Gazeta Shqiptare

"Nusja e djalit kishte të dashur, e martoi babai me zor"

Eduart Stafa: Martesa u bë me shkuesi. I gjithë faji është i krushkut, ai ma çoi dhe djalin pa dokumente në Greqi Rrëfehet vjehrri: Fliste nga telefoni im, i gjeta SMS- të e dashurisë

- Klodiana Haxhiaj

Nusja nuk e ka dashur djalin tim. Atë e kanë martuar me zor prindërit e saj. Elda pranoi vetë në polici se e helmoi gruan time dhe se do të më helmonte dhe mua e veten e saj. I gjithë faji është i krushkut që arriti puna deri këtu. Pastaj vajza e tij dashuron një burrë me dy fëmijë nga fshati i saj i lindjes, në ZallReç të Dibrës. Ia kam gjetur mesazhet e dashurisë në celularin tim. Gjithashtu, nuses së tim biri i kam gjetur edhe një mal me letra dashurie. Të gjitha këto prova ia kam dorëzuar policisë". Kështu deklaroi dje Eduart Stafa nga fshati Milaq i Shijakut. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", 47vjeçari tha se djali i tij 20vjeçar u martua me shkuesi me vajzën 19- vjeçare nga Dibra dhe se mblesë u bë halla e kësaj të fundit, që është e martuar në fshatin Milaq. Ndërkaq, vjehrri i 19vjeçares pohoi se krushku nga Dibra ia dërgoi të birin, Donaldin në Greqi pa dijeninë e tij dhe pa dokumente dhe ky është halli më i madh i tij.

Zoti Eduart, policia ka arrestuar nusen e djalit tuaj, pasi akuzohet se ka tentuar të helmojë bashkëshor­ten tënde, Arjanën. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë ngjarjeje?

Nusja e tim biri, Elda Tanushi u arrestua nga policia, pasi e denoncova unë. Ishte djali i vogël që më lajmëroi se ime shoqe ishte sëmurë. E çuam urgjentish­t në spital dhe aty mësuam se gruaja ime ishte helmuar, pasi nusja i kishte hedhur helm në gotën e kosit. Jam shumë i tronditur nga kjo që ndodhi.

Ju jeni i sigurt se nusja helmoi gruan tuaj?

Po, jam mëse i sigurt.

DURRËS - Elda Tanushi nga Dibra ka pranuar në polici se ka helmuar vjehrrën e saj. Gjatë marrjes në pyetje, 19- vjeçarja ka deklaruar para oficerëve të policisë se vjehrra i kishte nxirë jetën. "Nuk kisha ndërmend të vrisja vetëm vjehrrën, por do i jepja fund edhe jetës sime. Doja të vdisnim të dyja, pasi na është nxirë jeta nga sherret e përditshme, nga fukarallëk­u dhe nga varfëria", ka thënë e reja. "GSH" ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të 19- vjeçares. "Jam nga Dibra dhe nuk i kam bërë ende 4 muaj që jam martuar. Unë jam 19 vjeçe dhe im shoq është 20 vjeç. Sa u martuam, burri më tha që do të ikte në Greqi. Ju luta shumë të qëndronte, duke i thënë se jemi çift i ri. Qëndroi dy muaj, por Pastaj ajo vetë pranoi në polici se i kishte hedhur në gotë helm që përdorim kundër insekteve. Ajo e kishte vendosur të më helmonte dhe mua dhe pastaj veten e saj.

Nga e njohët 19- vjeçaren nga Dibra?

Elda ka hallën e saj të martuar në fshatin tonë. Kjo e fundit ndërhyri të martonte mbesën e saj me djalin tim të madh, Donaldin. Por, nusja s'e ka dashur asnjëherë djalin tim. Krushku e martoi të bijën këtu pa dëshirën e saj. Ai e ka ditur fort mirë se e bija nuk e donte djalin tim. prindërit e tij i thoshin: ' Ik, ik në Greqi se jemi fukarenj'. Ai iku e më la në shtëpi me vjehrrën me vjehrrin dhe vëllain e tij. Vjehrra ma nxiu jetën. Më donte 24 orë në këmbë. Nuk i mjaftonte që punoja, por më ofendonte. Ajo nuk më do. Nuk më lë as të zë asnjë shoqe në fs- Përse e thoni këtë? E them këtë se nusja do dikë tjetër. E kam zbuluar nga telefoni im. Duke qenë se në shtëpinë time s'kishte njeri tjetër telefon, ajo më kërkonte për çdo ditë që t'i jepja celularin për të folur me nënën, babain, vëllain dhe njerëzit e saj. Unë ia jepja, pasi e konsideroj­a si fëmijën tim. Zbulova se ajo fliste me të dashurin e saj, që është një burrë i madh në moshë ( thotë emrin dhe mbiemrin e tij). Ky burri është nga fshati Zll- Reç, ka dy fëmijë, por i ka vdekur gruaja.

Ju po e akuzoni nusen e djalit, ku i keni SMS- të që dëshmojnë lidhjen e saj jashtëmart­esore?

Nuk po e akuzoj, por po them një të vërtetë. Celularin tim e ka policia për verifikim. Aty gjenden dhe SMS- të e nuses me të dashurin e saj. Por, unë kam dhe prova të tjera që ia kam dorëzuar gjithashtu policisë. Në banesën time kam gjetur një mal me letra dashurie.

E përsëris, jam i sigurt se ajo nuk e ka dashur djalin tim dhe prindërit e kanë martuar me zor. Elda ka grisur të gjitha fotot e bëra në dasmë. Ka ruajtur vetëm ato ku ka dalë me kushërinjt­ë e saj. Nuk ka asnjë fotografi me ne. Gjithë këtë e ka bërë krushku. Me nusen jam sjellë si baba, pasi kam tre djem dhe nuk kam vajzë. Pse duhet ta bënte ajo atë gjë që bëri, kur ne silleshim shumë mirë me të?! Ne ushqeheshi­m me duart e saj. Ajo bënte bukën e gjellën, ne e hanim. Jeta e gjithë familjes sime ishte në duart e saj. Por, problemi im më i madh nuk është e gjithë kjo që ndodhi. Halli im më i madh është im bir që ndodhet në Greqi.

Djali juaj është në dijeni të ngjarjes, keni folur me të?

Pas helmimit të gruas nuk kam folur, pasi celularin ku kisha numrin e tij ma ka marrë policia. Pas arrestimit të nuses së tij, njoftova krushkun nga Dibra dhe i thashë se vajzën e ke në polici. Krushku ka ardhur dhe e ka takuar të bijën, ndërsa unë nuk kam folur dot me djalin tim. Ishte krushku që ma çoi djalin në Greqi më 14 maj dhe nuk na tregoi gjë fare. Donaldi për herë të parë dilte nga fshati. S'kishte qenë asnjëherë në Greqi. Krushku e çoi atje pa dokumente me djalin e tij.

Do e falni nusen e djalit, e cila është e re në moshë dhe për më tepër ju thoni se faji nuk është i saj, por i prindërve të saj?

Jo, nuk mundem ta fal. Ajo bëri krim.

 ??  ??
 ??  ?? Vjehrri Eduart Stafa duke folur për “GSH”
Vjehrri Eduart Stafa duke folur për “GSH”
 ??  ?? Elda Tanushi
Elda Tanushi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania