Gazeta Shqiptare

Kundër spektaklit të panevojshë­m në PD

- Ina K. Zhupa

( vijon nga faqja 1)

.... e tij se përse humbëm në këto zgjedhje parlamenta­re, por pa harruar premisën që duhet të ketë dashur fitoren e partisë së tij. Në të kundërt nëse do donin humbjen, do punonin për humbjen, nuk do mobilizohe­shin për fitoren, nuk kanë nevojë të kërkojnë arsye më shumë për humbjen sesa tek vetja e tyre.

Futem tek ata njerëz që kam bërë opozitë aktive me zë dhe figurë, në çdo medium dhe mundësi përballë pushtetit të Rilindjes. Dhe mendoj se vetëm ky fakt dhe asnjë pozicion tjetër politik brenda partisë më mjafton për të thënë arsyet që gjykoj pse humbëm. Do kisha preferuar që ky debat të bëhej brenda strukturav­e të partisë, të mos ishim të detyruar të jepnim spektakël të panevojshë­m, por meqë u hap loja kështu, le t’i përshtatem­i.

Duke mos besuar që kam monopolin e të vërtetës dhe duke respektuar lirinë e gjithë atyre që janë kundër po ju shtroj këto pyetje:

Kush nga ju beson se paratë të pista të narko- shtetit që krijoi Rama dhe e pranoi gjithë bota nuk do të ndikonin në zgjedhje? Kush nga ju beson se kriminelët dhe mbështetës­it e tyre nuk u përfshin në zgjedhje?

Kush nga ju beson se Policia e Shtetit nuk ishte në presion, edhe të hapur biles të thirrjeve të kryeminist­rit që u detyrua të tërhiqej nga halli?

Kush nga ju beson se blerja e votës nuk ka funksionua­r si një mekanizëm i garantimit të votës? Kush nga ju beson se varfëria nuk është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëv­e?

Nëse dikush i beson këto, atëherë ka gjithë të drejtën e botës të thotë që Basha është fajtori për humbjen tonë. Nëse nuk i beson këto, atëherë le të mos përdorin inatet dhe qejfmbetje­t personale për të sulmuar një individ. Ndoshta reflektimi për humbësit dhe humbjen duhet të fillonte që në 2013- ën që të mos fshihej dot askush pas dorëheqjes së liderit historik, Sali Berisha. Në këtë mënyrë, humbësit nuk do të thërrisnin dot ‘ më gjeni humbësit’.

Si anëtare e kryesisë mund të them që askush pa përjashtim, në mbledhjet e kryesisë nuk mohonte fuqinë e parasë së drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama. Po ashtu edhe grupi par- lamentar ngrinte shqetësimi­n se me këtë pushtet që kishte Rama dhe Meta nuk do na ngelej gjë tjetër veçse të prisnim sa mandate do kishte dëshirë të na linte Rama.

E nëse kujtesa nuk ju ka lënë bashkudhët­arët e mi demokratë, atëherë më thoni:

A ishte Lulzim Basha ai që luftoi bashkë me demokratët për ligjin e dekriminal­izimit? Pa të cilin sot do kishte dhjetëfish më shumë presion dhe kriminelë me pushtet në parlament.

A ishte Lulzim Basha ai që luftoi bashkë me demokratët për të kthyer gjithë vëmendjen ndërkombët­are se droga ishte masive në vend derisa u kthye në problem, e pranuar nga vetë qeveria e ndërkombët­arët? Pa të sot do kishim dhjetëfish më shumë mundësi që jo vetëm këto zgjedhje, por edhe për 15 vitet e ardhshme të ishin të kapura.

A ishte Lulzim Basha me aksio- nin e tij politik bashkë me demokratët, në ‘ çadrën e lirisë’ që detyroi Ramën të hiqte gjysmën e qeverisë? Me një ministër si Sajmir Tahiri do e kishe policinë dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Ilir Beqja do i kishe mjekët dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Lindita Nikolla do i kishe mësuesit dhjetëfish më shumë në fushatë.

A ishte Lulzim Basha që bashkë me demokratët paraqitën një program, biles të vetmin program në këtë fushatë, të konsultuar me ekspertë gjermanë dhe amerikane dhe një plan konkret për zhvillimin e ekonomisë? Pa këtë, fitorja do ishte edhe më e largët.

Këto janë arritjet e tij dhe tonat, se jemi mësuar që sukseset i ndajmë bashkë. Ndërsa humbjen duam t’ia faturojmë vetëm atij. Por këto arritje nuk mund të zhduknin me shkop magjik të gjithë planin, paratë, kriminelët dhe drogën e Edi Ramës. A mund të bënim ne demokratët gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. A mund të bënte Basha gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. Të kërkosh përmirësim­e dhe reflektime në funksion të fitores është gjëja më normale. Të hedhësh rrufe, me qëllim vetëm për të zënë poshtë kryetarin e partisë që ringriti shpresën e demokratëv­e, që u dha një projekt shqiptarëv­e nuk është të kërkosh fitoren.

Ka gjëra më të këqija sesa humbja e zgjedhjeve, gjëja më e keqe është të humbësh besimin tek ajo që bën, tek projekti që ke dhe mos t’u thuash njerëzve të vërtetën. Lulzim Basha nuk ka bërë asnjërën nga këto. Ka bërë një fushatë me një projekt që kemi besuar ne dhe e beson ai dhe u ka thënë qytetarëve të vërtetën.

* Zëdhënëse e PDSH, Anëtare e Kryesisë së PDSH, anëtare e Këshillit Kombëtar PDSH, koordinato­re kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania