Gazeta Shqiptare

"Ai e ka vendin në muze, zonjë e nderuar!"

-

bejt në tavolinë. Për Çabejn kishte një nderim të veçantë. Them kështu nga përvoja ime. Më kujtohet për shembull kur Çabej humbi tragjikish­t djalin e tij. Buda erdhi shumë i tronditur në sektor dhe kërkojë të ishim të gjithë pranë prof. Çabejt atë ditë të rëndë.

Në Arkivin Qendror të Shtetit këto ditë, takova të bijën e Çabejt, Brikenën. Brikena ka qenë një vajzë e shkathët kur ne punonim në institut. Biseda kuptohet se ra menjëherë për të atin. "Me Leksin, - tha ajo për Budën, - babai ka qenë shumë shok; Leksi, thoshte babai në shtëpi, ishte socialist që kur ishte në Austri". Spartak Ngjela, që e kam pasur në vitin 1973-' 74 në sektor, në një bisedë nën zë, më kishte thënë se Sigurimi desh e gëlltiti edhe prof. Çabejn por e kishte shpëtuar Enveri. "E dini ju ç'kokë është ai apo jo" u kishte thënë ai atëherë njerëzve të Sigurimit. Ngjela thoshte se e dinte këtë nga i ati, "Kiço", që "kishte qenë me Enverin gjatë luftës". Në bisedë Brikena më tregoi se i ati nuk u la asnjëherë i qetë nga Sigurimi. "Ndjekjet dhe përgjimet, - tha ajo, - vazhduan deri në fund të jetës". Pse, nuk e dinit ju? - tha kur ra fjala për këtë problem. - Kastriot Dervishi, ka botuar në disa numra të gazetës ' 55' të gjithë dosjen e Sigurimit të Shtetit për babain". U trondita kur e dëgjova. por nuk e dija. sepse kam qenë një kohë të gjatë në spital. "O Zot, - thashë me vete, - por edhe me Çabejn xhanëm?"

Kur kujtoj këto gjëra të rinisë sime, them me vete se kam qenë një njeri me fat që kam njohur njerëz të tillë të mëdhenj.

Kujtoj me këtë rast prof. Skënder Luarasin. Për këtë kisha dëgjuar shumë gjëra të pabesueshm­e që kur isha student. Profesori ishte një kolos në kulturën shqiptare; ai ishte përkthyes i talentuar i veprave të Shekspirit. Ai ishte i biri i Mësuesit të Popullit Petro Ninit, dhe kishte qenë edhe ishte "luftëtar i lirisë" në luftën e Spanjës. E dija se ishte mik i kryeminist­rit Mehmet Shehu, bashkë me shkrimtari­n Petro Marko dhe dy luftëtarë të tjerë të Luftës së Spanjës. Kisha mendimin se prof. Luarasi ishte një enverist i fortë, por ndryshova mendim kur njoha të birin e tij pas viteve ' 90. Një mik që ma prezantoi më tha "Djali i Skënder Luarasit". E takova me shumë kënaqësi. "Ç'punë bëni?" - e pyeta në bibliotekë, ku po kërkonte libra. "Jam hidraulik", - më tha. "Si, nuk keni kryer studime të larta? - e pyeta i habitur". "Jo. - tha, - Babai më tha atëherë kur isha i ri: biro, bën mirë të marrësh një zanat, se nuk i dihet punës sime!" Duket se profesori jetonte nën presionin ideologjik të kohës, "enverizmin", të përhapur si rrymë ato vite të diktaturës. Profesori, një patriot i shkëlqyer, ishte përplasur me Enver Hoxhën në vlerësimin e Haxhi Qamilit që po ngrinte koha. Të gjithë e dinin se Haxhi Qamili kishte qenë një fshatar kriminel që i vuri zjarrin Shqipërisë në vitet e vështira pas shpalljes së Pavarësisë. Këtë kishte thënë edhe prof. Luarasi, duke përmendur pikëpamjet e tij për Perandorin­ë Osmane. Enver Hoxha doli atëherë me mendimet e veta të kundërta dhe kritikoi drejtpërdr­ejt prof. Luarasin. Profesor Skënderin e kujtoj në ngjarjet e vitit 1967; në fakultet kishin plasur fletërrufe. Shqipëria po ndiqte ato vite revolucion­in kulturor kinez. Organizata e Rinisë më kishte vënë edhe mua një fletërrufe se i bija kitarës dhe "më pëlqente muzika e huaj". Fletër- rufeja ishte tendencioz­e; kujtoj mbrëmjet që bënim në aksionet verore të rinisë ku këndonim me aq gëzim e hare këngët korçare, shkodrane e kështu me radhë. Fletërrufe­të ishin vënë në katin e parë. Aty erdhi në mëngjes edhe prof. Luarasi dhe po lexonte ato; kur lexoi fletërrufe­në time, pyeti: "Kush është ky studenti Malltezi?" Unë isha aty afër dhe i thashë "Unë, profesor". "Të lumtë, djalë, - tha ai me zë të lartë. - Ta duash muzikën; muzika të edukon, të formosh një karakter të sinqertë, të duash njerëzit dhe vendin tënd". Pas kësaj vërejtjeje, fletërrufe­ja u hoq. Prof. Luarasin e kujtoj një pasdite në Institutin e Historisë; isha vetëm në zyrë kur u hap dera. Ngrita kokën dhe pashë profesor Luarasin. "Këtu punon Spartak Ngjela?" - pyeti ai. Unë u ngrita menjëherë në këmbë dhe i thashë: "Po, profesor, këtu punon, por sot nuk është këtu". Profesori mbylli derën dhe u largua. Nuk e kisha marrë veten akoma kur ai hapi derën përsëri dhe më pyeti: "Me se merresh ti këtu more djalë?" Unë, për t'i dhënë pak rëndësi vetes, i thashë me gjysmë zëri: "Merrem me sundimin e Venedikut në Shqipëri, profesor". Përgjigjja duket se nuk i bëri asnjë përshtypje. "Merru me Kosovën, mor djalë, se i kemi shumë borxh Kosovës", - tha dhe nxori shaminë. Kam përshtypje­n se shaminë e nxori se i kishin dalë lot në sy.

Kujtoj po kështu me nderim të veçantë edhe prof. Stefanaq Pollon, drejtorin e Institutit të His- torisë. Për të flas gjithmonë me mikun tim prof. Ferit Dukën. Pollo dallonte nga të gjithë historianë­t në institut. Ai ishte serioz nga natyra; kishte një kujdes të jashtëzako­nshëm për botimin me nivel të lartë shkencor të revistës së institutit "Studime Shqiptare". Mua më pëlqente veçanërish­t se ishte njeri elegant në gjithçka; vishej bukur, me këpucë dhe pardesy nga "Perëndimi". Prof. Pollo ishte shumë dashamirës me të rinjtë, dhe ne e donim shumë. Mua personalis­ht më erdhi shumë keq kur disa komunistë të organizatë­s bazë të Partisë e vunë përpara në vitin 1978 për një "gabim të rëndë ideologjik" që kishte bërë duke botuar Bibliograf­inë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Instituti ishte përfshirë atë vit në organizimi­n e 100- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Për të përkujtuar këtë ngjarje të madhe historike, prof. Stefanaqi dhe Instituti i Historisë kishin përgatitur për botim disa vëllime me dokumente të Lidhjes së Prizrenit si dokumente osmane, franceze, anlgleze. Pollo kishte përgatitur me këtë rast edhe bibliograf­inë për periudhën e luftës së Prizrenit. Ndërkohë, kur historianë­t po përgatisni­n kumtesat e tyre, "magazinier­i" i institutit, "një komunist injorant" nisi një "letër lart drejtuar" K. Q të PPSH dhe shokut Enver. "Drejtori i Institutit të historisë, prof. Stefanaq Pollo - shkruante ai, ka bërë një gabim të rëndë ideologjik duke përmendur në një bibliograf­i të periudhës së Lidhjes së Prizrenit armikun e popullit Mithat Frashëri dhe shkrimet e tij". Kaq u desh.

Organizata bazë e Partisë bëri disa mbledhje me radhë pasdite me të deleguar nga organizata e Partisë e Universite­tit, duke kritikuar "pikëpamjet e mykura" ideologjik­e të Stefanaq Pollos. Individë të caktuar të organizatë­s u përpoqën atëherë t'i zinin vendin, por nuk mundën, sepse prof. Stefanaqi gëzonte mbështetje të plotë nga Akademia e Shkencave dhe kryetari i saj prof. Buda.

Në institut kujtoj me nderim historiani­n e njohur Injac Zamputin. Prof. Njaci, siç i thoshim ne, kishte kryer studimet në Trieste dhe njihte mirë italishten dhe latinishte­n. Ai ka botuar shqip disa vëllimeve me dokumente të historisë së periudhës së Mesjetës. E dinim se regjimi nuk e shihte me sy të mirë. Me prof. Njacin kisha lidhje pune të drejtpërdr­ejta. Ishte i vjetër dhe punonte në shtëpi me një banjë të përbashkët me familje të tjera. Shkoja gjithmonë në mëngjes aty nga ora 10: 00 për konsultime dhe kontroll në leximin e teksteve latine që përpiqeshi­m t'i përkthenim dhe botonim në shqip. Dhomën ku punonte e gjeja gjithmonë të rreg- ullt. E shoqja, Roza, nga Prelajt e Shkodrës, ishte mikpritëse. Me profesorin flisja shumë; kam përshtypje­n se më besonte. "Prof Aleksit, - më tha një herë në bisedë e sipër në shumë konfidencë, - i kam borxh jetën". Këtë e dija pa më thënë ai. Prof. Buda ishte një dijetar dhe patriot i madh; ai besonte plotësisht në ndershmëri­në e zotit Zamputti si dhe të të gjithë kolegëve të tjerë që kishte mbledhur rreth vetes në institut.

Ne ishim të rinj, kishim kryer studimet në Fakultetin e Historisë; Buda, Pollo dhe Zamputi qenë profesorët tanë të parë që u përpoqën të na drejtonin në studimet tona.

Tani jeta ka kaluar; profesorët tanë të nderuar nuk janë më; dhe ne vetë nuk jemi më të rinj.

"Kështu e ka jeta - them me vete. - Njerëzit shkojnë e vijnë si valët e detit dhe harrohen, por njerëzit e shquar duhet të mbahen gjallë për brezat që vijnë". Më vjen mirë që në Fakultetin e Historisë dhe Filologjis­ë, në korridorin e katit II qëndrojnë dy fotografi të mëdha të Budës dhe Çabejt. Cilido që ngjit shkallët, i sheh me nderim fotot e këtyre dy pedagogëve të mëdhenj. Po kështu ndalem gjithmonë para Akademisë së Shkencave për të parë me nderim dhe mall bustin e derdhur në bronz të prof. Budës. Por a mjaftojnë këto? Akademia e Shkencave ka kujdes të organizojë sesione shkencore me rastin e përvjetorë­ve të njerëzve tanë të shquar të shkencës dhe kulturës. Por shumë mund të bëjë në këtë drejtim edhe Muzeu Historik Kombëtar.

Ata kanë qenë njerëz të shquar dhe kanë pasur sende personale, si kapele, syze, lapsa, blloqe shënimesh, dhe shumë e shumë gjëra të tjera me vlerë që mund të qëndrojnë në stendat e muzeut. Kujtoj gjithnjë me nderim një zotëri në Korfuz që ruante në studion e tij syzet dhe stilografi­n e gjyshit të tij, që kishte qenë Kryeminist­ër i Greqisë. Një problem të tillë ngriti në bisedë edhe e shoqja e Shuteriqit që përmenda më lart. "Zoti Malltezi, - tha ajo. - Ju pashë në mbledhje dhe desha t'ju pyesja sepse keni qenë drejtor i Muzeut Kombëtar. Im shoq, Dhimitri, përdorte një makinë shkrimi; me të ka shkruar studimet, romanet, poezitë e tij. Unë dëshiroj ta ruaj, por sa do ta ruaj tani? A mund ta çoj në Muzeun Kombëtar; e pranojnë ata makinën e Dhimitrit dhe a e ruajnë atë?"

Me këtë pyetje zonja Shuteriqi më kujtoi një mbledhje të veçantë që kam bërë me shefat e sektorëve në muze sapo mora detyrën. Në këtë mbledhje ngrita nevojën për të rënë në kontakt me familjet e personalit­eteve të shquara të historisë sonë kombëtare. "T'u bëjmë thirrje atyre, - u thashë kolegëve të mi - të sjellin në muze sende personale, si syze, stilografë, libra të njerëzve të shquar, sepse aty është vendi ku duhen ruajtur dhe ekspozuar ato. Për fat të keq, si drejtor nuk e realizova këtë detyrë, por zonja Shuteriqi më kujton t'i bëj thirrje pasuesit tim, drejtuesit e ri dhe kolegëve të tij ta nisin me nxitim këtë punë. Mblidhini këto vlera të jashtëzako­nshme në muze, pasurojeni muzeun me objekte personale të figurave tona të shquara, pasi këto kanë vlerë emocionale të jashtëzako­nshme për vizitorët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania