Gazeta Shqiptare

Skënderbeu ' flirton' me fitoren në Zagreb

Korçarët barazojnë 1- 1 në Kroaci. Latifi shënon në të 37- ën, Henrikez barazon në shtesë Bardhekuqv­e iu anulua një gol i rregullt në minutën e 10- të

- Jeton Selimi

Skënderbeu ' flirton' me fitoren, por kënaqet me një barazim 1- 1 në "Maksimir" të Zagrebit kundër Dinamos së fortë. Një ndeshje me dy fytyra për ekipin korçar, autor i një paraqitjej­e mbresëlënë­se në pjesën e parë, por totalisht i tërhequr në pjesën e dytë, çka prodhoi dhe barazimin e vendësve. Mbase do të kishin bërë një tjetër kronikë nëse kryesori Treimanis nuk do të kishte anuluar golin e rregullt të korçarëve në minutën e 10- të, por që u sinjalizua si i parregullt nga vijërojtës­i. Ashtu siç pritej, trajneri Ilir Daja hedh në fushë skuadrën me rreshtimin 4- 3- 3, duke i besuar që nga minuta e parë majën e sulmit 23- vjeçarit nga Gambia Ali Soue. Skënderbeu e nis mirë takimin, duke treguar dhëmbët, pasi në dy minutat e para e mban të mbërthyer në gjysmëfush­ën e vet Dinamon. Megjithatë, rastin e parë e kanë pikërisht kroatët, që në të parën dalje në fushën e korçarëve në minutën e 3- të rrezikojnë me Hoxhiç pas një krosimi nga e djathta. Më pas radha është e Fernandez, që provon nga distanca. Skënderbeu tregon se tashmë Dinamo nuk është më një model për t'u ndjekur, pasi diferencat janë mbyllur ndjeshëm. Në minutën e 32- të, Enis Gavazaj tregohet i pavëmendsh­ëm për të përfituar nga pasiguria e mbrojtjes vendase. Më pas janë bardhekuqt­ë që kontrolloj­në

lojën, dhe në minutën e 37- të arrijnë avantazhin më se të merituar, kur Liridon Latifi shënon golin e epërsisë falë asistimit të mrekullues­hëm të Gavazajt. Pjesa e dytë nis sërish me gol të anuluar për Skënderbeu­n, por kësaj here sinjalizim­i i vijërojtës­it ësh-

të i rregullt, pasi Soue është paksa më i avancuar sesa mbrojtja vendëse. Më pas të besuarit e Dajës tërhiqen dhe presin të godasin në kundërsulm, ndërsa fushën e kontrolloj­në lojtarët e Dinamos, që i afrohen në disa momente barazimit, sidomos në

minutën e 84- rt, por Orges Shehi tregohet i jashtëzako­nshëm me pritjen e tij. Gjithsesi Dinamo do mund të shënojë vetëm në minutën e 94- rt, atëherë kur Henrikez arrin të mposhtë Shehin, që deri në këtë çast ishte i pakalueshë­m për vendësit.

Mbyllet 1- 1 në Zagreb, ndërsa kualifikim­i do të ndahet një javë më pas në "Elbasan Arena", me Skënderbeu­n që ka më shumë se një arsye për të besuar se mund t'ia dalë për të eliminuar një rival të frikshëm dhe për të siguruar grupet e Ligës së Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania