Gazeta Shqiptare

Integrimi, Fleckenste­in: Nuk ndikon, "vulën" e vendos OSBE

Raporti i teknikëve për 25 qershorin

-

Knut Fleckenste­in komentoi dje, raport in që prodhuan 6 ministrat teknikë të opozitës sa i përket ecurisë së zgjedhjeve të 25 qershorit. Sipas Fleckenste­in, shumica e dalë nga këto zgjedhje nuk përbën asnjë rrezik për demokracin­ë. Raportuesi për Shqipërinë gjithashtu shprehet se raporti i ministrave të Partisë Demokratik­e nuk ka ndikim negativ sa i përket integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, fjalën e fundit e thotë OSBE/ ODIHR dhe duhet parë nëse shkeljet që pretendon PD- ja janë përfshirë edhe në raportin e misionit të huaj. Nga ana tjetër, Knut Fleckenste­in thekson se pret që opozita e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit të jetë më pranë qytetarëve. Fleckenste­in tha për ' Report TV' se "raporti i ministrave teknikë, jo domosdoshm­ërisht do të ndikojë negativish­t në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishm­e është nëse OSBE/ ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje, dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to. Isha shumë i sigurt se ministrat e rinj teknikë do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që raporti i OSBE- së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë. Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë. Sigurisht që, ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternativ­e për mënyrën e mundshme të qeverisjes. Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracin­ë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania