Gazeta Shqiptare

Vasili: Nëse s'do ishin zgjedhjet e drogës, rezultati për LSI- në do të ishte dyfish

Kreu i grupit parlamenta­r: Opozita është çështje morali, jo numrash

-

Kryetari

i Grupit Par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili bisedoi me të rinj të LRI- së në kampin e Jalës. Vasili u shpreh se LSI arriti rezultatin e saj më të lartë në zgjedhjet e fundit, por sipas tij ky rezultat mund të ishte edhe më i mirë nëse nuk do të kishin ndikuar parët e drogës dhe të kriminelëv­e. "Sot jemi në një situatë të re politike, jo për partitë që janë në qarkullim, por për situatën që prodhuan zgjedhjet. Është një fakt i padiskutue­shëm që LSI arriti rezultatin e saj më të lartë ndër vite. Ky nuk është rezultati i vërtetë, pasi, në qoftë se nuk do të ishin zgjedhjet e drogës dhe

DEKLARATA

"Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve", - vijoi Vasili.

kriminelëv­e, rezultati për LSI- në do të ishte dyfish", - tha Vasili, duke shtuar se opozita nuk është çështje numrash, por morali dhe se duhet qëndruar fort kundër

padrejtësi­ve që u bëhen qytetarëve nga një qeveri që është peng e interesave të shëmtuara. "Megjithatë, ky është një rezultat shumë i mirë, i cili i përdorur si du- het, është një kapital i jashtëzako­nshëm. Opozita nuk është çështje numrash, është çështje morali. Nëse je i vendosur qartë, nuk je i shitur dhe i blerë, nuk je i kapur dhe qëndron fort në çështjet parimore, mjaftojnë edhe 10 njerëz ta mbrojnë këtë çështje si duhet, dhe ajo bëhet çështje e të gjithëve, - vijoi Vasili. - Në këtë drejtim, ne kemi sot të gjitha ato që na duhen për të bërë një opozitë jo thjesht dhe vetëm të fortë, jo thjesht dhe vetëm me ide, por një opozitë që vërtet është pasqyrë e një qeverie fytyrë- shtrembër, që është peng i interesave të shëmtuara". Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSIsë shtoi se kampi i LRI- së është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të marrin eksperienc­a të vlefshme. "Prandaj, në këtë kamping, ju keni mundësinë që jo vetëm të rriteni, por edhe të keni një komunikim me mjaft njerëz me vlera të jashtëzako­nshme që janë këtu", - theksoi Vasili.

 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, dje me të rinj të LRI- së në kampin e Jalës
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, dje me të rinj të LRI- së në kampin e Jalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania