Gazeta Shqiptare

Rezoluta e SHBA: 600 mln USD për muxhahedin­ët e Tiranës

Shpenzimet në Shqipëri, Kongresi amerikan kërkon dëmshpërbl­im nga qeveria e Irakut Pritet reagimi ndaj anëtarëve të rezistencë­s iraniane

-

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pjesëtarëv­e të opozitës iraniane, jo vetëm nuk zbehet, por tashmë, veç kundërshti­meve ndaj regjimit të Ajatollahu­t, Kongresi amerikan kërkon dhe dëmshpërbl­im nga qeveria e Irakut për pronat që u janë marrë 2.700 pjesëtarëv­e të MEK, në mënyrë që ata të mbulojnë shpenzimet e jetesës së tyre në Shqipëri. Në një rezolutë, depozituar në Kongresin amerikan, 5 kongresmen­ë kërkojnë që t'i bëhet thirrje qeverisë së Irakut, që të kompensojë ish- rezidentët e "kampit Ashraf" dhe "kampit të Lirisë", pasi pronat e tyre u janë kaluar grupeve dhe individëve pranë qeverisë. Në rezolutë thuhet se, edhe pse mes qeverisë amerikane, asaj të Irakut dhe misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak është rënë dakord që pas largimit të këtyre personave nga dy kampet, pronat e tyre të ruheshin dhe të shiteshin nga pronarët e tyre, pra nga pjesëtarët e MEK, qeveria irakiane ua ka shitur apo dhënë ato personave pranë saj. Sipas "TCh" bëhet fjalë për prona që kapin shifrat e 600 milionë dollarëve, duke nisur që nga automjete, sende personale, banesa, e çdo pasuri tjetër që është ndërtuar prej tyre gjatë kohës së qëndrimit në kampin Ashraf dhe atë të Lirisë. Shumë kjo, që do të duhej të ishte përfituar nga pjesëtarët e opozitës iraniane, të cilët jetojnë në Shqipëri, në mënyrë që ata të mbulonin shpenzimet e jetesës së tyre në vendin tonë. Thënë më ndryshe, 600 milionë dollarë, të cilat do të hynin në ekonominë shqiptare. Tashmë mbetet për t'u parë reagimi i qeverisë së Irakut dhe sa e gatshme do të jetë ajo që të kompensojë anëtarët e rezistencë­s iraniane. Pak ditë më parë në takimet që katër senatorët amerikanë patën me drejtues të shtetit dhe politikës shqiptare dhanë disa mesazhe për mbështetje­n e SHBA ndaj vendit tonë për luftën kundër terrorizmi­t. Ambasada amerikane bëri një njoftim të shkurtër, sipas të cilit "Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partnerite­tin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpuni­mit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmi­t". Situata politike në Shqipëri nuk ishte qëllimi i vizitës së tyre. Disa ditë më pas, u zbulua se vizita në kampin ku qëndrojnë disa mijëra muxhahedin­ë ishte, në fakt, qëllimi i udhëtimit nga Shtetet e Bashkuara. Senatorët amerikanë nga rebelët iranianë, që Teherani zyrtar i konsideron një grup terrorist. Entuziazmi i mijëra muxhahedin­ëve që kanë marrë në kamp edhe një bandë muzikore duket se ka habitur vetë senatorët, ndërkohë që u mbajt i fshehtë nga autoritete­t shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania