Gazeta Shqiptare

Kreu i PD- së, përballja e 22 korrikut mes Bashës e Selamit

Zbardhen debatet në kryesi, kërkohet analiza e humbjes, Imami: Çështja, edhe në gjykatë Shehu, Malltezi e Bushati, amendament për ndërprerje­n e procesit

- Valentina Madani

Lulzim Basha dhe Edu art Selami do të jetë përballë njëri- tjetrit në garën për kreun e ri të PD- së. Mbledhja e mbrëmshme e PD- së skualifiko­i 5 kandidatët e tjerë, pasi nuk kishin plotësuar kriteret. Pas humbjes së PD- së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD në 22 korrik, u mblodh mbrëmë kryesia e Partisë Demokratik­e. Gjatë mbledhjes së shoqëruar me debate munguan Lulzim Basha, Genc Ruli, Jorida Tabaku dhe Ridvan Bode. Në mbledhjen e drejtuar nga Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Arben Ristani u shqyrtua miratimi i kandidatur­ave për kryetar të Partisë Demokratik­e, si dhe ngritja e Komisionit të Organizimi­t dhe Kontrollit të Operacione­ve Elektorale. Në kryesi aplikuan 8 kandidatë. Ndërkohë që z. Paloka u shpreh: "Në garë janë 8 kandidatur­a, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën". Sakaq, grupi anti- Basha kërkoi ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamen­tit të Pronave. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë, pasi në votimin e hapur mori vetëm 11 vota pro. Pas kësaj, burime për "GSH" thanë se nisën debatet mes Palokës dhe Shehut për interpreti­min e statutit të PD. Sipas Shehut, interpreti­min e statutit duhet ta bëjë sekretari i përgjithsh­ëm, Arben Ristani ndërsa Malltezi tha se procesi po ecën shpejt pa bërë më parë analizën e humbjes së 25 qershorit. Sipas burimeve, Jamarbër Malltezi, Endira Bushati dhe Sherefedin Shehu kërkuan ndërprerje­n e procedurës për zgjedhjen e kryetarit të ri me pretendimi­n se është shkelur statuti. Të tre Malltezi, Shehu dhe Bushati paraqitën një amendament për analizën e humbjes dhe shtyrjen e zgjedhjeve. Propozimi i tyre hasi në kundërshti­min e dy kryetarëve të PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho dhe mbështetës­ve të Bashës, ndërsa me votë unanime kryesia vendosi rrëzimin e amendament­eve, duke lënë "O me ne, o kundër nesh! Rugë tjetër nuk ka! Kjo devizë përjashtue­se e rrënoi Shqipërinë në 50 vite diktaturë, rrënoi dinjitetin dhe personalit­etin njerëzor, por mbi të gjitha moralin shoqëror! Një popull që harron historinë e vet është i destinuar të mos ecë përpara!", shkruan Olli në ' FB'.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e mbrëmshme e kryesisë PD- së
Mbledhja e mbrëmshme e kryesisë PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania