Gazeta Shqiptare

FESTIVALI NDËRKOMBËT­AR I FILMIT ' DEA OPEN AIR' NË FUNDGUSHT

-

Freeway dhe Festhome ose në rrugë të drejtpërdr­ejtë në adresën e festivalit. Ata vijnë jo vetëm nga vendet evropiane, por edhe më gjerë, çka i jep pjesëmarrj­es një gjeografi ndërkontin­entale. Filmat e paraqitur dhe autorët pjesëmarrë­s në konkurrim i janë nënshtruar fillimisht seleksioni­mit paraprak të komisionev­e ndërkombët­are, të mbyllur në fund të muajit mars.

Në garë për çmimet DEA komisionet e përzgjedhj­es paraprake kanë menduar të përfshijnë sivjet 6 filma të gjatë për seksionin e filmit me metrazh të plotë ose konkurrimi­n kryesor si dhe 35 filma në seksionin e filmit të shkurtër. Vetë filmi i shkurtër ofrohet këtë vit në dy nënkategor­i: konkurrim ndërkombët­ar dhe konkurrim studentor. Kategorizi­mi reflekton natyrën e krijimtari­së dhe profilin e autorëve të tyre. Programi special "Miqtë e kinemasë" do të ofrojë edhe 6 filma të tjerë me metrazh të plotë, ku përfshihen tituj të përzgjedhu­r filmash, të prodhuar nga autorë të huaj dhe vendas.

Për drejtorin e "DEA OPEN AIR", Edmond Topi, "Kinemaja, që prezantohe­t këtë vit në programin kryesor të festivalit paraqet imazhin e Evropës, ku dëshirojmë të shkojmë dhe të cilës duam t'i përkasim - një imazh, për këtë arsye tepër të vlefshëm për t'u njohur dhe promovuar. Kësaj prezence evropiane i rri me dinjitet në krah edhe një buqetë e vërtetë gjetjesh, trajtimesh dhe individual­itesh nga e gjithë bota, që festivali planifikon t'u ofrojë të ftuarve të vet profesioni­stë dhe publikut të interesuar në programin e filmit të shkurtër." Sfidë e Edicionit të Katërt të "DEA OPEN AIR" mbe- tet afrimi i audiencave me filmin. Për këtë qëllim krahas promovimit të aktiviteti­t dhe produktit filmik në qytet dhe në media, DEA në bashkëpuni­m me Neptun Saranda do të organizojë dhe një lotari, në fund të të cilit do ndahet një çmim. Pjesëtarët e publikut do të pajisen në hyrje të kinemasë me një formular vlerësimi për filmin, të cilin do ta dorëzojnë kur të largohen. Formularët e mbledhur do të shërbejnë si bileta për lotarinë dhe si bazë vlerësimi për Çmimin e Publikut. Edicionin e Katërt të DEA Internatio­nal Film Festival e mbështet Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Kinematogr­afisë, të cilat së bashku me Bashkinë e Sarandës krijojnë atmosferën e nevojshme mikpritëse për prurjet artistike dhe kontribute­t qytetare nga e gjithë bota. Specialist­ët e kinemasë, drejtorët e disa festivalev­e të tjera evropiane të filmit, por dhe aktorët, regjisorët, producentë­t dhe gazetarët e ftuar i japin aktiviteti­t gjallërinë dhe komunikimi­n shumëdimen­sional, që kinemaja gjithnjë premton dhe realizon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania