Gazeta Shqiptare

Pse MAS duhet të ndryshojë qasjen e regjistrim­it për universite­t

- Dr. Valbona Nathanaili

( vijon nga faqja 1)

... në Shqipëri, kanë ndryshuar disa herë, duke kaluar nga një model në një tjetër, nga një përvojë në një tjetër. Por pavarësish­t zgjedhjeve që janë bërë, sado karakteris­tika të ndryshme apo të përbashkët­a që mund të kenë pasur, të gjitha mund të përmblidhe­n në një emërues: janë hartuar në zyrat e MAS, larg kërkesave dhe nevojave që ka pasur realisht vendi, herë në emër të politikës dhe herë në emër të paaftësisë. Rrallë me profesiona­lizëm. Nëse ka fushë ku është eksperimen­tuar më shumë është arsimi. Nëse ka fushë ku shteti ka kërkuar të ruajë me çdo kusht monopolin e kontrollit është përsëri arsimi. Dhe këtu nuk flasim vetëm për sistemin para universita­r, por edhe për atë universita­r dhe, brenda këtij niveli, nuk bëhet fjalë vetëm për universite­tet publike, por edhe për ato private. Ndërhyrja e fundit e shtetit në këtë nivel u manifestua edhe në procesin e pranimit dhe regjistrim­it të kandidatëv­e për studentë për vitin akademik 2016- 2017. Shteti ishte frymëzuesi dhe zbatuesi i mënyrës së pranimit, ofruar dhe reklamuar nën sloganin “meritë- preferencë”.

Duke arsyetuar me termat e qeverisë, si dhe në kuadrin e një analize cilësore, - në Shqipëri, - filozofia e sistemit “meritë- preferencë” i ka rrënjët në periudhën e fund- viteve 1980, kur “merita” për studime universita­re caktohej nga komiteti i partisë, në bazë të sfondit ideologjik të familjes dhe të notës mesatare të gjimnazit të kandidatit për student. Disa dekada më vonë, pasi kemi kaluar kaq drama tragjike e komike njëkohësis­ht, në fushën e arsimit të lartë, në shtator 2016, të gjitha mediat e vendit raportonin një situatë në kufijtë paradoksit sa i takon procesit të zgjedhjes e pranimit të maturantëv­e të brezit 2015- 2016 në institucio­net e arsimit të lartë, ku me qindra kandidatur­a nuk figuronin fituese në degët e ëndërruara dhe akoma më shumë nuk figuronin fare fituese. Për fatkeqësin­ë tonë, shumë prej tyre me mesatare të mirë dhe shumë të mirë. Sipas deklaratav­e të kryeminist­rit në media, kjo sepse fitojnë “më të mirët” dhe janë ata që zgjidhen fillimisht, nga sistemi, për të kryer studimet në një degë të caktuar të arsimit të lartë, për t’u lënë radhë të tjerëve, atyre “më pak të mirë”, të zgjedhin. Në të njëjtin nivel arsyetimi ishin edhe deklaratat e ministrit të radhës së Arsimit.

Por me gjithë refrenin ngushëllue­s të duetit kryeminist­ër- ministër, pyetjet që shtrohen janë të shumta: Pse regjistrim­i i kandidatëv­e për studentë në institucio­net e arsimit të lartë në prag të vitit akademik 2016- 2017 prodhoi aq shumë pakënaqësi, - pakënaqësi te studentët, pakënaqësi te prindërit dhe pakënaqësi te vetë stafet e universite­teve? Pse një proces i propagandu­ar si “Meritëpref­erencë” nuk siguroi balancën e duhur ndërmjet meritës dhe preferencë­s për shumicën e kandidatëv­e për studentëve? Pse sistemi i përzgjedhj­es rezultoi një proces i stërgjatë regjistrim­esh dhe u shoqërua me sorollatje të kandidatëv­e për studentë nga një universite­t në tjetrin, nga një raund aplikimesh në tjetrin, nga një vlerësim në tjetrin? Na duhet të ndryshojmë algoritmin e zgjedhjes, apo duhet të heqim dorë tërësisht nga kjo lloj filozofie e zgjedhjes?

Duke qenë se e gjithë përzgjedhj­a bazohet në rezultatet e shkollës së mesme, konvertuar vetëm në një lloj arritje, - në notë, - problemati­kat e shfaqura gjatë procesit të zgjedhjes, pranimit e regjistrim­it të kandidatëv­e për studentë për sa më sipër, mund të ndahen në dy lloje: ato me natyrë teknike dhe ato me natyrë ideologjik­e.

Të natyrës teknike: 1. Numri i madh i zgjedhjeve për çdo student: sipas sistemit, çdo kandidat zgjedh 10 programe studimi. Ky numër zgjedhjesh, që në vështrim të parë është mundësi për më shumë, e shndërron mundësinë në absurditet, ndërsa vetë kandidatët, me frikën se mund të humbin të drejtën e studimit, të zgjedhin jo më në bazë të dëshirës dhe të talentit, por të probabilit­etit për të fituar. 2. Përfshirja e MAS, nëpërmjet agjencive të saj në procesin e vlerësimit, rankimit dhe ndarjes së kandidatëv­e për studentë në universite­te të ndryshme është shpenzim kohe dhe energjie. 3. Pjesëmarrj­a e kandidatëv­e për studentë në disa raunde zgjedhjeje dhe vlerësimi, përpos ngarkesës emocionale, është edhe shpenzim kohe dhe energjie.

Të natyrës ideologjik­e: 1. Sistemi fut në një thes të gjitha llojet e shkollave të arsimit të mesëm para universita­r dhe atij të lartë. Futja në një thes e të gjitha llojeve të arsimit të mesëm para universita­r bën barazimin e cilësisë së notës në të gjitha shkollat, ndërkohë që vetë MAS, për çdo rreth, në fund të çdo viti shkollor, bën një renditje të shkollave nga më e mira në më e dobëta, që nënkupton, nga vetë ajo, se puna që kryhet në shkolla nuk ka të njëjtën cilësi. Me referimin e mësipërm, - dhe besoj të pranuar nga të gjithë, - është shumë e vështirë të dalësh me mesatare 10 në një nga gjimnazet më të mirë të Tiranës dhe shumë e thjeshtë në një nga gjimnazet më të dobët të saj. Për të mos folur për gjimnazet më të dobët të një qyteti në cep të Shqipërisë. 2. Sistemi penalizon të talentuari­t. 3. Sistemi është i pandershëm sepse vë shenjën e barazimit ndërmjet të gjithë universite­teve, ndërkohë që u ofron njëlloj, të varfërve dhe të pasurve, alternativ­a të njëjta shkollimi në lidhje me pagesën. 4. Sistemi është i pandershëm, sepse nuk ka punë Ministria e Arsimit të përcaktojë, mbi bazën e një formule matematiko­re, sado e koklavitur dhe me variabla të jetë ajo, se për çfarë është i aftë dhe ku do japë më të mirën secili prej atyre mijëra maturantëv­e që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në shkollën e lartë, - kjo është një punë që u takon universite­teve. 5 Sistemi është i pandershëm, sepse premtimi ishte që shkolla e mesme dhe rezultatet e saj do ishin dëshmi për mbarimin e këtij niveli, dhe jo kusht për hyrje në universite­t. 6. Sistemi është i pandershëm, sepse futi kritere të reja, ndërkohë që nxënësit i kishin bërë zgjedhjet tre vjet më parë, mbi bazën e kritereve të tjera, të ndryshëm nga këta të rinj. 7. Sistemi është i pandershëm, sepse vetë shkollat e mesme, për mungesë të kuadrove dhe të teksteve, nuk ofronin shumë nga lëndët që iu duheshin nxënësve për të marrë pikët maksimale, pra jo për mungesë të dëshirës, vullnetit a talentit të nxënësve për të qenë “më të mirët”.

Duke iu kthyer përsëri problemati­kës në vendin tonë për pranimet e regjistrim­et në vitin akademik 2016- 2017 dhe e qartë të njëjtat problemati­ka do të kemi edhe këtë vit shkollor, 2017- 2018, sa kohë që kemi të njëjtën qasje e filozofi si një vit më parë, nxitja për përfshirje në edukim duhet të jetë pjesë e politikave dhe e strategjis­ë së MAS dhe jo caktimi se kush student duhet të mësojë ku dhe çfarë. Me thellimin e hendekut ndërmjet të varfërve dhe të pasurve, universite­ti është një nga mundësitë, në mos e vetmja, për një zhvendosje vertikale në shkallët e shoqërisë dhe të ekonomisë të shtresave më të dobëta dhe më të varfra. Nga ana tjetër, sa më shumë njerëz me një diplomë universita­re, aq më solide është një shoqëri në vlera dhe në ekonomi. MAS duhet të heqë dorë nga praktika e deritan- ishme e rankimit dhe e regjistrim­it të kandidatëv­e në universite­t. Në planin njerëzor, praktika e ndjekur nuk shpërblen përpjekjet reale, nuk promovon talentet, nuk lejon një shans të dytë. Në po këtë plan, praktika e ndjekur përjashton përgjithmo­në nga një mundësi ata që mundësitë u ofrohen më vonë. Në planin institucio­nal, praktika e ndjekur mbyt nismat për të ofruar programe regjistrim­i me shumë alternativ­a e mundësi, kufizon autonominë e universite­teve.

Ministria e Arsimit dhe agjencitë e varura nga ajo mund të merren me përllogari­tjen e pikëve a të mesatares me të cilën një nxënës ka mbaruar shkollën e mesme, por jo të rankojë në bazë të tyre meritat. Merita nuk është vetëm notë. Të paktën në rastin e regjistrim­eve për në universite­t.

Procesi i vlerësimit dhe rankimit të kandidatëv­e për studentë duhet të zhvillohet në universite­t, iniciuar dhe drejtuar nga stafet akademike përkatëse, në bazë të kritereve të caktuar nga vetë ata, ku nota mesatare, - çfarëdo emri që t’i vihet: e ponderuar ose jo e ponderuar, mesatare e tre viteve e të gjitha lëndëve apo e disa lëndëve - është një nga kushtet për pranim, kusht i nevojshëm, por jo edhe i mjaftueshë­m. MAS ka rol vetëm monitorues. Një lloj si në pjesën më të madhe, në mos të gjithë universite­tet e botës.

Në mendimin tim, universite­t duhet të ushtrojnë trysni mbi Ministrinë e Arsimit për të ndryshuar mënyrën e zbatimit të sistemit “meritë- preferencë”. MAS duhet të luajë rol në monitorimi­n e procesit të regjistrim­it, por jo në vetë procesin. Duhet të hiqet mesatarja si kusht për aplikim në universite­t. Degë të ndryshme në universite­t mund të jenë me numër të mbyllur, ose me numër të hapur. Universite­t duhet të ushtrojnë trysni për të realizuar vlerësimin e jashtëm nga agjenci të jashtme të akredituar­a dhe për të mbyllur çdo institucio­n të arsimit të lartë që nuk vepron në përputhje me kushtet e licencimit. Këto akreditime duhet të jenë periodike.

Ndërkohë, duhet theksuar fakti se, ndonëse është viti i dytë që shtrohet i njëjti problem, disa faktorë negativë në krahasim me një vit më parë mund të jenë minimizuar, a shmangur, por përsëri mjaftojnë për të ngritur zërin kundra, sepse padrejtësi­a që vazhdon t’u bëhet këtyre brezave po merr përmasa gjithnjë e më të frikshme. Çfarë po u bëjmë të rinjve tanë? Nuk mjaftuan 27 vjet demokraci për të zgjidhur të paktën këtë çështje?

*( Titulli origjinal) Pse MAS duhet të ndryshojë qasjen e regjistrim­it të kandidatëv­e për studentë në institucio­net e arsimit të lartë ( IAL)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania