Policë francezë do ruajnë kufijtë shqiptarë për të ndaluar azilantët
Reduktimi i kërkesave për azil, ministri Bushati në Francë për plan veprimin Pollo: Francezët po mendojnë të rikthejnë vizat
Policë francezë do të ru ajnë kufijtë shqiptarë. Kjo gjë do të behet për të ndaluar azilantët drejt Francës. Ndaj, në kuadër të vizitës së tij në Paris, ministri Bushati kreu një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb. Në vijim të takimit të Kryeministrin Rama me Presidentin Macron javën e kaluar në Trieste, dy ministrat patën një shkëmbim shumë pozitiv pikëpamjesh mbi marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, reformat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, të cilat lidhen edhe me procesin e integrimit të vendit tonë në BE. Ministrat u ndalën mbi situatën e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqëruar. Me iniciativë të Shqipërisë, palët ranë dakord për të zbatuar një plan veprimi për të forcuar masat për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë, brenda një kuadri kohor tremujor. Një prej masave është dhe stacionimi në Shqipëri i oficerëve të policisë franceze për të kryer operacione të përbashkëta me policinë tonë kufitare. "Jemi të ndërgjegjshëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shumë të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil", u shpreh ministri Bushati në përfundim të takimit. Nga ana e tij, ministri Collomb, theksoi se Franca është e gatshme të ofrojë mbështetjen e saj në këtë drejtim. "Shqipëria është një vend i sigurt, dhe dua të përshëndes planin e veprimit ambicioz si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare", theksoi Collomb. Ministri Bushati informoi ministrin Collomb mbi ecurinë e reformave kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, duke u ndalur te zbatimi i vetingut dhe impakti që reforma në drejtësi do të ketë edhe në fushën e sigurisë. Gjithashtu, në kuadër të Partneritetit Strategjik, të nënshkruar këtë vit midis dy vendeve, Shqipëria dhe Franca do të iniciojnë një bashkëpunim të përforcuar në luftën kundër terrorizmit. Në përmbyllje të vizitës së tij, ministri Bushati u takua me ministren e ngarkuar për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau. Ministrja Loiseau çmoi se reforma në drejtësi mbetet kyçe për sundimin e ligjit dhe do të jetë transformuese edhe në fusha të tjera. "Franca do të vijojë t'ju inkurajojë dhe t'ju mbësh- Ish- kryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi dje pas publikimeve të lajmeve se Shqipëria rendit e para për numrin e azilkërkuesve në Francë. Vasili shprehet në "Facebook" se edhe në këtë drejtim Rama vlerësohet me një tjetër zero. Por pyetja që ngre Vasili është: A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI- n në Berat?
tesë në këtë drejtim", u shpreh Loiseau. Nga ana e tij ministri Bushati u shpreh se në kontekstin e gjerë të marrëdhënieve të Shqipërisë me BE- në, ka ardhur momenti për të vijuar me hapin tjetër në procesin e integrimit Europian. "Ne shpresojmë në mbështetjen e Francës për të shndërruar periudhën e negociatave në kantierin e madh të transformimit për të cilin kemi nevojë", tha Bushati.
Deputeti Pollo reagoi dje lidhur me vizitën e Ditmir Bushatit në Francë. Z. Pollo lëshoi një deklaratë ' bombë' ndërsa pohoi se e vërteta e vizitës së Bushatit në Francë është për faktin se francezët po mendojnë të rikthejnë vizat për shqiptarët. "Bushati sefte në Paris me qeveritarët e Presidentit Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpunim tjetër dypalësh. Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëve që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistët 1 ashtu dhe me ata 2.0. Shqipëria që deshëm? Francezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrolluar zbatimin. Përmendet mundësia e rivendosjes së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm?", deklaroi deputeti i PD- së Genc Pollo. Edhe ish- kryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi dje pas publikimeve të lajmeve se Shqipëria renditet e para për numrin e azilkërkuesve në Francë. Vasili shprehet në "Facebook" se edhe në këtë drejtim Rama vlerësohet me një tjetër zero. Por pyetja që ngre Vasili është: A do e shkrijë kryeministrinë si ALUIZNI- n në Berat?