Gazeta Shqiptare

Giorgo Belluscio, arbëreshi që rikthehet

-

Seminari

Ndërko mbëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në kuadër të prezantimi­t të atyre që e ndjekin nga afër në edicionit e 36- të, ka prezantuar sot një arbëresh.

“Giorgos i pëlqen shumë tingulli i çiftelisë. Ai ka menduar disa herë ta gërshetojë këtë tingull me atë të pianos. Mbase Giorgo do të mësojë t’i bjerë çiftelisë, ashtu siç mësoi t’i binte pianos pasi si i vogël kishte qejf t’i prekte tastet e saj. Ndoshta një ditë ai do t’i kompozojë disa nota muzikore me piano e çifteli dedikuar dashurive të mëdha të babait të tij: Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Seminari. Giorgo është i biri i Gianni Belluscio, arbëresh i cili erdhi në Prishtinë nga një fshat afër Kozencës së Italisë vitin e kaluar për të marrë pjesë në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare

I biri, në Itali, ai ishte rritur me të folmen arbëreshe. Arbërishtj­a së pari i kujton babain, pasi ai i kishte folur që në fëmijëri në arbërisht. Edhe sot, ai flet arbërisht veç me të. E ka të vështirë ta kuptojë shqipen që flitet në Shqipëri e Kosovë, por arbëreshët i kupton. Andaj edhe erdhi në Seminarin e sivjetmë; të mësojë shqip.

Ai studion për stomatolog­ji në Romë. Kur lodhet nga mësimet, ai luan piano për orë të tëra. I bie të jetojë larg familjes, por këtë verë erdhi së bashku me ta në Seminar. Më në fund po vinte në vendin për të cilin kishte dëgjuar aq shumë. Ndonëse në televizor e kishin asociuar Kosovën gjithnjë me luftën, Giorgo ishte gëzuar kur e kishte parë atë ndryshe; në lulëzim e sipër. Më në fund, fjalët e babait të tij për Kosovën po merrnin formë në mendjen e tij. Kur kishte qenë më i ri, Giorgo s’e kishte kuptuar dashurinë e madhe të babait për Shqipërinë dhe Kosovën. Tash, si 22 vjeçar, ai i jep të drejtë atij, këto vende janë shumë të bukura.

Bluzën me shqiponjë ai e kishte blerë në Shqipëri, ku ka ardhur dy herë. I pëlqen shumë figura e shqiponjës dhe vetë shqipja; gjuha e paraardhës­ve të tij. Andaj, dëshiron të jetë në gjendje të flasë shqip me ndonjë shqiptar. Mbase një ditë, jo shumë larg nga sot, Giorgo do t’i luajë notat muzikore për Kosovën e Shqipërinë në një nga 20 koncertet e përvjetshm­e të tij në Itali. Përveç Giannit, edhe ne do të ishim fort të lumtur.

 ??  ?? Giorgo Belluscio
Giorgo Belluscio

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania