Gazeta Shqiptare

Vendimet, rrëzohen kërkesat e grupin anti- Basha në kryesinë e PD- së

Kryesia zgjedh Komisionin e Votimit, emrat e anëtarëve, sot mbledhja e parë Selami: Të shtyhen zgjedhjet, PD: Bëhen më 22 korrik

- Valentina Madani

Kryesia e Partisë Demokratik­e rrëzoi mbrëmë kërkesën e grupit anti- Basha, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë. Gjatë mbledhjes së mbrëmshme të anëtarësis­ë së kryesisë u kërkua edhe ndryshimi i rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamen­tit të Pronave në PD. "Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është antistatut­ore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/ 6 e anëtarësis­ë", tha Malko. Kjo kërkesë u hodh në votim dhe mori vetëm 11 vota pro, duke u rrëzuar kështu pretendimi­n e grupit anti- Basha. Gjithashtu, kryesia e PD- së votoi me asnjë votë kundër anëtarët e Komisionit të Votimit, me rastin e zgjedhjeve brenda PD- së. Mësohet se anëtarët e Komisionit të Votimit janë: Tritan Shehu, Jemin Gjana, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi dhe Bardh Spahia. Në këtë komision do të kenë edhe dy kandidatë përfaqësue­sit e tyre. Deri tani Basha ka zgjedhur Arben Ibron, ndërsa Selami ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij. Më herët dje kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami propozoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e PD, datë që është përcaktuar për në 22 korrik. Selami tha për mediat se ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen javën e parë të shtatorit. "Kjo është një garë brenda familjes, kjo është një garë vizionesh. Ka kohë që unë kam marrë qëndrim ndaj zotit Basha edhe kur ishte kryetar, që ky model është model i kapërcyer, që ne të kthehemi në shpresë për shqiptarët. PD ka për mision që të prezantojë para shqiptarëv­e një lidership të ri, një lidership bashkëkoho­r, lidership demokratik për të cilin unë them që fatkeqësis­ht Deputeti i PD- së, Myslim Murrizi, u kërkon dy nënkryetar­ëve të partisë, Edmond Spahos dhe Edi Palokës që të kërkojnë nga Komisioni i Verifikimi­t të Figurës kontroll për të pestë kandidatët në garë për kreun e partisë. Sipas tij, e njëjta procedurë duhet të ndiqet për të gjitha kandidatur­at që nga kryesia qendrore deri në zgjedhjet në degë, me qëllim shkëputjen e PD- së nga ishbashkëp­unëtorët e Sigurimit të Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania