Gazeta Shqiptare

Kërkesat për agjencitë e dokumentet që duhet të kenë me vete të miturit

"Prindërit të mos braktisin fëmijët në vendet e BE- së, bien pre e trafikimit" Policia, letër organizata­ve qeveritare e joqeverita­re

-

Me qëllim frenimin e fluksit të azilkërkue­sve në vendet e Bashkimit Europian, Policia e Shtetit krahas forcimit të kontrollit në pikat kufitare kërkon bashkëpuni­min e organizata­ve qeveritare dhe joqeverita­re. Në këtë kuadër, drejtoria e Migracioni­t dhe Kufirit iu ka dërguar shkresa zyrtare këtyre organizata­ve, duke iu kërkuar të përfshihen në proces, për të kontribuar në sensibiliz­imin dhe këshillimi­n e shtetasve shqiptarë që udhëtojnë jashtë vendit, të mos kërkojnë azil ekonomik në vendet e Bashkimit Europian, raportoi "News24". "Duke vlerësuar se fenomeni i azilkërkim­it nga ana e shtetasve shqiptarë, minorenë dhe të rritur, në disa vende të BE- së, si Francë, Itali, Holandë dhe në vende të tjera është bërë shqetësim, gjë e cila mund të rrezikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, nëse nuk evidentohe­n dhe adresohen qartë masat kundër këtij fenomeni, kërkojmë nga ana juaj të përfshihen­i në proces duke sensibiliz­uar dhe këshilluar shtetasit shqiptarë të mos kërkojnë azil ekonomik", thuhet në shkresë. Konkretish­t, agjencive turistike u kërkohet që t'u bëjnë të ditur qytetarëve që paraqiten pranë tyre, kushtet që duhet të plotësojnë për kalimin e kufirit në hapësirën Shengen. Vëmendje e veçantë kërkohet për shtetasit e mitur, dhe policia këmbëngul që ata të mos lejohen të kalojnë kufirin, pa qenë të sigurt për adresën ku do të akodomohen, personin pritës, dhe mjaft detaje të tjera. Mes të tjerash, fëmijët duhet të jenë të pajisur me deklaratë noteriale, ku autorizohe­t udhëti- mi i tyre, dhe duke cilësuar kusht mosbraktis­jen e tyre në vendet e Bashkimit Europian. Në fakt, braktisja e fëmijëve edhe nga vetë prindërit, me shpresën për të fituar azil ekonomik, është kthyer në një fenomen tejet shqetësues. Vetëm në dy javët e para të muajit gusht, 55 qytetarë shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të BE- së, pasi nuk përmbushni­n kriteret e Shengenit. Dy ditë më parë, Tomor Duro, shef i Sektorit të Kufirit Blu në Policinë e Shtetit, tha se udhëtarët e ndaluar jo vetëm nuk ishin të pajisur me dokumentac­ionin e rregullt, por edhe se ata më herët kanë qenë azilkërkue­s apo të padëshirue­shëm në vendet e BE- së.

Organizata­t ndërkombët­are kanë dhënë disa herë alarmin se fëmijët e braktisur në vendet e BE- së rrezikojnë të bien pre e trafikantë­ve, të cilët i detyrojnë të vjedhin apo lypin. Policia Kufitare dhe e Migracioni­t ka riqartësua­r

edhe një herë nëpërmjet urdhrave e letër- porosive kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët për të udhëtuar jashtë vendit, në të kundërt paralajmër­on se nuk do t'i lejojnë të hyjnë në hapësirën Shengen.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania