Gazeta Shqiptare

Lejuan ndërtim pa leje në Tiranë, "shkrihet" komisariat­i nr. 1 Tiranë, pezullohet shefi

Arrestohet një 51- vjeçare, procedohen 2 inspektorë bashkiakë

-

TIRANË - Shefi i Komisariat­it nr. 1 në Tiranë, Albert Xhaho, shefi i Seksionit të Policimit në Komunitet në këtë komisariat, Nefail Zyka, si dhe patrulla e policisë që mbulon territorin ku bën pjesë zona e "Rrugës së Elbasanit" janë pezulluar nga detyra. Shkak për këtë masë është bërë një ndërtim pa leje te "Rruga e Elbasanit", pranë Parkut të Liqenit Artificial. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Shiqere Hakaj, 51 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, e akuzuar për ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi ( lavazh) prej 150 m2. Ndërkaq, në njoftimin zyrtar të policisë u bë me dije se u proceduan shtetasit; A. G, 45 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist pranë Inspektora­tit të Mbrojtjes Territorit, Bashkia Tiranë, si dhe G. P., 29 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, rruga "Sabri Tefiku", me detyrë Inspektor i Kontrollit në terren i Policisë Bashkiake Tiranë. Sipas policisë, procedimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale "Ndërtim pa leje, shpërdorim detyre", pasi dje në vendin e quajtur "Rruga e Elbasanit", pranë Parkut të Liqenit Artificial, shtetasja Shiqere Hakaj ka kryer ndërtim pa lejen e organeve kompetente në një sipërfaqe ndërtimi ( lavazh) prej 150 m2. Ata akuzohen për veprën penale "Ndërtim pa leje" dhe "Shpërdorim detyre". "Po në vijim të veprimeve në lidhje me këtë ndërtim pa leje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Drejtoria e Standardev­e Profesiona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit u morën masa administra­tive për punonjësit e policisë: përjashtim nga policia i nd/ specialist­it të Policimit në Komunitet që mbulon zonën; pezullimin nga detyra e patrullës së policisë që mbulon këtë sektor pranë Komisariat­it të Policisë Nr. 1.; pezullimin nga detyra e shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariat­it të Policisë Nr. 1.; pezullimin nga detyra e shefit të Komisariat­it të Policisë Nr. 1", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Po në lidhje me këtë vepër penale nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat janë kryer veprime procedural­e penale dhe po vazhdojnë të kryhen veprime të tjera mbi dyshimet për implikim të punonjësve të policisë pranë Komisariat­it të Policisë nr. 1, Tiranë, të cilët kanë marrë dijeni apo nuk kanë kryer detyrat funksional­e sipas procedurav­e standarde të punës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania