Gazeta Shqiptare

KAMIONI I ' 90- ës RIKTHEHET TE AMBASADA GJERMANE

-

27

vite pasi Ylli Bodinaku me kamionin që drejtonte, shembi murin e pasmë të Ambasadës Gjermane, për të hyrë aty bashkë me 5.200 shqiptarë, sot në atë vend qëndron një instalacio­n. Një gjysmë "Skode" përkujton ditën kur shqiptarët i dhanë grushtin e parë të fortë regjimit komunist të Tiranës. "Ishim 38 veta që vramë frikën, jo vetëm unë", - tha dje Bodinaku para mediave, duke shtuar se "unë vrava tmerrin, që do të çaja murin! Ja ku është muri, timoni… Zoti desh që ne të jetonim dhe jetuam. Dhe jam shumë i lumtur që e theva atë regjim".

Në përkujtim të asaj dite, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorj­a gjermane Schütz përuruan instalacio­nin artistik "Muri", në rrugën "Justin Godart" në Tiranë. Ideatorët e projektit, Eljan Tanini, Gjergji Islami dhe Ana Pekmezi, ngrenë këtë instalacio­n si një shteg të kujtesës, mbi ngjarjet e 2 korrikut 1990, ku Ylli Bodinaku me kamionin e tij "Skoda LIAZ" kaloi murin rrethues të Ambasadës Gjermane, si dhe ngjarjet që vijuan me vërshimin në ambasada të shqiptarëv­e, që kërkonin t'i shpëtonin sistemit diktatoria­l në vend. "Ishin ditë vërtet dramatike ato të korrikut të vitit 1990", - u shpreh ambasadorj­a Susanne Schütz, dhe kujtoi më shumë se 3.000 shqiptarët të cilët rezistuan për rreth dymbëdhjet­ë ditë në kushte të vështira në Ambasadën Gjermane. Më 12 korrik 1990, pas negociatav­e mes qeverisë federale dhe regjimit komunist të asaj kohe, të gjithë u lejuan që të largohen për në Gjermani.

Instalacio­ni artistik "Muri" përkujton jo vetëm këtë datë historike, por transmeton te brezat e rinj dëshirën e paetur të paraardhës­ve të tyre për liri dhe demokraci.

"Ideja ishte shumë e vështirë për të nisur diçka të bukur dhe për t'i dhënë Tiranës një ide urbane, ku të gjithë qytetarët, shqiptarë dhe të huaj, të vizitojnë një histori që ka ndryshuar regjimin komunist, duke na sjellë në demokraci", - tha Eljan Tanini.

"Mirënjohja më e madhe i shkon Ylli Bodinakut, ndoshta një nga zërat më të guximshëm dhe një nga personalit­etet më të guximshëm të Tiranës së asaj kohe", - tha kreu i bashkisë. "Heroi ishte një njeri i thjeshtë, i cili merrte fuqi nga dëshira për të ndërruar një sistem dhe një regjim", - shtoi ai.

Një instalacio­n, 27 vite pas 2 korrikut

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania