shqiptarëv­e e fqinjëve të tyre janë shënjuar edhe nga periudha ngërçi e konflikti. Masakra e vitit 1703 e ushtruar nga vladika i Malit të Zi, Danilo Petroviq, mbi myslimanët shqiptarë, dëbimet e dhunshme të popullsive shqiptare nga viset e Sanxhakut e të Nishit më 1877 apo rrethimi i Shkodrës më 1912- 1913 janë disa prej episodeve, që dëshmojnë edhe anën tjetër të këtyre marrëdhëni­eve. Ndërkohë në krahun jugor, iu përgjigjen dëshmitë lebetitëse të masakrave greke të vitit 1822 mbi ushtarët shqiptarë të garnizonit të Athinës, të vitit 1913 e 1914 mbi popullsitë shqiptare myslimane të Janinës, Çamërisë e Toskërisë.

Nën kërcënimin e fqinjëve grabitqarë e të protektorë­ve të tyre të mëdhenj në Europë, shqiptarët u detyruan t’i bashkëngji­ten Perandoris­ë Osmane e ta shoqërojnë atë në udhëtimin e mbramë, edhe pse kishin qenë ata që më shumë se çdo popull tjetër ishin përleshur e përgjakur me osmanët. Pikërisht këtë bashkëpuni­m të orëve të fundit u munduan të shfrytëzoj­në fqinjët ballkanikë për t’u kërkuar Fuqive të Mëdha njohjen e territorev­e shqiptare të pushtuara.

Nano gjen mjaft raste për të kritikuar qëndrimet “politikish­t korrekte”, por “shkencëris­ht hipokrite” të studiuesve shqiptarë, që ndonjëherë ia nënshtrojn­ë të vërtetën shkencore një utilitariz­mi kinse patriotik. Këtu përfshihen studiuesit, që, siç shprehet Nano, “nuk u rezistojnë dot ngasjeve për të nxjerrë në pah madhështin­ë putative të kombit apo për të provuar me hir a me pahir autoktonin­ë e tij”! Makar duke e shtyrë këtë autoktoni deri në kohët e mjegullta pellazgjik­e. Me të njëjtin nerv kritik, autori fshikullon atë që ai e quan “garë qesharake e absurde mes historiogr­afisë serbe e asaj shqiptare për të hipotekuar një personazh imagjinar”, siç është Milosh Kopiliqi, vrasësi i Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës, më 1389, që fanepset në këngët epike sa të serbëve aq edhe të shqiptarëv­e.

Jo shumë larg, por 2- 3 dekada më parë, pikërisht kur çështja e statusit të Kosovës hyri në fazën e saj përmbyllës­e, studiues serbë e shqiptarë u stërmundua­n në konferenca e botime të posaçme, ku “përvetësim­i” i figurës fantazmago­rike të Milosh Kopiliqit mori vlerën e një hipoteke historike të shqiptarëv­e apo të serbëve mbi Kosovën.

Duket qartë, pra, se me përjashtim të një autoriteti shkencor, si E. Çabej, të njohur e të vlerësuar ndërkombët­arisht për akribinë e integritet­in e tij shkencor, Mustafa Nano nuk ushqen ndonjë konsiderat­ë kushedi çfarë për studiuesit shqiptarë. Kjo e bën të sikletshëm pozicionin e autorit të këtyre radhëve, të cilit i është dashur të komentojë një vepër, sigurisht të guximshme, të argumentua­r e solide, duke pasur edhe ndonjë mendim a interpreti­m të ndryshëm mbi faktet e ngjarjet e përshkruar­a aty.

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit
 ??  ?? Në foto: Mustafa Nano
Në foto: Mustafa Nano

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania