Gazeta Shqiptare

"Kryeminist­ri po bën çmos të fitojë Basha" Ruli: Rama, i përfshirë në zgjedhjet e PD- së

-

Ish-

deputeti Genc Rulu deklaroi dje se kryeminist­ri Rama është i përfshirë në zgjedhjet e PD- së. Sipas tij, mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshta­rët e Bashës. Ai tha se Selami nuk është kandidat i vërtetë i garës. "Zgjedhja e Bashës kryetar PD- je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD- së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshto­n dot Ramën. Me të ka një marrëveshj­e", tha Ruli. Ish- deputeti i PD- së, duke folur për "ABC Neës" theksoi se përgjegjës kryesor i shkatërrim­it të strukturës së vjetër të PD- së është Berisha dhe se kunati dhe gruaja e Bashës kanë zyra në PD dhe madje kanë propozuar edhe emra ministrash teknikë. Sipas tij, Berisha vendosi parimin që humbësi nuk merr asgjë dhe fituesi i merr të gjitha. "Berisha në garën BashaOllda­shi vuri parullën që fituesi i merr të gjitha dhe humbësi asnjë. "Berisha shkatërroi PD- në. Ai hoqi të vjetrit dhe vuri parullën që fituesi i merr të gjitha dhe humbësi asgjë. Të gara Basha- Olldashi, minimalish­t Olldashi të paktën duhet të ishte bërë kryetar i grupit parlamenta­r", tha Ruli. Lidhur me Bashën dhe krijimin e një PD- je të re sipas modelit të tij, Ruli tha se kryetari i PD- së u ka dhënë zyra gruas dhe kunatit në selinë blu. "Ata kanë marrë situatën në dorë aty. Kanë edhe zyra dhe këtë e dinë të gjithë. Aty madje qarkulloni­n fjalë se ata ishin edhe pjesë e diskutimev­e për emrat e ministrave teknikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania