Violeta Manushi: Drejtori i Teatrit bëri allishverishe, mori para nga kosovarët
Së shpejti, libri më i ri i gazetarit Dashnor Kaloçi, "Shkrimtarët e artistët nën diktatin komunist dhe intrigat njëri- tjetrit" Zbardhet raport- informacioni drejtuar Komitetit Qendror të PPSH- së më 7 mars 1974
Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit i për ket muajit mars të vitit 1974 dhe ai është një raport- informacion me siglën "sekret", i përpiluar nga Sektori Edukimit i Komitetit Qendror të PPSH- së, që mban firmën e Dhimitër Xhoxhi ( instruktor në aparatin e Komitetit Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë), i cili i dërgohet Pirro Kondit, që asokohe mbulonte këtë sektor pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH- së dhe bën fjalë për mbledhjet e zhvilluara në organizatën profesionale të Teatrit Popullor dhe Institutit të Lartë të Arteve. Dhe të gjitha këto raport- informacione janë parë nga Enver Hoxha, Ramiz Alia etj., nga udhëheqja e lartë, gjë e cila duket edhe nga shënimet që ata kanë lënë mbi këto dokumente. Të gjitha këto mbledhje zhvilloheshin në kuadrin e fjalës që kishte mbajtur Enver Hoxha në datën 15 mars të atij viti në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku si çështje kryesore ishte: "Shfaqjet e huaja dhe ndikimet e tyre në art, kulturë, letërsi…", fjalë e cila vinte vetëm pak ditë pasi vetë Enveri personalisht e kishte kritikuar dhe anatemuar Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio Televizion. Në këtë frymë, ashtu si në të gjitha institucionet artistike dhe kulturore të Tiranës e mbarë Shqipërisë, janë zhvilluar edhe këto mbledhje në Teatrin Popullor dhe Institutin e Lartë të Arteve. Gjë e cila bëhet e ditur edhe nga titulli i dokumentit ku shkruhet: "Informacion nr. 10 mbi punimin e fjalimit të shokut Enver të 15 marsit 1973 në organizatën profesionale të ndërmarrjeve dhe institucioneve". Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, që i përcillet për Komitetit Qendror, si në Teatrin Popullor, ashtu edhe në Institutin e Lartë të Arteve, mbledhjet kanë qenë mjaft të acaruara, me debate, akuza dhe denoncime nga ana e të pranishmëve jo vetëm ndaj njëritjetrit, por edhe ndaj eprorëve të tyre, ku në fokus ishte Fadil Paçrami, sekretari i Komitetit të Partisë për Tiranën, që mbulonte artin, kulturën dhe propagandën e partisë. Apo më saktë, ato mbledhje ishin iniciuar nga lart ( Enver Hoxha), vetëm për të goditur Paçramin, i cili akuzohej kryesisht për "Prirje liberale" dhe "Devijim të vijës së partisë në art e kulturë". Gjë e cila duket qartë edhe nga ky dokument, ku në Teatrin Popullor kritikohen, sulmohen e goditen dy drejtuesit kryesorë të atij institucioni, Riza Hajro dhe Bardhyl Kosova, duke u akuzuar si njerëz dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Paçramit, ndërsa në Institutin e Lartë të Arteve, fokusi i sulmeve ishte drejtuar ndaj regjisorit dhe pedagogut të njohur, Kujtim Spahivogli, i cili gjithashtu akuzohej si bashkëpunëtor i ngushtë i Paçramit. Lidhur me këto dhe mjaft të dhëna e fakte të tjera se si janë zhvilluar ato mbledhje dhe çfarë është diskutuar aty, na njeh dokumenti përkatës, të cilin po e publikojmë të plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 14. …………………………….. Shokut Pirro Kondi Komitetit Qendror PPSH
Tiranë Me porosi të shokut President, ju dërgoj informacionin mbi punimin e fjalimit të shokut Enver në organizatën profesionale të Teatrit Popullor dhe Institutit të Lartë të Arteve 7.4.1973 Me respekt Dhimitër Xhoxhi Shënimi i Mantho Bala Shoku Ramiz Nuk e di në jeni informuar dhe në rrugë tjetër për këtë mbledhje.
Mua m'u dukën interesante, prandaj po ua dërgoj. S'di çka parasysh, K. Trako?
Në kuadrin e gjitha të tjerave, Sh. Hamid mendoj. Po të duhet të ndjekë me dikasteret marrjen e masave për forcimin e gjendjes në Theatër dhe ILA Mantho Bala
7.4. ' 73
INFORMACION NR. 10
MBI PUNIMIN E FJALIMIT TË SHOKUT ENVER TË 15 MARSIT 1973 NE
ORGANIZATËN PROFESIONALE TË NDËRMARRJEVE DHE INSTITUCIONEVE Në Teatrin Popullor Shqetësimet e komu- nistëve dhe punonjësve në vija të përgjithshme, u dukën në këto drejtime.