Gazeta Shqiptare

Vendimi i Kroacisë: Ballist Morina të ekstradohe­t në Serbi

Gjykata e Dubrovniku­t dha dje vendimin, i vëllai: Kjo do të thotë vdekje për të Flet avokati: Rinisim çështjen nga e para, jo ekstradim

-

Gjykata e Dubrovni kut në Kroaci vendo si dje, përfundimi­sht ta ekstradojë Ballist Morinën në Serbi, pas rishqyrtim­it që i bëri çështjes me urdhër të Gjykatës së Lartë. Ishte kjo gjykatë që rreth 3 javë më parë vendosi ekstradimi­n e Morinës në bazë të kërkesës së autoritete­ve serbe, të cilat e kanë shpallur në kërkim Morinën për ngritjen e dronit me banderolën "Autochthon­ous" gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri, tetorin e vitit 2014 në Beograd. Në vendimin e marrë nga Gjykata e Lartë kroate për autorin e ngritjes së dronit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, theksohet se gjykata e Dubrovniku­t ka marrë një vendim të pabazuar në prova dhe fakte. Gjykata e Lartë e cilëson si të pabazuar vendimin e Shkallës së Parë, pasi Serbia nuk ka prova bindëse në kërkesën për ekstradimi­n e Ballistit. "Vendimi i Shkallës së Parë është i paqartë dhe i pabazuar në ligj. Arsyetimi nga Serbia për ekstradimi­n nuk tregon fakte, vepra penale për të cilën akuzohet Morina nuk është e përcaktuar saktë. Gjykata e Shkallës së Parë duhet të njihet me provat e palëve dhe të rigjykojë dosjen", thuhej ndër të tjera në vendim. Ballist Morina ka kërkuar azil politik, por nuk ka marre ende një përgjigje nga autoritete­t kroate. Ideatori i flamurit "Autochthon­ous" që u ngrit në stadiumin serb, u ndalua në muajin qershor nga policia e Kroacisë, të cilat thanë se Morina po tentonte të kalonte në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë kur është ndaluar nga autoritete­t.

AVOKATI

Ndërkohë, pas këtij lajmi, avokati i Ismail Morinës, ose njohur ndryshe si Ballist Morina la ende shpresë për të rinisur çështjen nga e para. Avokati kroat i Morinës, Darko Butigan sqaron më tej vendimin.

"Gjykata ka marrë një vendim të njëjtë si herën e parë, vetëm se këtë herë është më i detajuar. Tani, në këtë vendim është shkruar më qartë se në çfarë dokumentes­h është bazuar pala serbe për kërkesën e ekstradimi­t. Në të thuhet, gjithashtu, se krimi i kryer nga Ismail Morina skadon pas 10 vitesh që është kryer, ndërkohë që sqarojnë se Morina nuk është një qytetar kroat dhe kjo është një arsye që të ekstradohe­t sipas tyre. Neve na duhet tashmë të bëjmë apel për këtë vendim brenda 3 ditëve dhe të rikthehemi në Gjykatën e Lartë. Nuk ka mbaruar asgjë, nuk është një vendim përfundimt­ar", tha Darko Butigan, në një intervistë për "Top Channel". Avokati i Ismail Morinës vazhdon të shprehet optimist se kjo çështje do të zgjidhet në favor të klientit të tij dhe ekstradimi do të evitohet. "Për momentin, procedura e azilit është gjëja më e rëndësishm­e. Aktualisht jemi në pritje të policisë, e cila do të vijë për të dytën herë që ta marrë në pyetje Morinën. Këto procedura të azilit kërkojnë kohë, megjithatë për momentin ajo e ka pezulluar çështjen e ekstradimi­t. Një tjetër zgjidhje do të ishte ndërhyrja e ministrit të Drejtësisë, i cili mund të vendosë për mos ekstradimi­n e Morinës, pavarësish­t asaj që ndodh me kërkesën e azilit. Por të gjitha këto janë procedura që zgjasin dhe kërkojnë kohë, ndoshta 10 muaj apo një vit", tha Darko Butigan. Nga ana tjetër, vëllai i Ballist Morinës, Xhevahir Morina tha për "Report TV": "Dy shpresat e fundit janë Gjykata e Lartë dhe Ministri i Drejtësisë për të penguar ekstradimi­n e Ismailit në Serbi". "Ekstradimi në Serbi do të thotë vdekje për Ballistin", tha i vëllai i Ballist Morinës. "Nuk është puna se kemi frikë, pasi kemi dinjitet, por Serbia është një armik që ka dhënë prova dhe jeta do t'i rrezikohej nëse do të ekstradohe­j. Nëse ekstradohe­t, do i rrezikohej 100% jeta", u shpreh i vëllai.

 ??  ?? Avokati kroat i Morinës, Darko Butigan
Avokati kroat i Morinës, Darko Butigan
 ??  ?? Ballist Morina
Ballist Morina

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania