Gazeta Shqiptare

Përfundon rikonstruk­sioni i shkollës "E Kuqe"

Veliaj: 3 mijë bursa për nxënësit me 10- ta

-

Këtë

vit të ri shkollor, 1 mijë nxënësit e shkollës "E Kuqe" do të mësojnë në ambiente të rikonstruk­tuara si dhe studimi do të bëhet vetëm me një turn. Te kjo shkollë për vite me radhë kanë kryer mësimin edhe nxënësit e shkollës "Hoxha Tahsim", e cila ka qenë jashtë funksionit, por tashmë është drejt fazës finale për të çelur dyert sërish. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në përurimin e shkollës "E Kuqe" u shpreh se viti i ri mësimor do ta gjejë Tiranën me 4 shkolla të reja, çka do të ndikojë në uljen e ngarkesës në shkollat ekzistuese dhe rritjen e nivelit të mësimdhëni­es. "Këtë vit do të nisë shumë shpejt projekti madhor për ndërtimin e 16 shkollave të tjera, prandaj për të mirën e Tiranës të heqim nga fjalori mësimin me dy turne", - theksoi Veliaj. Kryebashki­aku bëri me dije se shkollat e reja që po ndërtohen nuk do kenë vetëm infrastruk­turë të re, por edhe mësues më të mirë, pasi po punohet që mësimdhënë­sit që dalin të parët në konkurse të japin mësim në këto shkolla. Këtë vit drejtorët nuk do të lejohen të bëjnë regjistrim­e mbi kapaciteti­n e lejuar, në mënyrë që të ruhet cilësia e mësimdhëni­es dhe të shpërndahe­t ngarkesa nga shkollat ekzistuese. "I kam kërkuar Drejtorisë Arsimore që asnjë shkollë të mos e kalojë kapaciteti­n, sidomos tani që kemi shkollat e reja ' Hoxha Tahsim', ' Betim Muço' në Kombinat dhe ' Ardian Klosi' te Bregu i Lumit", - tha kryebashki­aku. Veliaj deklaroi gjithashtu, se këtë vit Bashkia e Tiranës do të japë 3000 bursa për të gjithë nxënësit me të gjitha notat 10- ta.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania