Gazeta Shqiptare

Sulm terrorist në Barcelonë, 13 viktima

Pas ngjarjes, reagon Ambasada jonë në Spanjë: Nuk ka asnjë shqiptar të lënduar Furgoni përplas turmën e njerëzve, arrestohet autori

- Voltiza Duro

Një sulm terrorist ka tronditur Barce lonën pasditen e djeshme, me pasojë vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e më shumë se 60 të tjerëve, mes të cilëve edhe fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në një zonë turistike të qytetit spanjoll e njohur si "La Rambla", ku një furgon ka përshkuar 600 metra duke përplasur masivisht turmën e njerëzve. Ambasada shqiptare në Spanjë ka bërë me dije se mes viktimave nuk ka shqiptarë.

SULMI TERRORIST

Pasditen e së enjtes, në sheshin "La Rambla", një furgon ka hipur në trotuar dhe ka përplasur qindra vetë. Autoritete­t spanjolle kanë arritur të identifiko­jnë dhe të vënë nën pranga një nga autorët e sulmit, 28vjeçarin Driss Oukabir, nga Maroku, i skeduar nga poli- Furgoni përshkoi 600 metra duke përplasur masivisht turmën e njerëzve, duke lënë të vdekur 13 viktima e më shumë se 60 të plagosur. Fatmirësis­ht, mes viktimave nuk ka shqiptarë.

cia si pjesë e grupeve terroriste, si dhe kanë shpallur në kërkim tre të tjerë të dyshuar si bashkëpunë­torë. Shërbimet e Emergjencë­s kanë mbërritur menjëherë

në vendngjarj­e dhe është bërë mbyllja e linjave të metrosë si dhe e dyqaneve përreth zonës, ndërkohë u është bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë sa më larg zonës së rrezikut, kryeqendrë­s së Katalunjës.

PENGMARRJA

Përveç sulmit me fugon, raportohet se dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant turk pranë zonës së sulmit dhe kanë marrë peng disa prej personave të ndodhur aty. Forcat policore janë përpjekur të negociojnë me pengmarrës­it për lirimin e pengjeve.

Ambasada shqiptare në Spanjë ka njoftuar se mes viktimave të sulmit terrorist nuk ka shqiptarë, dhe ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen në Barcelonë që të qëndrojnë sa më larg vendit ku ndodhi sulmi dhe të ndjekin udhëzimet e autoritete­ve vendore. Madje, për ata që kanë nevojë të këshillohe­n në lidhje me ngjarjen është vënë në dispozicio­n numri i telefonit 0034667673­333.

DËSHMITË

Sipas fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, këmbësorët vraponin nga të katra anët duke bërtitur për të gjetur zona të sigurta. Daniela Goicoechea, që po ecte përgjatë "La Rambla" me tre fëmijë të moshës një, dy dhe pesë vjeç, tha për ' The Independen­t': "Njerëzit nisën të vrapojnë, por nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Ne ishim të humbur, vrapuam me tre fëmijë dhe u fshehëm në një kafene aty pranë".

 ??  ?? Sheshi "La Rambla" në Barcelonë ku ndodhi sulmi
Sheshi "La Rambla" në Barcelonë ku ndodhi sulmi
 ??  ?? Driss Oukabir, një nga autorët e arrestuar
Driss Oukabir, një nga autorët e arrestuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania