Gazeta Shqiptare

Vetëm Skënderbeu e Shkëndija arrijnë fitore

Tirana humbet në Tel- Aviv. Makabi shënon dy herë në portën e Likës. Prishtina shpërbëhet në Suedi Partizani zhgënjen ndaj Botev Plovdivit

-

Partizani është thyer 31 në "Selman Stërma si" nga ana e bullgarëve të Botev Plovdivit, duke komproment­uar rëndë mundësinë e të kuqve për një kualifikim, pasi ndeshja e dytë që zhvillohet pas një jave, do të luhet në Bullgari. Tifozët e Partizanit nuk u kanë besuar syve në fund të ndeshjes rezultati ishte fiksuar në 3- 1 për miqtë, kjo sepse kryeqyteta­sit e nisën shumë mirë ndeshjen, kur që në minutën e 5- të shënuan me anë të Sukajt, duke bërë që të gjithë të mendojnë një fitore të lehtë të Partizanit. Por, miqtë nga Bullgaria do të barazojnë në minutën e 27- të me anë të Kosokos, ndërsa do të dyfishojë në të 62'- ën, Nedelev me një gol shumë të bukur nga jashtë zonës. Në fund të takimit, një mosmarrëve­shje e lojtarëve të kuq bën që Kosoko të realizojë golin e dytë personal e të hipotekojë kualifikim­in e Botev Plovdivit.

Shkëndija e Tetovës ka shënuar tri herë në portën e Daçias së Kishinevit, duke arritur një fitore të pastër 30 dhe që i bën tetovarët të udhëtojnë të qetë në Moldavi një javë më pas. Brahimi do të çelë rezultatin me një penallti në minutën e shtatë, ndërsa 3 minuta më pas do të dyfishojë Cuculi. Në të 74'- ën do të vulosë rezultatin Redeski, për rezultatin përfundimt­ar 3- 0 në sfidën e luajtur në Strumicë.

Norrkoping­u ka shpërbërë Prishtinën që në pjesën e parë, teksa suedezët kanë shënuar 5 gola në harkun kohor të 29 minutave, për ta kthyer më pas ndeshjen ndaj skuadrës nga Kosova në një stërvitore. Partizani - Botev Plovdiv Shkëndija - Daçia Kishinev Makabi Tel- Aviv - Tirana Skënderbeu - Sant Julia Norrkoping - Prishtina

Skënderbeu ka pasur një ndeshje të lehtë në letër me ekipin e Sant Julias nga Andorra, por vetëm një supergol i Liridon Latifit nga goditja e dënimit ka bërë që ko- rçarët të arrijnë të fitojë takimin e parë, duke lënë të hapur gjithçka për në sfidën e dytë.

Tirana humbet në Izrael, por i shpëton një humbjeje me diferencë të madhe golash, duke qenë se Makabi ishte vërtetë një kundërshta­r shumë i fortë për bardheblut­ë, që po kalojnë mjaft vështirësi në këtë periudhë. Izraelitët kanë shënuar nga një gol për ço pjesë loje, duke arkivuar një sukses që ua bën më të lehtë takimin e kthimit në Shqipëri një javë më pas.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania