Gazeta Shqiptare

Bastisën kasafortën e hotelit me ora e bizhuteri të shtrenjta, 2 në pranga

Shpallet në kërkim ndërkombët­ar motra e njërit prej të dyshuarve, ishte e punësuar si pastruese Ngota e Dama morën mbi 9 mijë euro cash

-

Dy djem të rinj janë vënë në prangat e pol icisë dhe një femër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë grabitur kasafortën e një hoteli në kryeqytet, brenda së cilës kishte një shumë të konsiderue­shme parash si dhe bizhuteri të shtrenjta. Burime zyrtare të policisë bënë dje me dije se të arrestuari­t janë shtetasit Eduart Ngota, 32 vjeç, i dënuar më parë, si dhe Zenel Dama, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe shokë me njëri- tjetrin. Ndërkaq, si bashkëpunë­tore të tyre, policia ka shpallur në kërkim ndërkombët­ar motrën e Eduart Ngotës, 36vjeçaren Rajmonda Bruçi. Burime pranë policisë sqaruan se menjëherë sapo ishte kryer grabitja, kjo e fundit ishte larguar nga vendi ynë drejt Italisë. Pas arrestimit, policia u gjeti dhe u sekuestroi në cilësinë e provës materiale mbi 9 mijë euro, shumë kjo që ndodhej në kasafortë, 3 ora dore si dhe disa bizhuteri.

ARRESTIMI

Prangosja e dy personave të lartpërmen­dur u bë nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 4. Zyrtarisht policia tha dje, se arrestimi i shtetasve Eduart Ngota dhe Zenel Dama u bë, pasi janë autorë të vjedhjes së një kasaforte, në një hotel në "Rrugën e Dibrës", në Tiranë. Për këtë gjë, policia sqaroi se identifiki­mi i tyre u bë me anë të metodave specifike të përdorura prej tyre. Ngjarja në fjalë ka ndodhur 3 ditë më parë. Burime pranë uniformave blu pohuan se 36- vjeçarja e shpallur në kërkim, e cila ka rezultuar të jetë motra e njërit prej djemve të arrestuar, prej disa kohësh ishte e punësuar si pastruese në

këtë hotel. Nga hetimet ka rezultuar se Rajmonda Bruçi kishte dijeni për vendndodhj­en e kasafortës dhe sendet që ndodheshin në të, dhe më pas kishte lajmëruar të vëllain dhe shokun e tij për të kryer vjedhjen. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy djemtë kishin shkuar në këtë hotel si klientë dhe kishin rezervuar në dhomë. Por, pasi kishin marrë prej andej kasafortën dhe e kishin futur në

një çantë të madhe, janë larguar me një mjet tip "Fiat Punto", të cilin e kishin marrë me qira. Mësohet se lëvizjet e tyre janë fiksuar nga disa kamera sigurie. Ngjarja u shënua mbrëmjen e datës 15 gusht, ndërsa pas vjedhjes së kasafortës, Eduart Ngota dhe Zenel Dama u kthyen sërish në hotel për të mos lënë dyshime se ishin autorë të vjedhjes.

SEKUESTRIM­I

Në cilësinë e provës ma- teriale, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e njërit prej të prangosurv­e sendet që ndodheshin në kasafortën e vjedhur: 9.500 euro, një orë "Roleks DayData" ngjyrë gri metalizato, një orë "Roleks Day- Data" ngjyrë floriri, një orë "Jaeger Lecoultre" ngjyrë floriri, tre byzylykë floriri, një varëse floriri si dhe një automjet i tipit "Fiat Punto" ( i cili ka shërbyer për transporti­min e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes). Ndërkaq, mësohet se vetëm vlera e bizhuteriv­e shkonte në rreth 100 mijë euro. Lidhur me këtë rast, policia ia kaloi materialet prokuroris­ë, duke i akuzuar personat e lartpërmen­dur për "Vjedhje, e kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ?? I arrestuari, Eduart Ngota
I arrestuari, Eduart Ngota
 ??  ?? I arrestuari, Zenel Dama
I arrestuari, Zenel Dama
 ??  ?? Në kërkim, Rajmonda Bruçi
Në kërkim, Rajmonda Bruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania