Konflikt për borxhin në qendër të qytetit, u shpëton plumbave nipi i ish- ministrit
Shpallet në kërkim nipi i kryebashkiakut Tërmet Peçi
TEPELENË - Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmë banorët e qytetit të Tepelenës. Mësohet se dy të rinj janë konfliktuar me njëri- tjetrin në qendër të këtij qyteti, dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përplasje me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se Orjol Memushi ( nipi i ish- ministrit të Arsimit, Luan Memushi) është konfliktuar me Dritan Rrapajn ( nipi i kryebashkiakut socialist, Tërmet Peçi) në lagjen "Mustafa Matohiti". Pas debatit, Orjol Memushi ka hipur në automjetin e tij tip "Volkswagen" për t'u larguar, por Rrapaj ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i pasmë. Menjëherë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka shpallur në kërkim Rrapajn. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan për "Gazeta Shqiptare" se dyshohet që dy të rinjtë ( nji- hen si përdorues droge) janë konfliktuar me njëritjetrin për shkak të një borxhi. Sipas këtyre burimeve, përplasja mes tyre ka nisur fillimisht në rrjetin social "Facebook". "Njoftohemi se në lagjen ' Mustafa Matohiti', Tepelenë ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ka pasur një konflikt të çastit midis shtetasit D. R. dhe O. M. Pas debatit me fjalë, shtetasi O. M. ka hipur në au- tomjetin e tij tip ' Volkswagen' për t'u larguar. Shtetasi D. R. ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit, ku është dëmtuar vetëm xhami i automjetit. Nga të shtënat nuk ka të lën- duar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e shtetasit D. R.", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. br. me.