Gazeta Shqiptare

"Banda" e vrasësve me pagesë, kërkohet burgim i përjetshëm për Admir Tafilajn

Prokuroria: Kristi Pine të dënohet me 10 vite për shkak të bashkëpuni­mit me drejtësinë "131 vite burg për 8 të pandehurit e tjerë"

- Xhensila Kodra

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy bur gime të përjetshme dhe 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, të akuzuar se kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturua­r kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë. Nga hetimet e Prokuroris­ë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga i pandehuri Admir Tafilaj, i cili i drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Hetimi ndaj këtij grupi kriminal ka nisur në muajin shkurt 2015, ndërsa në pretencën e saj, prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Admir Tafilajn dhe Kristi Pinen. Për këtë të fundit, për shkak se ka statusin e bashkëpunë­torit, prokuroria kërkoi që të dënohet me 10 vjet burgim. Ndërsa për pjesëtarët e tjerë të këtij grupi, e konkretish­t për Elson Merdanin, u kërkua të dënohet me 35 vjet burgim, Dritan Peksani të dënohet me 35 vjet burgim, Alfred Qefalia të dënohet me 27 vjet burgim, Klajdi Shermadhi të dënohet me 21 vjet burgim, Aleksandër Gora të dënohet me 5 vjet burgim, Fatos Koka të dënohet me 3 vjet burgim, Albano Beqiraj të dënohet me 3 vjet burgim dhe Dhimitër Zito të dënohet me 2 vjet burgim. Ndërkohë që, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje është veçuar gjykimi.

DOSJA E PROKURORIS­Ë

Nga hetimet e Prokuroris­ë për Krime të Rënda rezultoi se grupi i personave merrte porosi dhe ka realizuar vrasje, disa të mbetura në tentativë, në këmbim të shumave të konsiderue­shme të parave.

Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, në bashkëpuni­m, kanë kryer veprën penale të "Vrasjes me paramendim" të Nga hetimet e Prokuroris­ë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga i pandehuri Admir Tafilaj, i cili i drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera. Hetimi ndaj këtij grupi kriminal ka nisur në muajin shkurt 2015.

TENTATIVA PER VRASJE

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikua­r vrasjen e shtetasit Murati, por nuk kanë mundur ta kryejnë.

shtetasit Ibrahim Mani, ngjarje e ndodhur në 25.06.2014, në Shkodër.

Po ashtu, të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi, në bashkëpuni­m midis tyre kanë kryer veprën penale të "Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë" të shtetasit Edmond Çakmashi, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani kanë konsumuar veprën penale të "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" të shtetasit Leonard Murati. Këta persona kanë planifikua­r vrasjen e shtetasit Murati, por nuk kanë mundur ta kryejnë, pasi është vrarë më parë nga persona të tjerë, për të cilët po vijojnë ende hetimet.

Të pandehurit Kristi Pine, Fatos Koka, Elson Merdani dhe Albano Beqiraj, në

bashkëpuni­m midis tyre kanë kryer veprën penale të "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" të shtetasit Majlind Lila, në dhjetor 2014.

Të pandehurit Kristi Pine, Admir Tafilaj, Alfred Qefalia dhe Ardian Ozuni kanë kryer veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".

Të pandehurit Admir Tafilaj, Kalem Hyka dhe Besnik Daci, në bashkëpuni­m midis tyre kanë kryer veprën penale të "Vetëgjyqës­isë", pasi i kanë marrë në mënyrë jashtëligj­ore një shumë parash shtetasit P. B., i cili ua kishte borxh Hykës dhe Dacit.

Ndërsa i pandehuri Dhimitër Zito ka kryer veprën penale të "Moskallëzi­mit të krimit", pasi ka qenë i pranishëm në momentin kur, me vetëgjyqës­i, i është marrë një shumë parash shtetasit P. B.

 ??  ?? Të pandehurit
Të pandehurit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania