Gazeta Shqiptare

Rikthimi i vizave për Shqipërinë, zbardhet raporti i plotë

Arsyet e kërkesës së policisë së Holandës për heqjen e vizave të shqiptarëv­e "Bandat kriminale shqiptare kërcënim për shoqërinë"

- Valentina Madani

"Për Noriegen, me te madhin e Tiranes dhe Ditziun e tij! Në raport përshkruhe­t se nga vëzhgimet e Policisë së Amsterdami­t, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrj­es në veprimtari kriminale”, - tha zoti Berisha.

Shtimi i bandave krim inale shqiptare ka detyruar policinë dhe prokurorin­ë holandeze të këshillojë rikthimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Sipas tyre kriminalit­eti shqiptar mbetet kërcënim për shoqërinë holandeze, sipas këtij raporti. Në një situatë të tillë, kur elementët kriminalë shqiptarë janë fuqizuar se tepërmi vitet e fundit në Holandë, policia në bashkëpuni­m me prokurorin­ë holandeze ka këshilluar qeverinë për të pezulluar lëvizjen e lirë me Shqipërinë. ABC News ka siguruar raportin e plotë të policisë holandeze, e cila përshkruan një panoramë të krimit të organizuar shqiptar në Holandë. "Kriminelët shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëv­e shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë. Ka një mbi prezencë të madhe të shqiptarëv­e në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Një tjetër problem janë klandestin­ët shqiptarë, të cilët përdorin portet holandeze për të ikur ilegalisht në Angli." Kjo mbështetet dhe nga një burim në Policinë Holandeze, që thotë se për momentin trafikantë­t e drogës dhe ata njerëzorë që përbëhen kryesisht nga shtetas shqiptarë, janë destinuar si rreziku më i serioz për rendin publik në Holandë. Sipas policisë, në vitet e fundit të paktën 5800 persona janë regjistrua­r në sistemin policor në lidhje me veprat penalë të kryera në territorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. Shqiptarët janë të implikuar kryesisht në trafikun e drogës, trafikimin njerëzore si dhe pastrimin e parave. Një faktor shqetësues i policisë holandeze është që në Shqipëri është relativish­t e lehte të ndryshosh emrin dhe mbiemrin, gjë që sipas raportit është bërë nga rreth 700.000 në Shqipëri. Sipas raportit, kjo Shqetësimi

i ngritur në lidhje me rikthimin e regjim it të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare, por ai ekziston. Në përgjigjen e saj zyrtare, ambasada holandeze në Tiranë, shprehet se ky raport, i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze, ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë, por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar. Rritja e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë, për të cilën shprehet shqetësimi i rikthimit të regjimit të vizave për shqiptarët, ka bërë që policia e këtij shteti të përgatisë një raport konfidenci­al, të cilin do t'ia prezantojë Ministrisë së Drejtësisë holandeze. "Ora News" kontaktoi me ambasadën holandeze në Tiranë në lidhje me këtë shqetësim, e cila u përgjigj se është në dijeni të artikujve në shtypin holandez për këtë raport, por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar nga ministria. Shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare. Pas lajmit të qarkulluar në media se autoritete­t holandeze, të shqetësuar nga rritja e kriminalit­etit dhe e trafikut të drogës nga shtetasit shqiptarë në shtetin holandez, "Ora News" kontaktoi me ambasadën holandeze në lidhje me mundësinë e rikthimit të vizave. Në përgjigjen e saj zyrtare, ambasada holandeze në Tiranë, shprehet se ky raport, i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze, ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe Sigurisë, por ende nuk ka asnjë prezantim zyrtar. "Ne jemi në dijeni të artikujve të shtypit holandez në lidhje me një raport konfidenci­al nga policia holandeze për sa i përket zgjerimit të krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë. Ky raport aktualisht po studiohet nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, ende nuk i është prezantuar ministrisë zyrtarisht", deklaroi zj. Dewi Van de Werd. "Kriminelet shqiptarë shikohen si një kërcënim serioz për shoqërinë Holandeze pasi janë të implikuar në trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe kanabisit, trafikimin njerëzor dhe pastrim parash. Roli i kriminelëv­e shqiptarë po forcohet, dhe ka marrë një rol prominent në Holandë", thuhet në raport.

do të thotë që rreth 1 në 3 shqiptarë ka bërë ndryshime në identitet, gjë që vështirëso­n punën e policisë në Holandë. Sipas raportit, përveç ndryshimit të emrit që mund të bëhet në një mënyrë legale në Shqipëri, ka dhe raste ku një person ka mundur të ndryshojë dhe atësinë dhe datëlindje­n e tij në pasaportë, diçka që në asnjë vend nuk do të ishte e mundur. Në raport përshkruhe­t se nga vëzhgimet e policisë së Amsterdami­t, shumë rrallë shihen shtetas shqiptarë që qëndrojnë si turistë legjitimë në Holandë. Pothuajse të gjithë shqiptarët që qëndrojnë në Holandë janë për shkak të pjesëmarrj­es në veprimtari kriminale. Raporti tregon se pas liberalizi­mit të vizave, puna e kriminelëv­e shqiptarë në Holandë është lehtësuar. Por, sipas raportit rritja e faktorit të krimit në Holandë është diçka e vitet e fundit dhe qeveria e këtij vendi për këtë arsye duhet të marrë masa konkrete dhe të menjëhersh­me për të mos lejuar që krimi shqiptar të forcohet dhe stabilizoh­et struktuali­sht në Holandë. Për këtë arsye i është kërkuar qeverisë të pezullojë lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë në zonën Schengen. Raporti u pa si një shqetësim nga aktorë politikë vendas, për të cilin reagoi me anë të një statusi në "Facebook" edhe ish- Presidenti Bujar Nishani, si dhe kryetari i Grupit Parlamenta­r i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Shqetësime­ve të tyre për rikthimin e vizave për shqiptarët iu përgjigj ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili i quajti këto aludime si politikë vere.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania