Gazeta Shqiptare

Mbreti kërkonte që Saranda të quhej Zogaj

Ekspozita, Zogu i dhuron “qytetin” Kryqit të Kuq që drejtohej nga e motra, ja aktet noteriale

- Fatmira Nikolli

AKT DHURIMI I SARANDËS ZOG I MBRET’I SHQIPTARËV­ET ME VULLNET TË POPULLIT. Vjeti 1937, me 24 të mujit mars, ditën e mërkurë... Në bazë të ligjës mbi dhurimin e pasunisë së Shtetit në Sarandë me datë 5 prill 1930 dhe t’urdhënit autorizues të Ministriës së Financavet telegrafik­isht, i asht dhurue prej shtetit NALT MADHNIES TIJ ZOGUT- TË PARË, pasunija shtetnore e Sarandës në Zyrën e Ipoteka vet të Delvinës nën zotnimin e tij: duke filluar nga bodrumi i prishun buzë detit dhe vëhet tek depo e gazit, deri te manastiri i prishun e kufizue me sinurin e Lykursit qi zotnojnë me tapi Selim beu me pjestarë, e nga manastiri tue ecun drejt krahut të Sarandës e kurrizit të malit, nga Dardha e Sipërme e Dardha e Poshtëme, deri tek ara e qujtin ‘ Bristane’ qi zotnon me tapi Mitro Gjini, e nga Limani i vogël i Sarandës te kullotja, që përbëhet prej 4082 dynym... Kryqi i kuq Shqiptar merr përsipër të vazhdojë zbukurimin e qytetit të Sarandës”. Akti noterial i sipërcitua­r, është një akt përmes të cili Mbreti Zog i fal Kryqit të Kuq Shqiptar pasuritë e paluajtshm­e shtetërore që ndodhen në qytetin e Sarandës. Një vendim i dhjetorit të të njëjtit vit, marrë nga Komisioni MIKTS qendror i drejtohet Neltësis së Saj Imperijale, Princeshës Senije, Kryetare e Kryqit të Kuq për aprovim. Në të flitet për ndërtimin e 20 shtëpive, 10 të vogla dhe 10 me material të lehtë për të siguruar banimin e nëpunësve, për ngritjen e një kinemaje. Princesha Senije e miraton dy ditë më pas me shënimin: “Urdhnojmë zbatimin”Kryetare e Kryqit të Kuq, Tiranë, me 5 dhetuer 1937( Firma). Nga festimet e popullit të Sarandës për shpalljen e mbretërisë, te koncesione­t, investimet me nga 30 e 500 metra, te shkresat, kërkesat për leje, fotografit­ë e rralla, punishtja e sapunit me emrin e udhëheqësi­t, tek aktet noteriale me rëndësi mbi debatet historike e VKM- të për qytetit e 40 shenjtorëv­e.

Copëza historie të dokumentua­ra shfaqen sot në Sarandë, në një ekspozitë. “Saranda që kishim – Saranda në gjysmën e parë të shek. XX” është një ekspozitë dokumentar­e dhe fotografik­e që Drejtoria e Përgjithsh­me e Arkivave dhe Bashkia e Sarandës çelin sot me 18 gusht, ora 19: 30, në Sheshin e Limanit në Sarandë. Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës do të jenë Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arkivave, Ardit Bido.

Ekspozita është kuruar nga Sokol Çunga dhe Gea Sulo.

JEPINI SARANDËS EMRIN E MBRETIT

Një Fletore Zyrtare që mban datën e datës 26 gusht 1938, pasqyron një vendim të Këshillit të Ministrave, atë nr. 753 që mban datën 6 korrik 1938 për ndryshimin e emrave të qyteteve, fshatrave dhe lagjeve të Shqipërisë. Mes tyre, emri i qytetit të Sarandës ndryshohej në Zogaj( nga Zogu në kohën, atëkohë ai qe mbret), ndërsa emra të tjerë duket të kenë qenë prirje për t’u shqipëruar si: Bistrovica­Kështjelël­zë, DobronikBu­kuranje, GjorovenMa­liplak, Ksamile- Mulliri, Mejden- Sheshe, Sulltan Pajazit- Lagja Mbretnore, Shurkave- Vjosa, BadlonjaMa­lakuqi, Bodari- Bora, Leusa- Mëshira, LeshicaShë­ngjoni, Lipa- Bliri, Lipivani- Qershizë, LushjaLush­një, MusukariMy­shqerrë, Novosela- Fshati i ri, Ogdunini- Qiparisi, Trebozisht­a- Trillagje, Goznishta- Uji i Ftohtë, Rabani- Arbani, ZleushaBuk­uroshe, ÇoroguniBr­egzalli, PotgoraniN­ënmali, etj.

SHKRESA, KONCESIONE E TË TJERA

Një korrespond­encë mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punëve Botore për planin rregullues të qytetit të Sarandës, korrespond­encë mes nënprefekt­it të Sarandës me prefekturë­n e Gjirokastr­ës ku propozon ndërtimin e rrugës Sarandë- Butrint si mjet për promovimin e turizmit kulturor; një hartë e planit rregullues të Sarandës hartuar nga inxhinier Selim Zyma, më 1933. Ka më tej një ligj të Mbretërisë për dhënien me koncesion të Kanalit të Vivarit në Butrint, shoqërisë “Dele”, 23 mars 1929. Veç taksave të ligjshme, Shoqëria “Dele” detyrohet të ndërtojë brenda dy viteve në dobi të komuniteti­t: një ndërtesë për zyrat e doganës, një ndërtesë për rojën e Xhandarmër­isë dhe një frigorifer. Në vijim dallohen shkresat Shoqërisë “Dele” drejtuar kryeminist­risë përmes të cilave njofton se ka nisur prodhimin e sixhadeve më nëntor 1928, dërgon statutin e shoqërisë dhe njofton edhe për ardhjen e një iktiologu francez në Vivar. Mjaft interesant është një raport i Kryetarit të Bashkisë së Sarandës drejtuar nënprefekt­urës, ku renditen punët publike të bëra në qytet mes viteve 19121937; përmenden aty rrugë 100 e 500 metra, 25 e 30 metra, e mes të tjerash përmendet ndërtimi i një nevojtorev­e, siç thotë shkresa, “krejt moderne”. Ekspozita sjell imazhe të bashkisë e nënprefekt­urës mes dy luftërave botërore. Ka raporte kontrolli me parregulls­i të gjetura në zyrat e Doganës së Sarandës, planimetri­a e Bar- Butrintit, kërkesa e Mihal Zahos nga Lugari i Gjirokastr­ës përmes së cilës i kërkon Ministrisë së Punëve Botore leje të çelë një kinema në Porto Edda në Sarandë me 2 nëntor 1941, dhe vendimi i Zyrës së Qarkut Detar të Porto Edda për caktimin e zonave të lejuara për Plazh më 1940, është leja e dhënë Mihal Zahos dhe planvendos­ja e kinemasë së tij.

PUNISHTJA E SAPUNIT “ENVER HOXHA”

Nën emrin e udhëheqësi­t, një vend të veçantë, jo për nga hapësira as vendosja, por për nga subjekti, zë në këtë ekspozitë punishtja e sapunit në Sarandë dhe personeli i saj, i pas 1944- ës.

 ??  ?? Vendimi i Këshillit të Ministrave ku kërkohet që emri i qytetit të Sarandës të ndryshohej në Zogaj
Vendimi i Këshillit të Ministrave ku kërkohet që emri i qytetit të Sarandës të ndryshohej në Zogaj
 ??  ?? Punishtja e sapunit “Enver Hoxha”
Punishtja e sapunit “Enver Hoxha”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Festimet e popullit të Sarandës më 1 shtator 1928, me rastin e shpalljes së Mbretërisë
Festimet e popullit të Sarandës më 1 shtator 1928, me rastin e shpalljes së Mbretërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania