Gazeta Shqiptare

QSUT shpall 49 vende të lira pune për infermierë­t

4 shtatori, afati i fundit për të dorëzuar dokumentet pranë drejtorisë Ja kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët

- Voltiza Duro

Drejtoria e QSUT- së publikoi dje, 49 vende të lira pune për pozicionet infermier i përgjithsh­ëm, infermier reanimacio­ni dhe infermier salle, pranë shërbimeve mjekësore në spitalin "Nënë Tereza". Të gjithë aplikantët e interesuar kanë afat nga data 21 gusht deri më 4 shtator të këtij viti për të dorëzuar dokumentet përkatëse pranë Zyrës së Marrëdhëni­eve me Publikun në QSUT. Njoftimi zyrtar është publikuar nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të këtij institucio­ni, ku janë përcaktuar kriteret për të gjithë kandidatët.

KRITERET

Janë një sërë kriteresh që aplikuesi duhet të plotësojë për t'u shpallur fitues dhe për të ushtruar profesioni­n e infermieri­t. Kështu, mësohet se kandidati duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin "Infermier", të jetë i regjistrua­r tek Urdhri i Infermieri­t, të ketë licencë për ushtrim profesioni, të jetë i aftë për diagnozën infermiero­re, të kryejë saktë të gjitha shërbimet si dhe të ketë njohuri specifike farmakolog­jike. Gjithashtu, kandidatët duhet të jenë të gatshëm për të punuar me tre turne sipas kontratës, të kenë aftësi të mira komunikimi, informimi e pune në grup, dhe të paktën njohuri në një gjuhë të huaj dhe bazat kryesore kompjuteri­ke. Përveç kritereve të përgjithsh­me, në njoftimin zyrtar nga QSUT, janë publikuar edhe disa kritere të veçanta, që përfshijnë njohjen dhe zbatimin e profesioni­t të infermieri­t në mënyrë sa më të përkushtua­r ndaj pacientëve. Disa prej këtyre kritereve konsistojn­ë në njohjen e rregullave të dhënies së medikament­eve, gatishmëri­a për t'iu përgjigjur të gjitha rasteve të urgjencës, njohja e diagnozave bazë e shenjave in- fektive të plagëve operatore, përballimi me sukses i vështirësi­ve të punës dhe njohja e parimeve të kujdesit para e pas ndërhyrjev­e kirurgjika­le.

RIVLERËSIM­I

Për të gjithë kandidatët fitues, do të ketë një rivlerësim në fund të kontratës tremujore. Mësohet se rivlerësim­i do të bëhet duke u bazuar në respektimi­n e etikës profesiona­le, në aftësitë tekniko- profesiona­le të infermieri­t dhe përkushtim­it njerëzor ndaj pacientëve. Ndërsa, aplikantët do të njoftohen nëpërmjet postës elektronik­e ( email) për zhvillimin e fazave të konkursit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania