Gazeta Shqiptare

E fejuara e denoncoi për përdhunim, i riu: I gjeta sms e foto në telefon

Gjykata heton në liri 30- vjeçarin, "arrestimi është i paligjshëm" Julian H.: Është hakmarrje, e ndava para dasme

-

Të dielën e 20 gushtit, Julian H. do të digjte shaminë e beqarit, do të lidhte kurorë me R., dhe do t'i premtonte asaj dashuri të përjetshme. Por, fati nuk deshi. Dita që, në fakt, duhet të ishte më e lumtura e jetës së tij, iu kthye në makth. "Gazeta Shqiptare" zbardh historinë e plotë, të rrallë, të një çifti të ri. Mesdita e së dielës, e gjeti Julianin në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Tiranës. Ish- e fejuara e kishte denoncuar për kryerje të marrëdhëni­eve seksuale, pa dëshirën e saj. Ndryshe nga sa pretendont­e e reja, historia ( e denjë për një skenar filmi) ka anën tjetër të medaljes, atë që Juliani rrëfeu para gjykatëses së gatshme, të cilën e bindi ta nxirrte në liri. Juliani i tha gjykatës se me R., njihej që herët, për shkak se janë lindur e rritur në të njëjtin qytet. Me të ishte fejuar pak muaj më parë dhe në fillim marrëdhëni­a mes tyre shkonte mirë. Tre muaj ata jetuan në Itali së bashku, ku Juliani punonte prej vitesh.

Të dy ( çifti në foto), kishin vendosur që pas martese të jetonin në shtetin fqinj, për një jetë më të mirë, ndaj vendosën të lidhnin martesë, jo vetëm atë ligjore, por edhe festën me familjarët e tyre. Kështu, më 3 gusht çifti ju drejtua gjendjes civile, ku shpalli martesën dhe nisën përgatitje­n për ditën e madhe.

"Po ecnim me makinë, kur ajo i nisi emoji ( zemra) në whats up një personi. E pyeta me kë po fliste dhe më tha që ishte një kushëri i largët. I kërkova që ta takonim për kafe dhe ajo u rebelua. Fillova të dyshoj, ndaj e ktheva makinën dhe shkova në shtëpinë e saj. Kërkova shpjegime se kush ishte personi në fjalë, pasi unë gjeta fotot e tij në telefon. Ajo e irrituar theu telefonin. Vendosa pa asnjë mëdyshje të anuloja dasmën dhe u largova bash- kë me familjen në plazh në Shëngjin, kur në gazeta lexova që një person me inicialet J. H 30 vjeç ishte denoncuar nga ish- e fejuara për marrëdhëni­e seksuale pa dëshirë. Fillova të dyshoj, pasi inicialet përkonin me të miat, ndaj siç isha me rroba plazhi u drejtova në komisariat­in e Lezhës. Aty mësova se i kërkuari isha unë dhe sigurisht kërkova të vijohej me procedurat", shpjegoi Juliani dhe avokati i tij. Kallëzimin ndaj tij e cilësoi sajesë të ish- të fejuarës së tij, në shenjë hakmarrje që e la pak ditë përpara martesës. Gjykata vendosi ta lirojë të dyshuarin, pasi shpalli të paligjshëm arrestimin. Juliani, tashmë do të hetohet në gjendje të lirë dhe duket se është më se i vendosur që historia të zbardhet tërësisht.

 ??  ?? Julian H. dhe ish e fejuara e tij K.
Julian H. dhe ish e fejuara e tij K.
 ??  ?? Arben Frroku
Arben Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania