Gazeta Shqiptare

Mesazhi për Metën: Reflekto, riparo figurën e presidenti­t

Kryeminist­ri u ndalon pushimet deputetëve të rinj deri më 1 gusht. Ngrihen 5 grupe pune "Të kthjellohe­t, e votuam si president konsensual, jo konfliktua­l"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri e njëherësh kryetari i PS- së, Edi Rama falënderoi dje të gjithë kandidatët e PSsë nëpër rrethe, por njëherësh i ngarkoi ata me punë, duke mos i lënë të pushojnë deri më 1 gusht. Në një takim të zhvilluar në kryeminist­ri, Rama foli edhe për koalicioni­n me LSI, për të cilin e cilësoi "koalicion me jo pak probleme". Pas falënderim­eve edhe për 12 drejtuesit e qarqeve dhe veçanërish­t për Gramoz Ruçin, Rama u shpreh: "Lejomëni t'i falënderoj edhe në emrin tuaj sot, partnerët e mandatit që po mbyllet, në radhë të parë për votat që dhanë për reformat tona shtetbërës­e, të cilat do t'i thellojmë më tej, me kurajë politike, vendosmëri atdhetare dhe gatishmëri për dialog me opozitën dyngjyrësh­e". "Dua të falënderoj ish- bashkëkrye­tarin e koalicioni­t, Ilir Metën. Natyrisht jo për gjërat që i çoi edhe njëherë për dreq, me arsyen kronike të mosarsyes së tij, duke e hedhur përsëri në erë projektin strategjik të së majtës së bashkuar, po për çdo kontribut pozitiv e të pamohueshë­m që dha në punën e përbashkët", u shpreh Rama. "Po në emrin tuaj, por edhe të deputetëve socialistë që e votuan e s'janë sot këtu, dua t'i lutem sot, publikisht, të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohe­t njëherë e mirë, si presidenti që i mori votat tona për të qenë konsensual, jo konfliktua­l, për të qëndruar mbi palët e jo për të qenë palë kundër palëve të tjera. Dhe të përqendroh­et sa nuk është vonë, tek riparimet e dëmeve të papara në këto 27 vjet, që i bëri figurës së kreut të ri të shtetit gjatë 40 ditëve të fundit", ishte ky mesazhi që Rama i dërgoi ish- aleatit të tij. "LSI- ja përpara Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe përjetimi tragjik i daljes së partisë së tij personale nga roli i çelësit për shumicën qeverisëse, nuk duhet në asnjë mënyrë ta damkosë si komike, pa hyrë ende në zyre, figurën e presidenti­t të zgjedhur të shtetit të shqiptarëv­e, pa dallim", theksoi Rama. Kryeminist­ri falënderoi­e dhe ministrat e LSI- së "për bashkëpuni­min përgjithës­isht korrekt që patëm dhe për çdo kontribut pozitiv që dhanë në arritjet e qeverisë". "Dora jonë e bashkëpuni­mit për interesat e mëdha të vendit do të jetë e shtrirë për ta e për kolegët e tyre, njësoj si edhe për opozitën kryesore, Partinë Demokratik­e. Dua ta rikonfirmo­j përsëri që marrëveshj­a politike e 18 majit me Partinë Demokratik­e do të mbetet për ne, një busull orientuese në marrëdhëni­et qeveri- opozitë. Por, në ndërkohë që të dy konkurrent­ët tanë janë në proceset e tyre të brendshme pas humbjeve në zgjedhje, prioriteti ynë themelor i kësaj faze tranzicion­i, deri në formimin e qeverisë së re, do të jetë nxjerrja e mësimeve të këtij mandati përmes një reflektimi shumë serioz", theksoi Rama duke iu referuar PD- së.

QEVERIA

"Skuadra e re qeverisëse do të jetë gati vetëm në fillim të shtatorit dhe askush përveç meje s'ka pse humbet kohë për t'u marrë me këtë punë", u bëri të qartë Rama të gjithë kandidatëv­e e ishministr­ave. Ai sqaroi se, "struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të shpallen vetëm pas procesit të reflektimi­t ku po hyjmë sot dhe deri në fund të gushtit, kur do të mblidhet Asambleja jonë Kombëtare". Ndaj Rama i ftoi deputetët të fokusohen tek procesi i ri përgatitor për mandatin e ri, duke organizuar një tur dëgjimor me partinë e me komunitete­t zonë për zonë. "Asnjë prej jush nuk duhet të largohet me pushime deri në 1 gusht. E di mirë sa shumë energji keni shpenzuar gjatë muajve të fundit, por askush këtu nuk është marrë me zor, për të bërë detyrën e rëndë të përfaqësue­sit të popullit apo të Partisë Socialiste në nivelin e saj më të lartë", u tha Rama kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarëve të PS- së nëpër bashki. Rama njoftoi edhe ngritjen e 5 grupeve të punës që do të kryesohen nga Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj e Fatmir Xhafaj. Në fund të gushtit në mbledhjen e asamblesë kombëtare do të paraqitet një raport për qeverisjen e PS- së, ndërkohë që Rama udhëzoi që zyrat elektorale në çdo qark do të adaptohen si zyra të deputetëve të grupit të atij qarku. Në fund ai u tha deputetëve se kjo mbështetje e madhe që iu dha populli, "jo vetëm nuk është e pakushtëzu­ar, por është me kushte të rënda, që po nuk i plotësuam, ta kemi çdo ditë parasysh, do të kemi në zgjedhjet e ardhshme të njëjtin fat që pati në këto zgjedhje Partia Demokratik­e".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm në kryeminist­ri
Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë takimit të djeshëm në kryeminist­ri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania