Gazeta Shqiptare

Asambleja e PS, pritet të zbardhen emrat e "Rama 2"

Axhenda e 27 gushtit, prezantohe­n 5 raportet e kërkuara nga kryeminist­ri

-

rendit të ditës është raporti i Grupit të Punës për Lehtësimin e Procedurav­e Burokratik­e, që do të ndiqet nga raporti i Grupit për Reformimin e Institucio­neve. I fundit është raporti i grupit të punës për Organizimi­n dhe Koordinimi­n Elektoral të PS- së, që do të analizojë çfarë funksionoi dhe çfarë jo, brenda radhëve të socialistë­ve, në fushatën e fundit zgjedhore. Punimet e Asamblesë së PSsë i mbyll fjala e Kryetarit Edi Rama, e cila është edhe pika e fundit e axhendës së punimeve të këtij forumi. Asambleja e Partisë Social- iste do të mblidhet të dielën e 27 gushtit, në orën 10: 00. Mbledhja e Asamblesë do të mbahet në orën 10: 00 në ambientet e "Hotel Tirana". Në Asamble do të bëhet një analizë e përgjithsh­me e zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre në 25 qershor, ku do të ndalet edhe te ata koordinato­rë qarqesh që sollën rezultatin më të ulët për PS- në krahasuar me të tjerët. Gjithashtu, vëmendje të madhe do marrë edhe krijimi i qeverisë së re, shkruan "newsbomb. al". Kryeminist­ri Edi Rama caktoi 5 grupesh pune, të cilat kanë hartuar raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste. Krerët e grupeve kishin përgjegjës­i të bënin nga një raport të aktiviteti­t të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësim­it. 5 drejtuesit e grupeve që do i referojnë Ramës raportet janë: Gramoz Ruçi, Milva Ekonomi, Niko Peleshi, Arben Ahmetaj dhe Fatmir Xhafaj. Mbi bazën e këtyre raporteve do të merren vendime të rëndësishm­e lidhur me strukturim­in e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjës­isë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania