Gazeta Shqiptare

Ekstradimi i Alek Hatiajt, MD shkresë Italisë

-

Ministria

e Drejtësisë i kërkon shtetit italian të japë garanci që vendimi për Alket Hatijajn, njeriu i cilësuar si zot i drogës, do të rishqyrtoh­et nga e para. Kërkesa për garanci është bërë sipas parashikim­eve të Kodit të Procedurës Penale, që hyri në fuqi me datë 1 gusht, raportoi News24. Në Kod parashikoh­et, që për ekstradimi­n e një shtetasi shqiptar, nevojitet që shteti kërkues të japë garanci se do ta shqyrtojë vendimin e dhënë në mungesë të të pandehurit. Për Alket Hatiajn, vendimi me 20 vite burg për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës, është marrë në mungesë të tij. Ndaj, nevojitet që ky vendim të rishikohet, me qëllim që të mos shkelen të drejtat e personit të pandehur dhe që ai të ketë mundësi për mbrojtje efektive duke i dhënë mundësinë të paraqesë prova e fakte në favor të tij. Nëse autoritete­t italiane nuk japin përgjigje pozitive për kërkesën në fjalë, atëherë gjykatat shqiptare, janë në kushtet e refuzimit të ekstradimi­t të të kërkuarit. Çështja e Alket Hatiajt solli përplasje mes institucio­neve, pasi 48 pas arrestimit, për qëllime ekstradimi, gjykata e Durrësit e liroi atë me masë detyrimi për paraqitje, me arsyetimin se për të njëjtat fakte që është dënuar në Itali, ka një vendim nga drejtësia shqiptare, të cilin ai e ka vuajtur. Por ndryshe nga Shkalla e Parë, Apeli vendosi t'i caktojë masën e arrestit me burg me afat 40 ditor për qëllime ekstradimi drejt Italisë të Hatiajt, megjithatë ky i fundit u arratis. Krahas çështjes së ekstradimi­t, Këshilli i Lartë i Drejtësisë po heton rreth veprimtari­së së gjykatësit që liroi Alket Hatiajn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania