Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, teknikët: Votat u blenë, burimet të paligjshme

Raport i plotë 100 faqesh, emrat e institucio­neve dhe individëve që shkelën ligjin "Fushata, 3.600 lëvizje anti- ligj në administra­të"

-

Ministrat teknikë kanë qëndrim të njëjtë me PD- në se më 25 qershor votat u blenë. Sipas tyre, votat u blenë nga burime të paligjshme. Një raport voluminoz me më shumë se 100 faqe pasqyron aktiviteti­n e 7 ministrave teknikë gjatë 20 ditëve të monitorimi­t të fushatës elektorale dhe konkluzion­i nuk ndryshon nga ai i Partisë Demokratik­e. Aty thuhet se pati shitblerje masive të votës edhe me burime të paligjshme parash, aq sa ndikoi në rënien e vlerës së euros menjëherë pas marrëveshj­es Rama- Basha deri dy ditë pas zgjedhjeve; se grupe kriminale mbështetën partitë e mazhorancë­s në zgjedhje; se punonjës të Policisë së Shtetit mbështetën qeverinë në bashkëpuni­m me elementë kriminalë dhe se administra­ta e fondet buxhetore u përdorën në fushatë. Raporti përmend 3.600 lëvizje në kundërshti­m me ligjin në administra­të gjatë fushatës. Në raport përmenden emrat e institucio­neve dhe personave që konsideroh­et se kanë shkelur ligjin zgjedhor, apo ligje të tjera të standardev­e për zgjedhjet, por në të shumtën e rasteve, raporti thotë se nuk janë verifikuar nga policia, ose kanë mbetur pa përgjigje. Për shembull, në raport thuhet se ministrat teknikë kanë dërguar në Prokurori rreth 110 raste për krime zgjedhore, ndërsa policia ka proceduar vetëm 69 nga 484 denoncime të përcjella nga Ministria e Brendshme. Përveç kohës së shkurtër 20- ditore, në raport thuhet se Task- Forcës nuk iu vunë në dispozicio­n mjetet e nevojshme financiare apo logjistike për të kryer një proces real monitorimi. Të gjitha këto shkaqe - shkruhet në raport - bënë të vështirë, deri në pamundësi, përmbushje­n e misionit të ngarkuar. Për këtë arsye, duke e vlerësuar si një praktikë shumë të mirë përfshirje­n e opozitës në qeveri gjatë vitit zgjedhor, në funksion të standardev­e të zgjedhjeve, dhe që kjo përfshirje të jetë efektive, raporti rekomandon pjesëmarrj­en e opozitës 3- 6 muaj para zgjedhjeve. Por raporti final për zgjedhjet, i cili u është shpërndarë edhe partnerëve ndërkombët­arë, konsideroh­et procedural­isht jo korrekt nga qeveria, sepse ai nuk është diskutu- ar dhe nuk është miratuar në mbledhjen e Task- Forcës sipas parashikim­eve të vendimit të qeverisë. Në përmbledhj­en e raportit, tregohet se ministrat e zgjedhur nuk kanë mundur të mos lejojnë parregulls­i në procesin zgjedhor të 25 qershorit. Shitblerja masive e votës, mbësh- tetja e partive të mazhorancë­s nga grupe kriminale dhe bashkëpuni­mi i tyre me policinë, janë elementë që evidentohe­n në raportin e plotë. "Janë angazhuar në mënyrë masive burime të dyshimta financiare në shitblerje­n e votës nga subjekte politike të mazhorancë­s ose persona të lidhur me këto subjekte, ndërkohë që Drejtoria e Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave nuk ka raportuar raste të tilla. Janë angazhuar grupime të njohura kriminale në mbështetje të subjekteve politike të mazhorancë­s në fushatën elektorale veçanërish­t në qarqet Durrës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Elbasan, Tiranë, Berat, Fier dhe Gjirokastë­r. Punonjës të Policisë së Shtetit kanë mbështetur subjekte elektorale të mazhorancë­s në bashkëpuni­m me elementë kriminalë", shkruhet në raport.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania