Gazeta Shqiptare

Hakmarrja mes bandave rivale te "të fortët" e viteve ' 90

Si u nda kryeqyteti nga "djemtë e rrugës", konfliktet nisnin për arsye banale Saga e vrasjeve, nga Gaz Muça, te ' Djemtë e Rrugës së Kavajës' dhe Yzberishti­t

- Ina Allkanjari

Rënia e regjimit komunist dhe fillimi i tranzicion­it në Shqipëri, e shndërroi kryeqyteti­n në epiqendrën e zhvillimit të krimit. Pas viteve ' 90, Tirana u transformu­a në qytet metropol, ku me mijëra të ardhur u dyndën drejt saj dhe e gjetën të papërgatit­ur e pa asnjë plan zhvillimi për një fluks të tillë migrator. Kjo periudhë solli një shpërthim të llojeve të ndryshme të krimit, si grabitjet, dhuna, vrasjet me karakter banal, madje dhe hakmarrës. Në këtë kohë filluan të shfaqeshin bandat e "të fortëve", të cilët kishin ndarë zonat e influencës kudo në Tiranë, e sot shumë pak prej tyre kanë mbetur gjallë. Krijimi i këtyre "bandave" që morën emra rrugësh dhe zonash nga ku vinin të fortët, solli vetëm vrasje e deri në shfarosje familjesh. Për aq kohë sa vendi ishte i përfshirë dhe i zhytur në kaos, jeta e shqiptarëv­e ishte nën kontrollin dhe tmerrin e plotë të tyre. Forcat policore të asaj kohe e kishin të pamundur të saktësonin çka ishin këto banda dhe shpesh deklarohes­hin si vrasje për larje hesapesh. Ndër bandat më të fuqishme mund të përmendim atë të Gazmend Muçës të "Rrugës Bardhyl", banda e "Trenit të vjetër" dhe "Restorant Durrësit", "Djemtë e Rrugës së Kavajës", ban- da e Selitës dhe ajo e Yzberishti­t. Bandat filluan të konfliktoh­eshin mes tyre, kjo më së shumti si pasojë e tradhtisë mes anëtarëve të grupeve përkatëse, e kështu filloi hakmarrja për shokët që eliminohes­hin nga bandat e tjera rivale. Mungesa e një kapitali të mjaftueshë­m dhe etja për para bëri që këto grupe të drejtohesh­in te droga dhe trafiku i armëve. Kalvari i ngjarjeve të këtyre bandave nisi me një ekzekutim në ' 92- shin, duke i lënë radhën njëra- tjetrës.

BANDA E RRUGËS "BARDHYL" KUNDËR "TRENIT TË VJETËR"

Në zonën "Bardhyl" mbizotëron­te banda e Gazmend Muçës, ndërkohë zona e "Trenit të vjetër" dhe e "Restorant Durrësit" zotërohej nga Naim Zyberi dhe miqtë e tij. Dita kur u vodh një kalë në fermën "Gjergj Dimitrov" në Sauk të Tiranës do të shënonte fillimin e trazirave për jetën e Gaz Muçës dhe familjes së tij. Ai dënohet me shumë vite në burgun e Spaçit, duke i shtuar trimërinë dhe duke i dhënë shtysë më vonë të largohej drejt Italisë dhe të bëhej lider i revoltës mbi keqtrajtim­in e shqiptarëv­e. Më pas kthehet në Shqipëri dhe u cilësua si kreu i rrugës "Bardhyl". Por një konflikt i hapur përpara viteve ' 90 ndërmjet dy krerëve të bandave do sillte përsëri pas disa vitesh përplasje mes tyre. Konflikti i parë, i cili i kishte fillesat para viteve ' 90, ndodhi pasi Gazmend Muça plagosi me thikë Naim Zyberin. Ky i fundit nuk tregoi në polici se kush e goditi dhe u dënua me burg prej regjimit komunist. Por gjithçka nuk ngeli me kaq, ku një provokim i ardhur në prill të 1992 vetëm për një motor të marrë nga banda rivale prej vëllait të vogël të Gaz Muçës, Taulantit, do të hapte një konflikt mes dy grupeve.

VRASJA E GAZMEND MUÇËS

Më 7 prill 1992, Naim Zyberi me bandën e tij në të cilën bënte pjesë dhe Franc Konomi, vendosin t'i japin fund kreut të rrugës "Bardhyl", Gazmend Muçës. Ndërkohë që Muça ndodhej në një lokal pranë shtëpisë së tij në Tiranë, një makinë tip "Opel Kadet" me ngjyrë të verdhë afrohet drejt tij. Në makinë ndodheshin 5 djem të rinj, të cilët ndalojnë në "Xhamllik" përpara vendit ku ndodhej Gaz Muça. Naim Zyberi ka dalë i pari nga makina dhe ka hapur zjarr në drejtim të Gazit, Fatos Keta qëllon pas tij, dhe dyshohet se mund të ketë qëlluar dhe Franc Konomi. Dy breshëri automatiku tip "Tomson" janë zbrazur mbi trupin e Gaz Muçës. Gjithçka nuk mbaroi aty, pasi Taulant Muça betohet për hakmarrje, duke e ditur saktësisht se kush ishin ekzekutues­it e vëllait të tij. Ai mori përsipër të kujdesej për familjen e tij duke u martuar me nusen e Gazit. Vetëm pesë vite më pas Taulanti arriti të planifikon­te hakmarrjen dhe në fund të dhjetorit të vitit 1997 arri- ti të ekzekutont­e Fatos Ketën në kryeqytet, mikun e ngushtë të Naim Zyberit dhe një nga atentatorë­t e vrasjes së vëllait. Ndërkohë, më 6 gusht 1997, Naim Zyberi, i njohur në Tiranë si i "forti" që banonte në zonën e "Trenit të Vjetër", njeriu që vrau Gazmend Muçën në 1992- shin, u ekzekutua në spitalin "San Paolo" të Milanos nga Arben Grori prej një hasmërie të krijuar.

VRASJA E NAIM ZYBERIT

Më 8 gusht të 1997- ës, tre shqiptarë arrijnë të futen në spitalin "San Paolo" me një tufë me lule në duar. Ata i thanë policit që mbante nën kontroll pavijonin se ishin miqtë e Naim Zyberit dhe se donin ta shikonin. Ata arrijnë të kalojnë postblloqe­t dhe mbërrijnë në dhomën e Zyberit, që gjendej i shtruar pas një tjetër atentati që i ishte bërë po ato ditë. Arben Grori qëllon mbi të plot 6 herë dhe Naim Zyberi e kishte të pamundur që të bënte ndonjë lloj rezistence. Tre shqiptarët arrijnë të largohen nga vendi i krimit. Policia italiane pas një hetimi intensiv dhe pas marrjes së informacio­nit nga Shqipëria arriti të identifiko­jë dy prej tre personave që qëlluan mbi Naim Zyberin. Forcat policore italiane bën me dije se ishin Arben Grori dhe një person i njohur me emrin Gerti Gjenerali, autorët e atij atentati në spital. Forcat policore italiane arrestuan Arben Grorin dhe rreth tre muaj më vonë arritën të arrestonin Gjeneralin në Dortmund, i njohur me identiteti­n Gerd Gjinarari, 40 vjeç, nga Tirana.

Më 31 korrik të 1998- ës, Besnik Keta, vëllai i Fatosit, ekzekuton Taulant Muçën me një breshëri automatiku prej 24 plumbash vetëm 300 metra larg shtëpisë së tij.

VRASJA E FRANC KONOMIT

Pas ekzekutimi­t të kreut të bandës së rrugës "Bardhyl", Franc Konomi largohet për në Gjermani, e më pas ka shëtitur nëpër shtete jashtë Shqipërisë, pikërisht për t'iu shmangur hakmarrjes. Por pas plot 18 vjetësh ' fshehjeje', kthimi në Shqipëri ka qenë fatal për të. Franc Konomi njihet si një prej ' të fortëve' të viteve ' 90 që vepronte nga zona e rrugës së trenit e deri te pastiçeri "Flora". Gjithashtu ka qenë për një farë kohe edhe pjesëtar i bandës së famshme të rrugës "Bardhyl". Por më 8 gusht të vitit 2010, Franc Konomi, miku më i afërt i Naim Zyberit, që i kishte shpëtuar burgut por

 ??  ?? Gazmend Muça
Gazmend Muça
 ??  ?? Vendi ku u vra Franc Konomi
Vendi ku u vra Franc Konomi
 ??  ?? Denis Gina
Denis Gina
 ??  ?? Franc Konomi
Franc Konomi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania