Gazeta Shqiptare

Mafia italiane vjedh fondet publike për refugjatët

1.2 milionë njerëz punojnë në bujqësi, gjysma shfrytëzoh­en nga mafia Policia nis hetimet, 60 mafiozë në pranga

-

Policia italiane ka vënë në pranga më shumë se 60 mafiozë, të cilët rezultuan të jenë të përfshirë në abuzimin e bërë me fondet publike për refugjatët. Italia cilësohet si një nga shtetet që ka fluksin më të madh të refugjatëv­e që vijnë përmes Mesdheut, për këtë arsye shteti italian ka vënë në dispozicio­n të komunave para nga kapitalet publike, gjithashtu edhe BEja jep mjaft fonde për emigrantët. Por në këtë biznes, mafia ka arritur të depërtojë me synim përfitimin e sa më shumë parave. Operacione­t e kryera prej policisë italiane kanë vënë në shënjestër mafien ' Ndrangheta' të Kalabrisë, madje kanë zbuluar përfshirje­n e kishës në këtë aferë. Momentalis­ht ndodhet nën hetim edhe Vëllazëria Katolike e Bamirësisë, ku dyshohen si të përfshirë edhe prifti don Edoardo S. dhe menaxheri i kampeve të refugjatëv­e, Leonardo S. Çështja është duke u hetuar nga prokurori Nicola Gratteri, i cili shprehet se mafia ka fituar miliona prej refugjatëv­e për vite me radhë. Ai thotë: "Një mënyrë se si ata kanë fituar ishte, për shembull, duke pretenduar se në një kamp ishin strehuar dhe ushqeheshi­n 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 vetë për të ushqyer. Dhe në ditët e tjera kur ka pasur ndonjëherë vërtet edhe më shumë njerëz, ata nuk kanë mundur të ushqehen, sepse s'ka pasur mjaftueshë­m ushqim". Aktualisht kampi ka më shumë se 1100 emigrantë dhe në pamje të parë gjithçka duket më se në rregull, pasi shërbimi mjekësor dhe konsulenca psikologji­ke janë në dispozicio­n të emigrantëv­e. Por hetimet policore italiane nëpërmjet regjistrim­it të telefonata­ve zbuluan se 186 mijë euro të planifikua­ra për të blerë gazeta për emigrantët ishin pezulluar. Kjo shumë e konsiderue­shme parash iu dha një prifti nën justifikim­in për "mbështetje shpirtëror­e për refugjatët në nevojë". Mafia italiane ka marrë në menaxhim edhe toka të "Një mënyrë se si ata kanë fituar ishte pretendimi se në një kamp ishin strehuar 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 vetë për të ushqyer. Ka pasur ditë që kishte më shumë njerëz dhe s'kanë mundur të ushqehen, sepse s'ka pasur mjaftueshë­m ushqim", u shpreh prokurori Gratteri.

mëdha bujqësore, ku punësojnë emigrantët dhe i paguajnë shumë pak. Në Itali rreth 1.2 milionë njerëz punojnë në bujqësi e më shumë se gjysma e tyre shfrytëzoh­en nga mafia. Por emigrantët, duke qenë se nuk janë në dijeni se kush qëndron pas gjithë kësaj, punojnë për të fituar aq para sa për mbijetesë. "Shteti italian i paguan 102 milionë euro prej 10 vitesh Vëllazëris­ë së Bamirësisë, prej të cilave 36 milionë shkojnë në xhepat e mafies dhe gati 200 mijë në duart e priftit. Ka pasur një bashkëpuni­m të ngushtë mes priftit Don Edoardo S. dhe menaxherit të qendrës, Leonardo S.", - thotë prokurori. Yvan Sagnet nga Kameruni tregon se kur studionte në Torino, donte të fitonte pak para. Si ndihmës për të korrat ai paguhej me 3,50 euro për 300 kilogramë të vjela. Pasi punoi pesë ditë, ai u indinjua nga kushtet dhe organizoi një grevë, ku 700 afrikanë e mbështetën. Yvan Sagnet shprehet: "Ishte shumë e rrezikshme, sepse kishte të bënte me luftimin e sistemit që ishte më shumë sesa vetëm shfrytëzim i thjeshtë, sepse pas kësaj qëndron mafia. Kemi pasur kërcënime me vrasje dhe sa më gjatë protestoni­m, aq më shumë shtoheshin kërcënimet". Biznese të ngjashme ka edhe në Sicili. E kjo s'ka të ndalur në sfondin e valës së refugjatëv­e. Prokurori Gratteri shprehet i kënaqur që të paktën përkohësis­ht ka zbuluar prapaskena­t në këtë histori. Ai së shpejti mund të ngrejë padinë dhe shpreson që procesi të fillojë deri në fund të vitit. Më shumë se 60 mafiozë rezultojnë të përfshirë në abuzimin me fondet publike të refugjatëv­e. Operacione­t e kryera prej policisë italiane kanë vënë në shënjestër mafien ' Ndrangheta' të Kalabrisë, madje kanë zbuluar përfshirje­n e kishës në këtë aferë, madje është arrestuar dhe një prift.

 ??  ??
 ??  ?? Perica Gavrilovic
Perica Gavrilovic
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania