Ish- të përndjekurit, 1000 trashëgimtarët që përfitojnë këstin II të dëmshpërblimit
Dokumentet duhet të dorëzohen brenda dy javëve në Ministrinë e Financave Fëmijët dhe nipërit e ish- të dënuarve të plotësojnë dosjet
Ministria e Finan cave ka publikuar listën e kategorisë joparësore në radhët e ish- të përndjekurve politikë që mund të trajtohen me dëmshpërblim, por sipas këtij dikasteri, duhet të sjellin dokumentet e nevojshme. Bëhet fjalë për listën e kategorisë joparësore, për trashëgimtarët, rreth 1000 përfitues, të cilët do të marrin dëmshpërblim, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente. Përfituesit kanë edhe dy javë kohë për të plotësuar dosjen. "Gazeta Shqiptare" publikon listën e plotë së bashku me analizën e dokumentacionit për çdo dosje. Trashëgimtarët e ish- të dënuarve politikë kanë marrë vetëm një këst të dëmshpërblimit dhe janë në pritje të këstit të dytë.
Të gjithë trashëgimtarët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndry- shim të identitetit, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një shkronjë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimtarët e ish- të dënuarve, që nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin.