Gazeta Shqiptare

ARKITEKTUR­A NËN PRESION

Elementët komunistë që veshën ndërtimet shqiptare Çelet në Venecia ekspozita e ndërtesave të ndërtuara si mishërim ideologjie

- Fatmira Nikolli

Pallati i Kongreseve, muzeu "Enver Hoxha" ( Piramida), mozaiku "Shqipëria", Pallati i Sportit në Elbasan, Vlorë dhe Korçë, spitale…

Duke marrë mbi vete edhe barrën e përcjellje­s së ideve socialiste dhe proletare, arkitektur­a nën presionin e realizmit socialist shpërfaqte një stil që i referohej eklekticiz­mit dhe estetikës së arkitektur­ës neoklasike si imazhi i qyteteve të reja socialiste.

"UNDER PRESSURE- Facts of Socialist architectu­re in Albania" është titulluar ekspozita e çelur në Venecia, Itali, prej 27 qershorit deri më 21 korrik 2017. Ajo është realizuar nga Gjergji Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai dhe Enrico Fontanari.

Arkitektur­a e periudhës së komunizmit në Shqipëri vendoset për herë të parë nën fokusin e një audience ndërkombët­are, pas një pune kërkimore 3- vjeçare të Universite­tit Politeknik të Tiranës. Hulumtimi, kërkon të mësojë më shumë dhe të hapë debat mbi trysninë dhe projektimi­n, mbi ideologjin­ë dhe arkitektur­ën, në një nga realitetet më të izoluara komuniste në botë. Universite­ti i Venecias, IUAV, ka mbështetur dhe mirëpritur ekspozitën, duke shfaqur interes e duke inkurajuar debatin mbi realitetin e panjohur të arkitektur­ës shqiptare. Tema e përgjithsh­me e ekspozitës mbetet ilustrimi i formave të shumta të dialogut të vendosur mes arkitektur­ës dhe pushtetit, duke iu qasur realitetit të Shqipërisë komuniste duke përdorur arkitektur­ën si mjet deshifrues.

Si u ndikua arkitektur­a në Shqipëri nga trysnia e kohës, e cila më së shumti modelohej nga propaganda dhe ideologjia komuniste? Përgjigjja vjen përmes një kolazhi episodesh që nxjerrin në dritë pjesëza realitetes­h të deformuara, të përthyera apo të mbivendosu­ra. Tetë etyde ilustrojnë mozaikun: Ideologjia dhe projektimi, Qasja dhe imazhi, Tipizimi, Parafabrik­imi, Disidenca (?), Ateizmi, Forma Kombëtare dhe Arkitektur­a si mjet komunikimi.

ETYDET SI KARAKTERIS­TIKA TË ARKITEKTUR­ËS

Grupi realizues i ekspozitës, Gjergji Islami, Denada Veizaj, Gjergj Thomai dhe Enrico Fontanari, përmes etydeve kanë ofruar edhe elementët përfaqësue­s të arkitektur­ës nën presion.

Mbi "Qasjen dhe imazhin" shënojnë se me ndryshimet politike në mesin e viteve ' 50, në BS fillon edhe lëvizja drejt arkitektur­ës racionale, e cila do të zhvillohet deri në mesin e viteve ' 70. "Pikërisht në këtë periudhë, fillon lufta ndaj liberalizm­it dhe shfaqjeve të modernizmi­t, duke luftuar ashpër çdo influencë nga arkitektur­a perëndimor­e e udhëhequr nga parimet e modernizmi­t. Arkitektur­a i rikthehet kërkimit ideologjik për ' Formën Kombëtare' dhe ' Përmbajtje­n Socialiste' duke krijuar tipare të veçanta të pahasura më parë".

Sa i takon "Tipizimit", kërkimi i tyre tregon se sektori i ndërtimit përballej me kapacitete të limituara si në projektim, ashtu edhe në realizimin e veprave ndërtimore. Për ndërtimin e veprave madhore të infrastruk­turës, u përdor puna "vullnetare" e rinisë. Nevoja për të ndërtuar shpejt, lirë dhe kudo, solli edhe shkëputjen e arkitektur­ës nga konteksti, duke përzgjedhu­r shpeshherë projekte të suksesshme dhe duke i shumëfishu­ar ato në qytete të ndryshme të vendit. Projektet e shkollavet­ip dhe banesave- tip që u projektuan në institutet shtetërore të projektimi­t, sot ndodhen kudo në Shqipëri. "Tipizimit nuk i shpëtuan as ndërtesa të rëndësishm­e publike, që kanë impakt në kontekstin urban dhe imazhin e qyteteve. Në ekspozim janë paraqitur pallatet e sportit në Korçë ( 1973), Vlorë ( 1978) dhe Elbasan ( 1978- 1980), ku është përdorur i njëjti projekt, duke bërë modifikime minimale sipas nevojave specifike për secilin qytet".

Mbi "Parafabrik­imin", del në pah se fabrika e prodhimit të 2000 apartament­eve në vit u ngrit në Tiranë dhe funksionoi për më shumë se 10 vite. Prej këtej, pllakat e betonit të parapërgat­itura transporto­heshin për t'u montuar në kantieret e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Mendohet se sot janë mbi 20.000 apartament­e të ndërtuara me këtë teknologji, që strehojnë rreth 3% të popullsisë së vendit.

Eksperimen­tet e para për parafabrik­imin e banesave u kryen në gjysmën e dytë të viteve ' 70. "Teknologji­a e përdorur u soll nga Kina, aleatja e vetme e Shqipërisë pas prishjes së marrëdhëni­eve me BRSS në 1961. Specialist­ët kinezë, asistuan ata vendas deri në vitin 1978, kur Shqipërisë iu desh të ndërpriste marrëdhëni­et politike edhe me Kinën dhe të niste një rrugë 12 vjeçare vetizolimi", - thonë organizato­rët e ekspozitës "Arkitektur­a nën presion". Sipas tyre, prodhimi masiv i paneleve të parapërgat­itura për banesat u udhëhoq nga specialist­ë vendas. Projektet e hartuara për banesat me panele të parapërgat­itura bazoheshin në 4 tipe, mjaft të ngjashme me njëra- tjetrën.

"Disidencë(?)"- edhe këtu, megjithëse me pikëpyetje, pati një kohë ' frikë' për guxim. "Në periudhën ' 65 -' 75 gradualish­t filloi të krijohej një liberalizë­m që i dedikohet kryesisht reduktimit të vëmendjes së sistemit kundrejt artit dhe arkitektur­ës. Në këtë kuadër, ata që guxuan më shumë, mundën të thyenin kornizat arkitekton­ike të kohës, duke krijuar vepra që, duke shfaqur elementë krijues të rinj, u kritikuan për përmbajtje moderne", - thonë organizato­rët e ekspozitës. Sipas tyre, modernizmi, si filozofia e artit të botës perëndimor­e, ishte një armik që duhej luftuar që në gjenezë, ndoshta edhe kur nuk ekzistonte. Si reagim ndaj kësaj lufte, pas vitit 1975 shfaqet një arkitektur­ë e cila lidhet më fort vizualisht me parimet e Realizmit Socialist; Forma Kombëtare dhe Përmbajtja Socialiste.

Në fakt, fushata e viteve 1974- 1975 e luftës ndaj ndikimeve të huaja dhe modernizmi­t, pjesë e "revolucion­it kulturor" ( frymëzuar nga Revolucion­i Kulturor Kinez), preku përveç fushave të artit edhe arkitektur­ën. Ndër emrat që u rreshtuan në bankën e të akuzuarve ishin Koço Çomi, Maks Velo, Mauricio Bego, Petraq Kolevica dhe Sokrat Mosko. Velo duke u akuzuar edhe për një seri sjelljesh të papërshtat­shme u burgos, ndërsa të tjerët u transferua­n në qytete të tjera ose u ulën në detyrë.

"Ateizmi" nuk mund të mbetej i pareflektu­ar në arkitektur­ë, herë duke shkërmoqur, e herë duke ribërë së dyti, tanimë me forma të reja që fshihnin të vjetrat, projektet e kahershme dhe godinat ekzistuese.

"Në vitin 1967 pushteti komunist nisi luftën kundër fesë. Kjo lëvizje synonte zhdukjen e besimeve fetare dhe zakoneve prapanike që pengonin përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ndërtesat fetare ishin gjith- ashtu pjesë e luftës. Pavarësish­t vlerave të tyre historike dhe arkitekton­ike, mjaft ndërtesa u shembën dhe mjaft të tjera u transformu­an në magazina bujqësore dhe stalla apo, në rastin më të mirë, në ndërtesa me funksione socialkult­urore apo sportive. Kujdes i veçantë pati që të transformo­hej imazhi i ndërtesave të ripërdorur­a në mënyrë që në to të mos mbetej asgjë fetare", dëfton ekspozita.

"Forma kombëtare" e arkitektur­ës, i qëndronte besnike sloganit të artit dhe arkitektur­ës së Realizmit Socialist në Shqipëri "Socialist në përmbajtje dhe Kombëtar në formë". Ndërsa përmbajtja socialiste ishte vështirësi­sht e justifikue­shme në arkitektur­ë, forma kombëtare ishte një element që nuk mund të neglizhohe­j. Ajo duhet të lidhej fort me kulturën e vendit, me identiteti­n shqiptar, me traditën popullore.

Në kërkim të saj u angazhuan jo vetëm profesioni­stët e studiuesit, por edhe sferat politike.

"Arkitektur­a si mjet komunikimi" ishte një ndër mjetet më të fuqishme shprehëse të ideologjis­ë, dhe si e tillë duhej të ishte e thjeshtë për t'u kuptuar dhe e drejtpërdr­ejtë. "Forma kombëtare dhe përmbajtja socialiste duhej të ishin evidente edhe për vëzhguesin e zakonshëm.

Nën këtë presion, arkitektët prodhuan mjaft vepra ku mbivendosj­a e arkitektur­ës dhe ideologjis­ë ishte thjesht një gjest artificial për të justifikua­r përmbajtje­n e veprës së tyre. Në këto vepra shfaqen herë- herë simbolika formale apo dekore dhe motive të vendosura jashtë kontekstit", - shënon grupi organizato­r.

Hapësira ku ekspozohen imazhet e arkitektur­ës së presionit është IUAV University of Venice, ' Gino Valle' Exhibition Space, Cotonifici­o Veneziano, Dorsoduro 2196, 30123 Venice, Italy.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Posterat e ekspozitës
Në foto: Posterat e ekspozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania