Gazeta Shqiptare

Gazi, gjobiten 50 karburante e hotele

ISHTI: Vlera totale e masave administra­tive, 10.7 milionë lekë Lista me subjektet në të gjithë vendin

-

pikave të karburanti­t ka edhe restorante apo hotele, ndërkohë që vlera totale e gjobave kap shifrën e 10.7 milion lekëve.

ANALIZA

Gjatë 7- mujorit të parë të këtij viti Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 72 operatorë, të cilët janë gjetur në shkelje të ligjit. Po ashtu, për këtë peri- udhë kohore, janë kontrollua­r 2300 pajisje nën presion, ndërsa janë mbajtur mbi 1400 Akt Inspektimi si dhe mbi 200 urdhër- ndalese. Për shkak të temperatur­ave të larta dhe sezonit turistik ISHTI ka intensifik­uar kontrollet, ndërsa i kërkon të gjithë operatorëv­e ekonomikë të mos shfrytëzoj­në pajisje nën presion, pa i certifikua­r tekni- kisht dhe pa i pajisur me dokumentac­ionin teknik. Intensifik­imi i kontrollev­e erdhi edhe pas ngjarjes të ndodhur pak javë më parë, në një kompleks turistik në Velipojë, ku si pasojë e shpërthimi­t të depozitë së gazit, gjetën vdekjen pronari dhe djali i tij.

NJOFTIMI

Teknik dhe Industrial ( ISHTI) publikon rezultatet e inspektime­ve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburante­ve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimev­e elektrike për muajin Korrik 2017. Fokusi i kontrollev­e të kryera ishte zbatimi i dispozitav­e të ligjit nr. 8450 datë 24.02.1999 "Për përpunimin, transporti­min dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukt­eve të tyre", ligji nr. 32/ 2016 datë 24.03.2016 "Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/ instalimev­e nën presion" si dhe VKM nr. 212, datë 16.3.2016 "Për përcaktimi­n e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës ( GLN)" dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 "Për garantimin e sigurisë se punës të pajisjeve dhe instalimev­e elektrike", i ndryshuar. Nga inspektime­t e bëra nga Inspektora­ti Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën korrik 2017 janë ndëshkuar administra­tivisht me gjobë dhe urdhër ndalesë 50 subjekte. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacio­nin përkatës për secilin subjekt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania