Gazeta Shqiptare

Vrasja e Çikos, e bija: Babai doli për peshkim

Viktima dhe familja e tij jetonte në kushte të vështira ekonomike. Policia merr në pyetje 15 persona "Sa hipi në makinë, personi i fshehur te ulliri e qëlloi me armë"

- Arbër Sulo

Policia e Sarandës ësh të duke vijuar hetimet për të zbuluar autorin që i mori jetën 50- vjeçarit Vangjel Çiko, i njohur ndryshe me emrin "Gelo", ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ksamil. Gjatë këtyre dy ditëve, grupi hetimor ka shoqëruar në komisariat për të marrë në pyetje rreth 15 persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Burime pranë policisë bënë me dije se mes të shoqëruarv­e ndodhen edhe persona të dyshuar, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë. Por mësohet se për hetuesit e çështjes, dëshmitar kyç mbetet vajza e viktimës, e cila, edhe pse në gjendje të rënduar psikologji­ke, ka treguar se babai i saj sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar për peshkim në momentin që është qëlluar. Sipas vajzës, sapo i ati hipi në makinën e tij, u qëllua me armë zjarri nga një person i cili ishte i fshehur te një pemë ulliri pranë portës së banesës së tyre. Megjithatë, ajo nuk e ka njohur autorin dhe as ka arritur të shquajë karakteris­tika të forta të tij që mund të çonin në identifiki­m nga ana e grupit hetimor. Mësohet se Vangjel Çiko e siguronte jetesën duke peshkuar e duke e tregtuar peshkun në një dyqan pranë banesës së tij. Gjithashtu, ai fitonte disa të ardhura edhe nga një garsoniere që e jepte me qira. Por, kohët e fundit 55- vjeçari dhe familja e tij po përballesh­in me vështirësi të mëdha ekonomike. Çiko, i njohur ndryshe me emrin "Gelo", u qëllua për vdekje mbrëmjen e së shtunës, teksa po parkonte mjetin e tij tip "MercedesBe­nz" në oborrin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23: 50, në lagjen "Baxho", në rrugën "Eqerem Çabej". Ai mori 6 plumba kallashnik­ovi, ndër- sa policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë. Burime të sigurta pranë policisë bënë me dije se pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Vangjel Çiko, është babai i 21- vjeçarit Dhimitër Çiko. Ky i fundit, së bashku me 19- vjeçarin Amarildo Lame dhe 21vjeçarin Albiano Xhezairi, akuzohen se më 24 shtator 2016, vranë 47- vjeçarin Ale- ksandër Bardhi, ngjarje e ndodhur në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Çiko e Lame u kapën nga policia vetëm pak ditë më pas, ndërsa Xhezairi është arrestuar në muajin maj në Greqi i akuzuar për drogë. Por, pas vrasjes së Bardhit, duket se filloi hasmëria. Në 30 tetor 2016, babai i Albiano Xhezairit, Agroni, gjeti një sasi lënde plasëse të llojit tritol të lidhur me celular në automjetin e tij, e cila u çaktivizua nga RENEA. Më 11 dhjetor 2016, 53- vjeçari Agron Xhezairi u vra me kallashnik­ov në një pritë teksa po hynte në banesën e tij, ngjarje kjo ende e pazbardhur. Për këto ngjarje, policia ka dyshime të forta se zinxhiri i vrasjeve ka lidhje me njëra- tjetrën, duke krijuar kështu një sagë të fortë "gjakmarrje­je".

Gjykata e Sarandës ka dënuar dy nga autorët e vrasjes së Aleksandër Bardhit. Vendimi është dhënë më 19.06.2017, nga trupi gjykues i kryesuar nga Enkeleda Doda dhe i përbërë nga Ketra Bajrami e Nevrie Duka. Dhimitër Çiko e Amarildo Lame kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që dosja për Albiano Xhezairin është veçuar, pasi ai gjykohet në mungesë. Gjykata ka dënuar me 18 vjet heqje lirie për "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtj­e pa leje" Dhimitër Çikon, i cili ka përfituar nga ulja e 1/ 3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe është dënuar përfundimi­sht me 12 vjet burgim. Për të njëjtat akuza është dënuar me 12 vjet heqje lirie edhe Amarildo Lame, i cili në bazë të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimi­sht me 8 vjet burgim. Sipas vendimit të Gjykatës, ata duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Viktima, Vangjel Çiko
Viktima, Vangjel Çiko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania