Gazeta Shqiptare

Geo- Jade, një partner kinez në Industrinë e Naftës

-

Marrëdhëni­et

Shqipë ri- Kinë janë duke përjetuar një fazë të re nën iniciativë­n "Një Rrip një Rruge" dhe mekanizmit të bashkëpuni­mit 16+ 1 ndërkohë që investimet kineze në Shqipëri janë rritur ndjeshëm nga 87 Milionë dollarë në vitin 2015 në 760 milionë dollarë në fund të vitit 2016.

Rritja e investimev­e kineze vjen pas blerjes së kontratës koncesiona­re të Aeroportit Ndërkombët­ar të Tiranës nga China Everbright Limited dhe të koncesioni­t tjetër, atë të kompanisë që nxjerr dhe prodhon naftë Bankers Petroleum nga Geo- Jade. Kompania kanadeze, që prej vitit 2004, ka të drejtën për të operuar në Patos- Marinëz, fusha më e madhe naftëmbajt­ëse në tokë në Europën kontinenta­le. Volumi I naftës së prodhuar në vend arrin në rreth 1.2 milionë ton dhe ky sektor luan një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Kompania kineze e kërkimit dhe zhvillimit të naftës dhe gazit Geo- Jade Petroleum është një sipërmarrj­e në zh- villim të shpejtë. Geo Jade ka avantazhe të dukshme profesiona­le në teknologji, në menaxhim dhe në netëork- un e biznesit që ka. Kompania bleu 100% të aksioneve të kompanisë kanadeze "Bankers Petroleum" duke investuar kështu në fushën e Patos- Marinzës. Kjo fushë ka rezerva nafte të rëndë çka kërkon operacione të komplikuar­a të eksplorimi­t, nxjerrjes dhe ruajtjes së saj. Kompanitë perëndimor­e shpesh nuk kanë teknologji­në e duhur për të zhvilluar opearcione për nxjerrjen e naftës së rëndë.

Menaxheri i Bankers Petroleum Albania, Zhang Guanqing thotë se pas blerjes së kompanisë, Geo- Jade ka importuar nga Kina teknologji për të nxjerrjen e naftës së rëndë, si dhe pajisje e makineri të tjera me kosto të ulët duke reduktuar ndjeshëm kostot e nxjerrjes së naftës. Aktualisht kompania po ndërmerr operacione për të zhvilluar eksplorime për hapjen e puseve të reja dhe ndërkohë po vlerëson edhe potenciale­t e puseve ekzistuese.

Përfaqësue­si tjetër i kompanisë, Kastriot Muskaj thotë se punonjësit shqiptarë të kompanisë janë besimplotë për investitor­ët kinezë. Sipas tij, investimet kineze do të zhvillojnë më tej nxjerrjen e naftës në Patos- Marinzë.

"E them këtë sepse shoh përfshirje­n e specialist­ëve kinezë, integrimin e tyre të menjëhersh­ëm dhe puna që po bëjnë për të mësuar më shumë rreth fushës, duke ofruar eksperienc­ën e tyre vlefshme. Kjo eksperienc­ë po ndërthuret me atë kanadeze dhe shqiptare. Ne jemi të bindur që fusha naftëmbajt­ëse e Patos- Marinzës do të shndërrohe­t në një nga asetet më të mira të naftës në Europën Lindore, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan", thotë Muskaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania