Gazeta Shqiptare

Fund bashkëqeve­risja, ministrat teknikë dorëzojnë dorëheqjet

Shkresat e dorëheqjes janë dërguar me postë dhe email në Kryeminist­ri Kryeminist­ria legjitimon raportin për zgjedhjet

- Valentina Madani

Gjashtë ministrat teknikë dhe zëv endëskryem­inistrja Ledina Mandija paraqitën dje në mesditë dorëheqjen nga qeveria "Rama". Shkresat e dorëheqjes mësohet se janë dërguar me postë dhe email në Kryeminist­ri. Kështu, përveç dorëheqjes së numrit dy të ekzekutivi­t, në Kryeminist­ri ka mbërritur edhe dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj, ajo e ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi, dorëheqja e ministres së Financës, Helga Vukaj, ajo e ministres së Arsimit, Mirela Karabina, e ministres së Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha si dhe dorëheqja e ministrit të Shëndetësi­së, Arben Beqiri. Pas largimit të tyre, në detyrë do të jenë zv/ ministrat, edhe pse Kushtetuta e përcakton se titullari nuk largohet deri në zëvendësim­in e tij. Vetë ministrat prej kohësh kanë nisur delegimin e kompetenca­ve, ndërkohë që vetëm dje dorëzuan dorëheqjet në protokolli­n e Kryeminist­risë. Sa i takon raportit, mësohet se është cilësuar procedural­isht jo korrekt dhe i paligjshëm. Kjo me argumentin se nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e TaskForcës, sipas parashikim­eve të VKM- së e cila e legjitimoi Task- Forcën dhe përcaktoi funksionet e saj në zbatim të marrëveshj­es Rama- Basha. Gjithsesi pritet që në 27 gusht, Partia Socialiste të mbledhë asamblenë e saj, ku do të diskutohen zgjedhjet e 25 qershorit, por po ashtu dhe strategjia për mandatin e dytë qeverisës. Kështu merr fund bashkëqeve­risja PD- PS, e lindur pas marrëveshj­es Rama- Basha mbrëmjen e 18 majit. Edhe në ditën e tyre të fundit në detyrë, ministrat teknikë nuk e takuan kryeminist­rin Rama. Ata në tre muaj detyrë nuk e kanë takuar asnjëherë Ramën. Ka qenë kryeminist­ri ai që i ka anashkalua­r mbledhjet apo takimet me ministrat e Bashës. Ministrat teknikë e morën detyrën menjëherë pas marrëveshj­es politike Rama- Basha në funksion të zgjedhjeve parlamenta­re të 25 qershorit. Në bazë të dokumentit që prodhoi marrëveshj­a e 18 majit, ata du- hej të qëndronin në detyrë vetëm për të monitoruar procesin zgjedhor. Por pavarësish­t humbjes në zgjedhje të demokratëv­e dhe përfundimi­t të "kontratës" së bashkëqeve­risjes, ministrat teknike të Lulzim Bashës qëndruan në poltronat ministrorë për 3 muaj, me argu- mentin se ishin duke përpiluar raportin për ecurinë e procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit. Ajo çka pritet të shihet në shtator, kur do të nisë dhe sezoni i ri politik, është zbatimi ose jo i paktit mes Ramës dhe Bashës për ndërhyrje në Kushtetutë dhe në kodin elektoral. Por me Kryeminist­ria tha se nuk e njeh raportin, por vula e këtij institucio­ni është stampuar dje në letrat përcjellës­e të ish- zv/ kryeminist­res Mandija, dërguar subjekteve politike dhe institucio­neve të vendit dhe të huaja në lidhje po me raportin. Burime pranë ish- zv/ kryeminist­res shprehen se një protokolli­m dhe vulosje e tillë nga institucio­ni i Kryeminist­risë i shkresave përcjellës­e për raportin mbi zgjedhjet e 25 qershorit tregon se raporti është tërësisht legjitim. përfundimi­n e raportit për zgjedhjet, duke dhënë dorëheqjen, përfaqësue­sit e Partisë Demokratik­e në qeverinë "Rama" rrëzojnë çdo tezë për një bashkëqeve­risje Rama- Basha, për të cilën kreu i opozitës është sulmuar edhe nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratik­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania