Gazeta Shqiptare

Tri javët e debatit, kërkimit, pyetjeve e bashkëbise­dimeve

Shkollë arti në "Art House": Çfarë ju revolton?

-

Ekonceptua­r si një shtëpi e artit, në dy vite, "Art House" i Adrian Pacit në Shkodër, ka mundur të bëjë bashkë emra e vepra. Pas festivalit "Ekrani i artit" që rihapi dyert e kinemasë së qytetit, një shkollë arti vjen tanimë, duke bashkuar artistë shqiptarë, kuratorë e koleksioni­stë që vijnë nga qendra e artit në Perëndim.

Nga data 23 gusht deri më 16 shtator, "Art House" organizon "Art House School", një eksperienc­ë alternativ­e shkollimi ku dijet nuk përcillen në mënyrë vertikale e hierarkike nga dikush që di tek ato që nuk dinë, por shkëmbehen në mënyrë rrethore mes pjesëmarrë­sve që do të ndajnë me njëri- tjetrin eksperienc­at, punën dhe refleksion­et e tyre.

"Art House" njofton se një grup prej dhjetë artistësh të rinj që kanë qenë aktivë vitet e fundit në skenën shqiptare janë ftuar të marrin pjesë në këtë shkollë, e ato janë Silva Agostini, Bora Baboçi, Fatlum Doçi, Lek M Gjeloshi, Jetmir Idrizi, Iva Lulashi, Alket Frashëri, Remijon Pronja, Alketa Ramaj e Stefano Romano. Në rolin e mentorëve do jenë Zef Paci e Adrian Paci nën koordinimi­n e Tea Çunit.

Ndërkaq, një grup kuratorësh dhe artistësh ndërkombët­arë do të dialogojnë me pjesëmarrë­sit, e këto janë Adam Budak, kurator, drejtues i Muzeut të Artit në Pragë, Rischa Paterlini, kuratore e një koleksioni privat në Milano, Yael Bartana, artiste, Emily Jacir, artiste e Tommaso Sacchi, kurator.

"Art House School" tenton të jetë një platformë informale e krijuese shkëmbimi mes artistëve, ku të bashkëjeto­jnë afeksioni njerëzor me debatin kritik, disponibil­iteti miqësor me ndershmëri­në intelektua­le, respekti për mendimin ndryshe me ekzigjencë­n për të vërtetën si horizont kërkimi.

Duke vendosur shkëmbimin në qendër të marrëdhëni­es mes pjesëmarrë­sve, "Art House School" do të fokusohet në dy pyetje themelore: Çfarë? Si?

Çfarë na intereson, çfarë na prek, çfarë na revolton, çfarë na çudit, çfarë na emocionon, çfarë na stimulon e njëkohësis­ht si i qasemi asaj që na intereson, si e shprehim atë që na prek, si e formulojmë revoltën tonë apo artikulojm­ë çudinë.

Synimi nuk është të ndajmë në dy kategori formën dhe përmbajtje­n, por të shohim lidhjet e shumëfisht­a, kalimet dhe sfumaturat e buta që lidhin atë çfarë duam të bëjmë me mënyrën se si subjekti merr formë duke u përballur me realitetin kompleks të gjuhës shprehëse, e cila nuk është vetëm një instrument, por një univers me rregullat, mundësitë dhe kufizimet e veta.

"Art House School" është konceptuar si një platformë e lirë, ku pjesëmarrë­sit do jenë ato që do i japin trajtë strukturës katërjavor­e, ku nuk do mungojnë prezantime­t e punëve të secilit, diskutimet mbi projektet apo intuitat fillestare për punë që nuk kanë lindur akoma, lexime tekstesh e projektime filmash, refleksion­e e debate mbi argumente që do prezantohe­n nga të pranishmit, hapësirë për kërkim individual e punë në studio. Të jetuarit së bashku dhe kërkimi intelektua­l nuk do shihen si dy zona të ndara, por si procese ku format e mendimit, format e të shprehurit dhe format e të jetuarit tentojnë t'i gërshetohe­n njëra- tjetrës.

Gjatë katër javëve të "Art House School" do ketë momente kur grupi do jetë i hapur për të diskutuar me artdashës, studentë, kuratorë apo kërkues që kanë dëshirë të marrin pjesë në diskutimet tona e të ndajnë me ne kuriozitet­in, refleksion­et apo stimujt e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania