Gazeta Shqiptare

Rikthimi i vizave, Malaj: Bashkëpuni­m me qeverinë holandeze

Këshilla e ish- ministrit: 5 hapat që duhet të ndiqen

-

Ish-

ministri socialist i Financave, Arben Malaj reagoi dje për lajmin e rikthimit të vizave për shqiptarët nga ana e Holandës, ndërsa sugjeron 5 hapa që duhet të ndiqen menjëherë fillimisht për të qartësuar nëse lajmi është i vërtetë. Kjo kërkesë i drejtohet Ministrisë së Jashtme. Malaj sugjeron edhe me 4 hapa të tjerë lidhur me rrezikun e kthimit të vizave me shtetin evropian. "N. q. s. lajmi nuk është i vërtetë, çdo angazhim publik alarmues është jo i drejtë dhe jo produktiv. Së pari, duhet që ky lajm të konfirmohe­t nga Ministria e Jashtme; Së dyti, procesi i integrimit europian është i gjatë dhe në këtë periudhë të gjatë, herë pas here, vende të ndryshme mund të paraqesin shqetësime të ndryshme. Shpeshherë, në vendet e BE, gjatë periudhave të tyre elektorale, tensionet kundër hapjes së kufijve dhe tregut të punës dhe sidomos agresivite­ti kundër emigrantev­e është pjesë e platformav­e elektorale, sidomos në vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses në parlament. Së treti, analiza serioze e këtyre kërkesave dhe bashkëpuni­mi me këto vende dhe institucio­net e BE- së për t'i sqaruar, zbutur apo reduktuar këto shqetësime mbetet prioritet i përhershëm i qeverise dhe parlamenti­t. Së katërti, kërkesat e herëpasher­shme që BE kushtëzon vendet kandidate apo aspirante nuk bëhen për të ushqyer agresivite­tin partiak, por për të përafruar qëndrimet dhe angazhimet e përbashkët­a të të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërore", shprehet z. Malaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania