Gazeta Shqiptare

"Ai e ka vendin në muze, zonjë e nderuar!"

-

dimisht të kërrusur mbi skedarët e bibliotekë­s, ku nxirrte skeda pa fund për autorë të vjetër dhe veprat e tyre. Bashkë me këto profesori kishte nxjerrë skeda pa fund edhe për Skënderbeu­n dhe epokën e tij, aq sa u caktua bashkautor i përgatitje­s për botim të Bibliograf­isë së veprave të Skënderbeu­t me prof. K. Biçokun. Vepra u botua në vitin e mbrapshte 1997. kujtoj me kënaqësi se kam qenë një nga studiuesit që kam promovuar këtë botim të rëndësishë­m për sh- kencën shqiptare në takimin e organizuar në Bibliotekë­n Kombëtare. Prof. Shuteriqi është autor i shumë studimeve me vlerë në historinë e shtetit të Arbërit dhe historinë e Skënderbeu­t dhe epokës së tij.

Në Tiranë, kam pasur rast të njoh si student edhe prof. Selman Rizën. Atëherë punonte në Institutin e Histori- Gjuhësisë, që ndodhej në katin e tretë të fakultetit Histori- Filologji. Ishte e diel dhe po zbrisja aty nga ora 10: 00 në Tiranë me një shok; rruga shkurt kalonte në oborrin e fakultetit, prof. Riza doli nga godina e fakultetit me një koleg. Për prof. Rizën dija se kishte qenë nxënës i shkëlqyer në Liceun francez të Korçës dhe më pas edhe profesor. Gjatë Luftës kishte qenë në Kosovë, por aty ishte burgosur nga Tito si anëtar i lidhjes së tretë të Prizrenit. Më pas ishte lëshuar, sepse kishte ndërhyrë Enver Hoxha, dhe ky e kishte tërhequr edhe në Tiranë. Për ne studentët, profesor Riza ishte jo vetëm patriot i madh, por edhe "gjuhëtar" i zoti; madje thuhej se në gjuhësi shkonte dhëmb për dhëmb me Çabejn. Për prof. Rizën thuhej se nuk çonte kot asnjë minutë të jetës së tij pa punë; ulej në mëngjes duke lexuar dhe ngrihej vetëm në fund të orarit zyrtar. Atë ditë profesori kishte dalë të hante pak mëngjes në "pyllin përballë" institutit. Ato çaste që u ndodha pranë, e pashë gjithë kureshtje; kishte një fytyrë pak të mprehtë dhe mbante syze; m'u duk sikur më përpiu të gjallë kur më pa. Mbaj mend se ishte me kostum doku bojë qielli të hapur. Nga ajo ditë prof. Rizën nuk e pashë më; atë e larguan nga instituti në "situatën revolucion­are" që u krijua në Shqipëri në vitin 1967; thanë se i kishte vënë një "fletë rrufe" drejtorit të institutit, gjuhëtarit të njohur, prof. A. Kostallari­t. Riza u dërgua me dënim në Berat si drejtor muzeu. Kujtoj kolegët e mi më të mëdhenj në institut që bënin fjalë kohë pas kohe për të kur dilnim për kafe; flisnin mirë për aftësitë dhe zotësitë si studiues. Mbaj mend, për fat të keq, edhe një shprehje të rëndë të thënë nga një koleg i vjetër që më mbeti në kokë. "Tani, tha ai, - prof. Riza vjen vërdallë i vetëm në Berat në brigjet e Osumit duke folur me veten e tij". "O Zot", - thashë me vete, i tronditur për këtë kolos që koha e kishte marrë tragjikish­t përpara.

Si student kam pasur rast të njoh nga afër kolegun e tij të madh, prof. Çabejn. Për të më kishte folur im vëlla që kur isha në gjimnaz; Çabejn e shihja thuajse përditë kur isha student. Atë kam pasur rast ta dëgjoj nga afër në një sesion shkencor të organizuar në Muzeun Arkeologji­k në Tiranë në 1967. Çabej mbajti aty një kumtesë për vendin e ilirëve në historinë evropiane. Profesorin e njoha nga afër në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë. Atëherë mbledhjet vjetore bëheshin në një sallë të madhe të institutit. Profesori, vinte nga zyra "me pallto hedhur mbi supe". E shihja shpesh kur dilte nga ora 10: 00 për kafe me prof. Domin, prof. Lirak Dodbibën dhe gjuhëtarë të tjerë të vjetër duke biseduar. Atëherë isha i ri dhe më pëlqenin njerëzit "modernë". Këtë mendim kisha edhe për Çabejn; më vinte mirë kur e shihja në verë të vinte në institut me "sandale gjermane". Në institut prof. Çabej gëzonte autoritet absolut. Në zyrën ku punonte me disa gjuhëtarë të tjerë kishte qetësi të plotë. Ne të rinjtë, kur na binte rasti të kalonim në korridorin e katit të dytë ( ku ndodhej zyra e tij), ecnim me shumë kujdes dhe gati pa marrë frymë.

"Në Institut kam njohur edhe prof. Budën. Profesorin e kisha pasur pedagog në fakultet; atëherë na dha disa leksione për Lidhjen e Prizrenit. Më bënte shumë përshtypje kur shpjegonte; Buda nuk mbante para leksione të shkruara; sytë i mbante gjysmë të mbyllur gjatë gjithë leksionit dhe shkruante në dërrasë emra të pafund albanologë­sh të huaj. Për ne studentët Buda ishte profesori më i mirë; "ka kryer studimet në Austri" thoshim ne dhe "di shumë gjuhë të huaja". Kujtimet për profesorin janë të shumta. Kujtoj diskutimet që bënim në sektor për artikujt e përgatitur për botim nga shokë të sektorit. Buda ishte i fundit që diskutonte. Në diskutim ishte i ngadalshëm. Për të gjithë ne, diskutimi i Budës kishte rëndësi; nga diskutimi i tij kuptonim nëse artikulli ynë vlente apo jo për botim. Buda mbante atëherë një beretë blu në kokë; bereta në Shqipëri ato vite nuk kishte; ajo i jepte "pamje" të veçantë profesorit; mua të paktën më pëlqente jashtëzako­nisht shumë. Në Akademi, ku kishte edhe zyrën, profesori mbante fotografin­ë e Ça-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania