Gazeta Shqiptare

Arjana Stafa: Si i shpëtova vdekjes nga helmi që më hodhi nusja e djalit

"Morëm 7 mln lekë borxh për dasmën. Elda të vuajë dënimin, t'i vijnë mendtë e kokës" "Kosit i vinte erë benzinë, ajo refuzoi ta pinte vetë"

- Klodiana Haxhiaj

Milaqi është fshat i thellë i ish- komu nës Gjepalaj, në veri të Shijakut, i përbërë prej 10 shtëpish të banuara. Jo vetëm banorët e këtij fshati të vogël, por të të gjithë fshatrave përreth janë shokuar nga lajmi që një nuse 19- vjeçare tentoi të vriste vjehrrën, duke i hedhur helm kundër insekteve ( Akravil) në gotën e kosit. Ata thanë se janë tronditur i madh e i vogël nga ajo që dëgjuan dy ditë më parë dhe se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në krahinën e tyre. Të shkosh deri në fshatin Milaq është një torturë e vërtetë. Sapo lë fshatin Gjepalaj dhe rrugën me asfalt, duhet të ngjitesh në një rrugë malore, të ngushtë, gjithë gropa dhe të paasfaltua­r më parë, e cila ngjitet e përshkon në ca kodra të larta. Pas ca kilometras­h të mira na shfaqet shtëpia e parë e fshatit, ndërsa na duhet të ecim mes përmes fushave me misër e duhan për të mbërritur aty. Kjo është banesa e varfër e familjes prej 6 anëtarësh Stafa. Takojmë pjesëtarët e kësaj familjeje dhe Arjana Stafën, e cila mbrëmjen e së premtes përfundoi në spitalin rajonal të Durrësit, pasi u helmua nga nusja e djalit të saj, Elda Tanushi. 42- vjeçarja tha se i shpëtoi mrekullish­t vdekjes, pasi piu pak kos, pasi ai vinte erë shumë të rëndë. Ndërkohë, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Arjana Stafa pohoi se e ka dashur nusen e djalit si vajzën e saj dhe se e kanë trajtuar atë shumë mirë. Ajo tregoi se kanë bërë dasmë të madhe dhe se kanë marrë 7 milionë lekë borxh për të martuar djalin e madh, i cili aktualisht ndodhet në Greqi. E tronditur, Arjana tregoi me detaje ngjarjen, ndërsa deklaroi se nuk do ta falë kurrë nusen e djalit. "Nuk mund të falet një person që tenton t'i marrë jetën tjetrit. Nuk do ta falja as vajzën time, nëse do të bënte një gjë të tillë. Nusja më donte të vdekur, ndaj le të qën- Arjana Stafa deklaroi se asnjëherë nuk kanë pasur konflikte me nusen e djalit. "Ajo është sjell mirë me ne. Unë e trajtoja si vajzën timen, pasi kam tre djem. E konsideroj­a si vajzë. Djalin, Donaldin e martuam para tre muajsh. Ai qëndroi me nusen vetëm një muaj se më pas iku në Greqi, ku është edhe sot. Nuk e dimë nëse ai ka mësuar se gruaja e tij tentoi të më vriste. Nuk kemi mundur ta lajmërojmë dot, pasi telefonin e burrit tim ( vetëm ai ka telefon) e ka marrë policia dhe atje është numri i djalit", tha 42- vjeçarja. drojë në burg dhe të vuajë dënimin, mbase i vijnë edhe mendtë e kokës. Ajo shkeli me këmbë gjithë mirësinë tonë", tha 42- vjeçarja nga Milaqi.

Zonja Arjana, mund të na thoni si ndodhi ngjarja?

Isha ndenjur në shtëpi dhe i thashë nuses së djalit që e kisha si vajzën time: T'u bëftë mami më jep një gotë kos se më është tharë goja. Ajo ma solli, por sa e vura kosin në gojë, ndjeva se vinte si era benzinë. Piva pak, pasi isha e etur. Vetëm një gllënjkë, pasi më mbeti në grykë. Kosi kishte erë të tmerrshme. I thashë të keqen mami, pse mban kosi kaq erë të keqe, çfarë i ke hedhur brenda? Ndërsa, nusja u përgjigj se ashtu më ngjante mua, pasi kosi ishte si gjithnjë. Atëherë i thashë merre e pije vetë dhe shikoje se si është. Nusja me kundërshti­m ndërsa tha: Nuk e pi, nuk më pihet.

Ti e kuptove që kishte helm në kos?

Po. Menjëherë i thashë nuses: Mua do të më helmosh? Ne që jemi si familja jote? Pije i thashë dhe insistova, por ajo nuk e vinte në gojë.

Çfarë ndodhi pasi pive kosin?

U këputa fare. Nuk kisha asnjë pikë fuqie. Nuk ngrihesha dot më në këmbë dhe zura dyshekun. Djali shkoi e lajmëroi burrin dhe më çuan në spital. E tronditur, Arjana tregoi me detaje ngjarjen, ndërsa deklaroi se nuk do ta falë kurrë nusen e djalit. "Nuk mund të falet një person që tenton t'i marrë jetën tjetrit. Nuk do ta falja as vajzën time, nëse do të bënte një gjë të tillë. Nusja më donte të vdekur, ndaj le të qëndrojë në burg dhe të vuajë dënimin, mbase i vijnë edhe mendtë e kokës. Ajo shkeli me këmbë gjithë mirësinë tonë", tha 42- vjeçarja nga Milaqi.

Çfarë të thanë mjekët? Ata më thanë mirë që ke pirë pak, në të kundërt do të kishe ikur fare.

Po nusja e pranoi që të helmoi dhe për çfarë arsye e bëri?

Ajo e pranoi se më kishte hedhur helm në kos. Më tha që e kam bërë për arsye personale. E kam bërë për trupin tim, jo për ty. Nuk e kuptova dot këtë që tha. I thashë po pse ma hodhe mua, mamit tënd? Çfarë të kam bërë?!

A keni pasur konflikte me nusen e djalit?

Asnjëherë. Ajo është sjellë mirë me ne. Unë e trajtoja si vajzën timen, pasi kam tre djem. E konsideroj­a si vajzë. Djalin, Donaldin e martuam para tre muajsh. Ai qëndroi me nusen vetëm një muaj se më pas iku në Greqi, ku është edhe sot.

E mori vesh djali se nusja e tij tentoi të të vriste?

Jo, nuk e di. Ne nuk kemi mundur ta lajmërojmë dot. Telefonin e burrit e ka marrë policia dhe atje është numri i djalit. Kur u martua djali? Më 19 mars, bëmë gjithë atë dasmë. Na shkoi 7 milionë lekë, me borxhe e bëmë. Më 14 maj djali iku në Greqi e nuk na tha fare. Iku me vëllain e nuses së tij.

Zonja Arjana me çfarë merreni ju, me çfarë jetoni?

Unë bëj punët e fushës, ndërsa burri merret me lopët.

Kemi dy lopë që i kullot. Në fshat këto punë janë. Po nusja? Që kur e morëm i thamë nuses se do të të mbajmë brenda. Nuk do të të nxjerrim jashtë. I thashë je zonjë shtëpie, fshi, lajë, pastro na bëj bukën, gjellën, sa të kesh mundësi, jo më shumë. I thashë të ushqejmë ne, të veshim e të mbathim më së miri, nuk do të të mungojë gjë. Nuk e nxorëm jashtë dere. Vetëm brenda me punët e shtëpisë, por ajo desh na vrau.

Ju banoni në një fshat të thellë, a kishte mundësi Elda të dilte si nuse e re që ishte?

Këtu fshat është. Këto janë mundësitë. Edhe nga fshati i saj, Zall- Reç i Dibrës nuk kishte asnjë mundësi. Akoma më thellë e më larg ka jetuar ajo. Këtu ra në të mira.

Aktualisht nusja e djalit tënd është në burg. Nëse ju kërkon falje, ju do e falni atë?

Jo, absolutish­t jo. Ajo desh më vrau mua. Më helmoi. Edhe vajza ime të ishte, nuk do e falja. Nuk mund të falet askush kur tenton të vrasë. Të qëndrojë në burg e të vuajë dënimin, mbase i vijnë edhe mendtë e kokës. Ajo shkeli me këmbë gjithë mirësinë tonë.

 ??  ?? Banesa e familjes Stafa
Banesa e familjes Stafa
 ??  ?? Arjana Stafa, Vjehhra e 19- vjeçares duke folur për “GSH”
Arjana Stafa, Vjehhra e 19- vjeçares duke folur për “GSH”
 ??  ?? 19- vjeçarja Elda Tanushi
19- vjeçarja Elda Tanushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania